Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Rrezimi i femijes

Pershendetje nena. Kam nje djal 5 muajsh para disa ditesh kish lene djalin ne krevat dhe u largova per pune 2 minutash kur ai dhe vete se kuptova se si u rrezua. E kontrollova se mos ishte vrare por jo nuk ishte vrare per 10 minuta u qetesua. Jam shume e shqetesuar mos ka ndonjegje keshtu duket mire? Pres me padurim pergjigjen tuaj.

Risela Velaj (12 vite më parë)
(12 vite më parë)
Po nora ina, bash qashtu osht, para syve te rrzohen...Ishalla i run zoti
Nora Ina (12 vite më parë)
Vallah ja i ruj une qta qyt tmit ja kerkush...po ja se edhe mu muka rrzu djali mka hyp aty ku ilajm durt esht bukur lart ne banjo dhe u rrxu me pas kreje ne plloqe, edhe qaty kesh sa uktheva mi fshi syt ky ka hyp dhe shkiti! Kjo esht e shkrune dhe mundet mi ndodh gjdo nene sado qe esht e kujdesshme, ato se kan femi e din fort mir e ato se nuk kan lind hala e shofin vet:-) veq ishalla naj run zoti nga rreziki te gjithve!
Lila Lila (12 vite më parë)
Pershendetje nena ! Une akoma nuk kam lindur, jam ne javen e 34. Por kam shume merak kete gje dhe mendoj se nena asnjehere nuk duhet ta lere femijen vetem as edhe nje cast ne krevatin apo ne divan, vetem ne krevatin e bebit se per pune minutash bebi te bie nga krevati dhe nuk dihen pasojat me pas. Ju pershendes te gjithave.
Risela (12 vite më parë)
Shume faleminderit per komentet tuaja. Deri tani nuk shoh ndonje ndryshim, djali i ka reagimet si me pare as ne momentin qe u rrezua nuk volli dhe kur perpiqesha ta beja per te qeshur qeshte reagonte njesoj.
Anoda , (12 vite më parë)
Risela djali im kur ishte 7 muajsh eshte rrezuar per here te pare nga krevati,beso ose jo ate moment qe e kam degjuar zhurmen me ka therr dicka ne koke tek balli dhe sot e 7 muaj une kam dhimbje koke nga ajo dite,djali ka qene mire,tani here rrezuhet e here qohet qe thojne populli,fute ne gji nese pi mire,bebezat e syrit nuk ju kane rrit dhe nuk vjelle atehere eshte ne rregull,plakat thojne nuk rritet femija pa u rrezu,shendet
(12 vite më parë)
Risela vajza e madhe mka ra 2 here nga shtrati im, e merrja naten me i dhene gji, mua me zinte gjumi, ajo rrotullohej e kshtu mka ra nga shtrati...qante 2 min, dhe e fusja ne gji, pajtohej...nuk ka pas ndonje problem asnjiher...po duhesh me percjelle gjendjen, a po vjelle...ose a ka ndonje ndryshim tjeter...
Trandelina (12 vite më parë)
Kjo paska ndodhur para ca ditesh - dhe nese djali ka qene krejt kohen mire atehere ndoshta rrezimi ka qene i bute, por nese ty tash po te kujtohet me pyet se tek djali po veren ndonje ndryshim mos hezito drejtoju mjekut... edhe ke me u ndi ma rehat gjithsesi kur specialisti ta thote mendimin e vet.
Mimi 2014 (12 vite më parë)
kur rrezohen femijet nga krevati duhet percjellur mos nuk behet rehat , mos po vjell ,2 ore duhet me prit mos me i vë në gjumë .Nese nuk e veren ndonje ndryshim tek djali yt ,ska vend per brengosje .Nese te eshte bere shume merak , dergoje tek ndonje pediater .Prsh shendet djalit

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?