Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Ditëlindja e parë e Erlës

Përshëndetje të gjithave. Në 7 shtator Erla mbush 1 vit e unë po mendoj t`i organizoj diçka të bukur por s'kam shumë ide. Ndoshta ju më tregoni nga përvoja juaj diçka të veçantë, sidomos nënat nga Tirana për ndonjë lokal të këndshëm që organizojnë festa të vogla për ditëlindjet e fëmijëve. Pres me padurim idetë tuaja. Ju uroj çdo gjë të bukur e bebave tuaj shëndet e jetë të lumtur! Anila.

Anila Cepani (12 vite më parë)
(12 vite më parë)
erla te behet 100 vjece,, un akoma sjam bere me femije qe te ta jap nje ide kalofshi bukur
Adre Tirane (12 vite më parë)
anila une gocen e kam 6 muajshe dhe qe tani po mendoj si tia festoj njjevjetorin. Ajo qe une do doja ishte te marr nje klloun ose borebardhe apo hirushe nga ato aktoret e teatrit po per ambjentin jam ne dileme.
Meri H. (12 vite më parë)
O Erla i gxofsh edhe shume tjera...une djalit ja kom festu ne shpi...i kom pas dikun 20 fmije edhe pak te rritun. Mire kom kalu shume...qyshdo koft po u knaqshe ate dite.
(12 vite më parë)
Anila une kam menduar me fetu ne nje restoran, sepse te ftuarit te gjithe ishin te rritur, vetem dy femije. Nje femije nje vjec, nuk e realizon shume se cfare behet, bile me shume shqetesohet nga pranija e te tjereve, dhe ende nuk ka nevoje per shume femije, qe do te thot mund te jene 1-2 femije te ftuar. Keshtu qe, kur vajza ime mbushi nje vec, ishim ne pushim, dhe nuk ishte aq e entuziazmuar, sepse nuk e dinte as cfare ndodhte. Keshtu qe kur u kthyem nga pushimi, festen ia beme ne shtepi, dhe jam e bindur qe kemi kaluar shume me mire sesa ne restoran. Mund te shikosh lak se si kemi festuar tek albumet e mija, summer 2012

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?