Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Datelindja e vajzes sime

Pershendetje te gjitha nenave, vajza ime tash mbush nje vjec, a mundeni ndonjera te me shkruani ndonje recete per torta? Ju pershendes nga zemra.

Valdetja (12 vite më parë)
(12 vite më parë)
Kjo lloj embelsire ka disa menyra pergatitjeje, por ka diçka qe nuk ndryshon ne asnje nga keto menyra: 1.Qumeshti duhet te jete i vaket kur te perdoret , perndryshe çan petet. Permbajtja per nje tepsi me embelsire trendafili: 6 peta te thata dhe te holla (mund te jene dhe katrore) 1 lt qumesht..2 1/2 gote sheqer.. 100 lt leng trendafili..arra dhe lajthi te grira holle..thela kivi,copa qershie apo kokrra shege per zbukurim siper,po ashtu mund ta zbukuroni dhe me flete trendafili..Se pari zini qumeshtin me sheqerin dhe me pas lijeni te ftohen deri sa te vaket. Ne tepsi vini peten e pare.Me tej , me nje luge shtroni siper petes qumeshtin me sheqer.Pasi ta keni lagur mire, hidhini siper arra dhe lajthite e grira.Vazhdoni keshtu deri ne fund te peteve.Ne fund fare pasi te keni lagur mire dhe peten e fundit me qumesht hidhni dhe lengun e trendafilit siper.Ne fund fare sperkateni serish me arra dhe lajthi dhe zbukurojeni me frutat ose petalet e trendafilit.Servireni te ftohte. dhe këtë
(12 vite më parë)
Për 6 përsona nevojiten:150 gr gjalpë në copa ,150 g sheqer ,4 vezë ,100 g miell ,1 qese tharm pluhur ,100 g lajthi të pjekura ,200 g çokollatë për gatim ,pak kripë.....Për mbushje: 100 ml ajkë Për shtresën e sipërme:* 150 gr çokollatë për gatim * disa pika esencë vanilje* 60 ml ajkë e lëngshme.......Përgatitja: Me anë të miksit punojeni gjalpin me sheqerin derisa të bëhet si shkumë. Shtoni të verdhat e vezëve, një nga një, miellin e situr (duke e hedhur si shi) dhe në fund tharmin. Ngjizni lajthitë dhe çokollatën e grirë bashkë; rriheni si borë të bardhën e vezëve me pak kripë dhe shtojani përzierjes, duke u kujdesur që të mos ulet. Hidheni brumin në tavën e bërë me gjalpë dhe miell dhe piqeni në furrën tashmë të nxehtë për afro 50 minuta. Ndërsa ëmbëlsira është në furrë, rrihni ajkën. Për të bërë shtresën e sipërme të tortës, shkrini çokollatën në banjomaria (enë mbi enë me ujë) dhe punojeni me një shpatull duke i shtuar ca pika esencë vanilje dhe ajkë të lëngshme. Kur ëmbëlsira të jetë pjekur, vëreni të ftohet në rrjetën për ëmbëlsira, pastaj ndajeni në dy disqe. Mbusheni me ajkë të fryrë dhe mbulojeni me shtresën e kremit të përgatitur duke e zbukuruar me lajthi të copëzuara. është shumë e mirë kjo...
(12 vite më parë)
Urime për datlindjen e vajzes, edhe 100 të tjera, të lumtura pran prinderve...Sa për ëmbëlsir më mirë të kisha thën dhe unë porositja një të madhe si tha dhe Floa.....Hyr tek www.unegatuaj.com, tek kategorita ëmbëlsira ke lloje të ndryshme dhe zgjedh cilen të duash ti.....Të përshëndes.
Floa Gra (12 vite më parë)
Edhe 1000 vjece,cti doje zemra,te rritet e lumtur dhe e shendetshme perkrah prinderve,,recete tortash nuk di,,per mendimin tim bliji nje te madhe,beje me porosi me foton e saj :)
Meri H. (12 vite më parë)
Valdete une veq po ja uroj qikes ditelindjen shumeeeee.....ju gxoft zemra gjiith jeten....receta sdi tmira ...

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?