Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Femija lind me anomali, paditet dr. Naser Rafuna!

Pershendetje nena, mbrame e pash ne lajme nje ngjarje shokuse qe kishte ndodh ne Prishtine. Zonja Gajtani kishte lind nje femije me anomali, i mungojshin gishtat ne gjymtyre, truri ishte pjeserisht! U tmerrova! Tani familja e kishin padit mjekun Naser Rafuna i cili punojke te klinika "Fati Im" sepse asnjehere gjate vizites nuk iu kish tregu qe femija ka anomali. Qysh munden me ndodh keto gjana, kur sa here qe po shkojme neper gjinekologe cdo muaj na mysin me kontrolla me eho, vizitat e kushtushme te Fati Im sa te duash... Qysh ka ndergjegje mjeku Naser Rafuna me u pergjigj me nje "Valla se kom pa, se kom verejt"... a thu po i bojme vizitat sa per sy e faqe? spo na var askush nese me te vertete eshte fryti ne rregull? Une per vete jam e tmerruar, jam shume shume e frikesuar! Sipas jush, cfare duhet nderrmare ne lidhje me kete? Ju faleminderit shoqe te mia dhe kerkoj falje nese e kam frikesu ndonjehere qe eshte shtatzene, por eshte nje fenomen shoqeror qe duhet diskutu, se mjeket vec paret po i shohin, kane harru betimin mbi sherbimin human qe duhet bere... kaloni mire....

Fitnetja (12 vite më parë)
i pajohuri (10 vite më parë)
e kam lexuar padine e kesaj zonjes gajtani qe ja ka bere d,r naser rafunes krejt, Zot ruana qfar tmerri kishin ba kta mjek n kete zonjen, sa i perket femijes femijen e kane demtu ne lindje ngase siq thote kjo zonja ne padi, me vakuum e kane nxjerr femijen atu eshte demtu nuk eshte femija i pare kyy qe demtohet ne kete menyre.
Mimi M (12 vite më parë)
Fitneteee tash e morra veshh ngaa tii.. unee jom tu i bo kontrollat tee doktore Naserii me kete lajme u tronditaaa jamm e tmerruar
(12 vite më parë)
Lule te kush je kontrollu?
(12 vite më parë)
flm nga ju ndoshta dhe ka qene e shkruar kshtu. E di qe nuk mbyllen ordinacat private por po zhgenjehesh kur gjithe shtatzanin e percjell ne to dhe nuk te tregojn per pasoja, pastaj mjeku te drejton per spital ku vete nuk eshte prezent aty, ku te shkojm ne,kush kujdest peer ne, kjo eshte qe po me mundon shume prandaj dhe thash qe duhet te zgjidhet ky problem disi. Nuk ka perjeteu diqka te tille gruja e kryeministrit apo e miniostrit te shendetsis sepse po ti mundonte ata menihere do ta zgjidhnin problemin. Kemi mbete keshtu nen meshiren e Zotit. Harami u mbete ne fyt te gjithe mjekve qe e kryejn punen formalisht vetem e vetem per perfitime.... E di qe kjo gjendje ka me zotru edhe per shume vite ne Ks... Shtet i tupshem!
(12 vite më parë)
Lule une duke lexu duke mu mbushir syte lote. Shume po me viks keq. Ordinancat private nuk mbyllen, edhe ne ch kam lind ne spital privat, ama ne ks, jane te mbingarkuar dhe ende shkon me njoftesi dhe njoftesija e mund ligjin. 1 mjek si casper, ka te shkojsh e takon
Mimi 2014 (12 vite më parë)
Natyrisht qe edhe kushtet ne spital duhet te jene optimale , po ne gjendjen qe eshte i kisha hy bager, e kisha rrxu e e kisha ndertu nje tjeter po te kisha fuqi
Mimi 2014 (12 vite më parë)
Lule, po me vjen shume shuuume keq kjo qe te ka ndodh ,se edhe une kam kaluar jo mire ne qkuk .E kam cek edhe me poshte perderisa nuk miratohet ligji pe sigurim shendetesor ,ordinancat private kane me egzistu gjithmone . Ketu eshte problemi .
(12 vite më parë)
Lule me vjen shume keq per rastin tend, shume u preka...ishalla kurre ma nuk perjeton kesi gjerash...mos vet per ne, ne duar te kujt kemi mbet :(((((
(12 vite më parë)
Pershendetje nena, po shkruaj me vones, mirepo nuk mujta pa u be pjese e diskutimit dhe une. Ky rast eshte tmerrues per te gjithe e sidomos per familje e bebes. Jam teper e shqetesuar nga gjendja e mjerueshme qe ka kaplu ne venin ton sa i perkete mjeksis sidomos gjinekologjise. Ne Kosove asgje nuk shkon si duhet, gjithqka eshte mrapsht. Para 4-5 muajve, per shkak te preeklamsise jam shtri ne spital ne mbrojtje te shtatzanise ku kam qendruar 3 jave, aty kam pa gjithqka, krejt puna e mjekkeve ishte formalitet, kam vuajtur nga problemi qe kisha mirepo ma shume kam vuajtur nga kujdesi i keq dhe sjellja jonjerzore e mjekeve dhe motrave, askush skujdeset sa duhet per paciente, kam pa me sy te mi qe veq se e ka pyet pacientja per gjendjen e bebes dr. Heroidin e ka qit per dere dhe nuk e ka kontrollu, pastaj shume e shume gjera tjera, edhe mjekt e tjere te gjithe duke ja nis prej shefit repartit Shefqet Lulaj, Naser Rafuns, Mentor Kotorrit, Jasmina Tolaj, ajo boshnjakja spo me kujtohet emri te gjithe jane njesoj a,asnje kontrrol si duhet sma kan bo, perveq humanitetit te dr. Flora Belegut qe urgjent mka shti ne sall,asksuh su lodh, kam lind para kohe ne javen e 34, gjendjene kam pas pas operacionit katastrof, beba diten e pare ishte mire edhe pse ishte ne ikubator , edhe ajo sikur une, e lene anash, une ne intenziv ajo ne ikubator pa kujdesje asnjera, ajo vdiq ne diten e trete nga pakujdesia e mjekeve pas lindjes gje gjate shtatzanis, ndersa une mbetaa me shume pasoja qe edhe sot ende nuk me eshte stabilizu gjendja. Deshta t\'u pyes se pse ndodhin gjitha keto ne Ks. edhe pse qdo grua shtatzene mendoj qe te gjitha vizitat mjeksore i percjell me rregull neper ordinanca private. Mua me eshte humbur besimi ne te gjithe mjekt qe i kemi, edhe sikur tme kishet pyetur dikush mu, per mendimin tim e vetmja menyre e perparimit te mjeksis kishte me qene mbyllja e ordinancave private dhe rritja e rrogave ne te shtetit dhe kryrja e puneve me pergjegjesi nga ana e mjekeve dhe qendrimin e tyre deri ne orarin e caktum e jo sikur qe kom pa ne spital qe ne oren 11 te gjithe mjekt iknin nga spitali neper ordinanca private. Per familjen ne fjal uroj qe zoti t\'u ndihmoj dhe ishalla dr. Naserin e denojn me burg pastaj kthjellen edhe te tjeret...
Eraa Era (12 vite më parë)
Fitnete kane qene shume te shpeshta levizjet e bebit aq sa ne muajin 7 e te 8 edhe te tjeret qe mund te ishin afer meje e dallonin nga jashte.edhe pasi lindi vajza levizte shume kembe e duar pa nderprere.Gjate shtatezenise mjeku thoshte qe eshte femije i shkathet por ....
Loreta Lori (12 vite më parë)
e pash edhe tek beba ime po ktu e ke edhe video nese se ka ndokush respekt
Fitnete (12 vite më parë)
Loreta e ki lajmin edhe te portali bebaime, http://www.bebaime.com/tema/foshnja-me-probleme-
(12 vite më parë)
Ketu ka mjek shume te zotet, nuk besoj qe i bejn gabmiet nga mosdija, po nga neglizhenca...si tha edhe sulltanesha i mbajn ka 5-6 vende te punes, nuk munden me qene efikas, plus parane e kan bo Zot, skan humanitet...edhe ne si popull shume te lodhte jemi, pse nuk e merr dikush iniciativen me protestu...mas pari spitali eshte ne gjendje te mjerueshme, pa aparature moderrne, pa hixhiene...minstria e shendetsise eshte njera nder me te koruptuarat...edhe cka eshte me e keqja, nese nje mjekut ia tregon diagnozen e nje mjeku tjeter per te cilen eshte vertetu qe ka qene gabim, ska shance ai mjek me perqeshe kolegun e tij, po mundohet me ta shpjegu me ato termat e mjeksise, qe ti veq mundesh mi than ok ok, se nuk merr vesh sen...dmth neve popullit na mbetet me bo perpjejke me ndryshu dicka...e di qe shancat jane te vogla por ta marrin vesh te gjithe se jemi ne dijeni se cfare po ndodh...se ky popull i shkret maroj, si nga shendetsia, si nga arsimi, si nga punsimi...ishalla vijn dite me te mira!!
Jeta Jeta (12 vite më parë)
Veq me iu lut zotit ishalla na fal femij te shendetshem,se sa per mjek te ktuhit,na ka mar pusi!
Fitnetja (12 vite më parë)
Era, me vjen shume keq e dashur, po desha te te pyes dicka, sa te shpeshta i ke pas levizjet e bebes? a ka leviz tere diten apo si? Me fal qe po pyes po jam kurreshtare te di! Flm shume.
(12 vite më parë)
Thnx alkete, ojjj olisa mu mpat thane mjekja jem, nese o me te meta ma mire o me abortu, se shkaterrohet nje familje, se ktu para kontrolles se javes 12 ta mbajne nje ligjerate, se tuten mos po del beba me anomali. Tha shumica zghedhin me mbajte per weshtje etike, mandej vuaj fmija, vuaj nena, mos u prano ne rrethin shoqeror... Shyqyr ne ch tash e kan ba testin per sindromin down prej dje vec me analize gjaku
(12 vite më parë)
Gjynah eshte me mbyt foshnjen ne barkun e nenes...po edhe gjynah tere ajo familje me humb sensin e jetes, a di cka dmth me pa femijun tand ne ate gjendje...une kam pa nana qe i shtyshin me karroce te invalidve femijet e tyre, po buzte e tyre ka nje gisht te shkrumbuara, te pervuajtura...zot mos na provo
(12 vite më parë)
jo sok kqyre ne top channel e e veren prej komentit te kazetares qe analiza ne shkup nuk ka dale e qarte edhe ata nuk e kishin bo mire veq edhe kish tregu qe me femine nuk osht dicka ne rregull
(12 vite më parë)
Meri jo nuk po e njof mjekun (ndoshta jeton ne pr moti, e gurrakocin e kam afer edhe kunaten e kam nga gurrakoci)vec i njof dy vajza me qat mbiemer. Une qysh e kuptova analiza e shkupit ka dale mire e kta mjekt ma shume jane bazu ne analize, e se kane kqyre fort, e prinderve ju kane thene po dyshojme, po qaj mjeku tjeter ka thene qe mire eshte, se mire ju kish dok...(ama nashta se kam kuptu mire se prame tu me marre gjumi me nje sy e kam lexu, e ndoshta e kam ngrene ndonje shkronje
(12 vite më parë)
Atehere nje pjese te fajit e paskan edhe prinderit...gjynah shume gjynah
(12 vite më parë)
prinderit me sa kuptova kane qene tye informum qysh ne fillim prej analizes se bane ne sistine qe dicka nuk osht ne rregull edhe shefqeti i kish informu ne javen e 27 e 4 dite. veq ne ate kohe aborti osht rreptesishte i ndalum e nuk quhet abort por lindje para kohe veq femine duhet me mbyt ne bark para se me lind paramendone.
Mimi 2014 (12 vite më parë)
Soki une jam kontrollu te zef ndrejaj i gurakovcit ish ,ndoshta e njeh masi eshte i anes se juve
Mimi 2014 (12 vite më parë)
po de po qashtu eshte , ktu bre vlla osht haos tu shku , krejt puno ne pune te shtetit , puno edhe ne 3 universitete tjera , sdi qka u bo kshtu hallakam tona anet
(12 vite më parë)
Une smujta me kuptu dicka? a kan qene prinderit e informume per ndonje defekt te bebes???
(12 vite më parë)
une kur jom kontrollu tek behar kusari asnjehere nuk i ka pranu analiza qe jane bere jashte klinikes se tij. te ka detyru me i perserit tek ai ose ose nuk te ka pranu si pacient. gjithashtu dhe kontrollat. nuk e di a e pat qe n javen e 9 kish bo analiza gjenetike ajo ne sistina dhe nuk kane dale shume mire te definume dhe mandej pasi qe e ka kontrollu shefqet lula qe jane verejte anomali ka qene ne javen e 27 dhe ne kate kohe eshte gjynah me e myt femine ne bark. shume dam per familjen qe ju ka lind djali me anomali pas 5 qikave. shume keq per naser rafunen masi nuk i ka drejtu diku tjeter per ekzaninime te metutjeshme aminocentteze ose diqka te tille sepse ishin verejte aformimet e tilla nga uji i bebes. nuk po di cka me than kur njeri kerkon nganjehere shume prej zotit goditet keq. ata sa kuptova une kishin aformime te tila ne familje masi ju ka kerku nje analize e tille gjenetike. edhe ky rafuna tha kom prit me pas anomali veq jo kaq te medha. nuk i dihet punes se zotiti ai eshte i madh. mund te ndodh qe ka deviju aq shume femija ne fund te javeve ne vijim te shtatzanise. nuk e di a e pat qe koka e bebti ish kan e mbushne me uje shume. si te ka nana uje ma teper ne bark gjithmone pritet kjo. truri me uje shume edhe ngecja ne zhvillim. ishalla zoti e drejton ate foshnje per nje rruge dhe mjeket i denofte edhe prinderit kane qene pak te pakujdesshem. spo di qka me than ma teper shume u bona nervoz edhe shume shume jam merzit per foshnjen se per kta tjert e thefshin qafen.
(12 vite më parë)
Paramendo Olisa, na shqiptart qysh e kem ne gjak me pas djal, e cfare gezimi, djal mas 4 vajzave, ata bon hajgare me ta, shko te njani, shko te tjetri, gjynah vallahi. E Meri, per keta shume shume keq, une e njof nje mjek qe punon ne peje, ne istog, ne radavc, ne qkuk, ne euromed, 5 ne nje, aj msusat merre me mend e kane orarin gjysme dite per me u pergadite e me pushu per te nesermen, e mjekt e tone 24/7 ne pune, mu shume shume me dhimbset populli i shkrete, si ka ana shendetedore, edhe ka ajo politike :-((((
(12 vite më parë)
Oj Louise katastrof pasha zotin, ani ai Shefqet Lulaj qe tha e kam kontrollu ka java e 29, nuk ka te drejte asnjeri me ia fsheh te verteten prinderve, e drejte e tyre eshte me vendos a me mbajt femijen apo jo?!...zot mos na provo, sbesoj qe dikush eshte i gatshem me rrit nje femije me te gjitha ato anomali...ky Naseri i ka thene nje shoqes sime ne muajin e 8 te shtatzanise se beba ka uje ne tru, ajo u pat cmend, ka qajt dite e nate, nuk dojke me majt, po mjekte tjere i thojshin qe ska asnje problem beba, po shyqyr zotit lindi mire ai femije...
Mimi 2014 (12 vite më parë)
Edhe fotot e bebes gjithe mi ka dhon
Mimi 2014 (12 vite më parë)
Po puno ne pune te shtetit 24 ore e puno ne privat ,po kta teper jon tu dit vallahin , Naser Rafunes qe sytë kilikera i bojn kur thote populli ,sdi qka po turrën mbas tij , ata qe punojne 12 ore, 24 ore kujdestar e masanej po punoj privat , sdi qfare efekti ka puna e tij .Gjynah shume po me vjen prej ksaj familje , ne dore Zotit ishalla .Mu shtatzania shume mire mka shku ,jom kontrollu te nje mjek qe nuk e njofin shume edhe sic po thote Soki edhe mu gjithmone mka tregu gjinekologu per beben gishtat ,kembet ,koken ,zemren ,krejt trupin ne pergjithesi edhe ne fund kilogramet . Kur nuk ka sigurim shendetesor , kshtu duhet me i njek ordinancat private . Mbreme tregoj ne Tv qe edhe ai femiu qe ka lind me vakuum ka vdek .Katastrofffffffff per kete shtet
(12 vite më parë)
Olisa edhe mua shume mu dhimbsen, se e kishin verejte po se kane marre per zemer, ani cfare pergjegje jo mka thane trurin, e sja kam kqyr tjetat....etj etj. Eraa shume shume keq, sindromin down nuk e veren me echo, ama zemren po, me echo vetem mundet me dyshu kur ia mate qafen...ama jane milimetrat ne pyetje...
(12 vite më parë)
O Zot sa me preku ky rast, pas 4 vajzave paska qene ky djale, te shkretit prind sa me gzim e kan prit kete foshnje hmmm :((((...
Eraa Era (12 vite më parë)
Pershendetje, une po shkruaj me vonese per shkak te diferences se ores..Shume rast i rende eshte ky dhe duhet te dini se ka plot e perplot raste te tilla por qe nuk i marrim vesh per arsye se nuk i denoncojne.E une jam nje nga ato nena qe do duhej te hidhja ne gjyq gjinekologun qe ndoqi shtatezenine time.Vajza ime pervec sindromit down kishte 3 defekte ne zemer.Dhe une kam bere cdo muaj eko 3D , i kam te gjitha fotot.dhe cdo here me thoshte te garantoj me koken time qe cdo gje eshte ne rregull.Rrinte 15-20minuta vetem duke pare zemren dhe nuk me thoshte asgje.Jam dakort qe sindromin eshte veshtire ta zbulosh vetem me eko( nje mjek i afte e zbulon) por ama zemren ???? dhe vrima 7 milimeter, e imagjinoni dot cdo te thot vrime 7 milimeter ne zemren e nje bebi te vogel.Dhe jo nje, po 3 difekte.Une jam kontrolluar edhe tek 2 mjeke te tjere po asnjeri nuk me tha gje.Tani jam shume e lumtur me vajzen time, ama kam kaluar shume stres.Do me kishte kursyer shume vuajtje nese do e dija, mund te kisha ike diku jashte shtetit dhe te lindja atje e ate dite qe do kishte lindur do ishte operuar dhe cdo gje do ishte me mire se tani.Ajo pati sukses me operimin kur ishte 7 muajshe ama mund te kishte qene me lehte.Dhe c\'tha \"mjeku\" kur familja ime i tregoi pasi linda une ( pasi linda ne nje spital tjeter) ??Tha \"ekoja ime eshte e teknoligjise se fundit po problemet e zemres nuk i zbulon\".Po as sindromin nuk e zbuloi, as gjinine nuk e zbuloi .Ishte viti 2010 dhe une e mora vesh qe ishte vajze diten qe linda.Per mua nuk kane rendesi gjinia etj por dua te them qe cfare ka zbuluar ai mjek te bebi ime?Me thoshte po leviz shume, po une e ndjeja me mire se ai.pfffff sa here me kujtohet theme me vete si ka mundesi qe te pakten nuk kane ndergjegje keta mjeke se per frike ndaj ligjit as nuk behet fjale.E ky rast qenka vertete shume keq.ishalla Zoti e ndihmon bebin dhe familjen.
(12 vite më parë)
Pajtohem plotesisht me Nise . Askush nuk po thot qe mjeku i ka fajet qe bebi eshte me te meta, mirepo mjeket jane ata qe duhet verejtur te meten, dhe prinderit jane ata qe vendosin se duan apo nuk duan ta mbajne ate femije, si dhe barre mbi kete qeshtje po bartkan dy gjinekolog plus nje analize e bere ne mk, selse e lexova tek Topi
Jeta . (12 vite më parë)
Hafsa edhe une kam degjuar shum raste ne mk te ngjajshme.dhe mjeku ka obligim ligjor ta imformoj pacientin per cdo hap te shtatzanise, sepse anomalite verehen shum me heret, diku java e 20 eshte scani i organeve.ne perendim pos qe nenshkruan per infot qe merr, poashtu mjeku te detyron te besh ekzaminime shtese me dyshime minimale tek fetusi, vetem sepse ligji dhe e drejta e pacientit per tu infomruar eshte shum e larte dhe denimi eshte i ashper kundrejte mjekut dhe jo pa te drejte.zoti krijon cdo fryme dhe krijese njerzore me nje perfeksionizem total, por anomalit ndodhin ne mitren e nenes nga shkaqe te shumta x e thene kjo ne kuran dhe e vertetuar me shkence, dhe per detyre e ka mjeku te ndjek zhvillimin e fetusit dhe nenes, detyre dhe obligim ligjor kjo.ne austri jan gjithsej 5 eho te obliguara gjat shtatzanise.
Vlora . (12 vite më parë)
fiona une jetoj ne gjermani mirpo nuk eshte e vertet qe behet ultraza nji here ne 3 muaj une jam ne muajin e 8 dhe qdo muaj kom ps kontrroll me ultraza dhe e shof beben qdo here me 3D shum mir ta tregon qdo detaj ,mirpo sa i perket ketij rasti nuk mendoj qe mjeku i ka pas te gjitha fajet pajtohem me hamidijen sepse ndoshta nuk ka mund ti verej mjeku te metat qe i ka pas si do qoft me vjen keq per prinder dhe per femij ne kete rast ,ju pershendes shum duke ju uru qdo prindi femij te shendetshem mirpo edhe qka te na e fal i lumi zot duhet te pajtohemi me te qfare do qe te jet ai ose ajo ... nate te kendshme te gjithave
Hafsa M (12 vite më parë)
a nje kolege ka qene ne bashkjetese dhe kur ka shku ne kontroll tek teuta hadri e kish pyet se aje e martuar kjo i ka then JO dhe ajo ka emndu se kjo nuk do me mbajt fmiun e ja kish nis tu e bind me abortu se ke pi tablet brufen e ky fmij nuk bohet i shendosh as mendja sta mer qfar te metash mundet me pas etj..tu i thne se vetem nje tablet pije edhe kryhet aborti nuk edi fakt qe ka humb aj humaniteti qe shquhet mjeksia thjesht biznis u bo edhe mjeksia...e un kur pata lind ne vranje thojshin ato serbet se ju shqiparet i keni msu mjekt e ktuhit keq se spo na kshyrin as neve pa ju dhan pare..
Hafsa M (12 vite më parë)
u trondita edhe un nga lajmi keshtu i pate ndodhe edhe nje shoqes sime pas vizitave dhe analizave te lloj llojshme qe as mendja nuk ua mer se sa i ka kushtu ajo shtatezani asaj dhe ne fund i ka lind beba me anomali psiko fizike shume thjeshte kurgjo mire skish pas aj fmi as kry as gjymtyr as zemer as hiq hiq hiq po i vdiq pas 3 dite qe lindi nuk e di te kush u kontrollu nji mjek kish emer npr sdi..
Anisa Durres (12 vite më parë)
Shihne tek top-channel se e paskan vendos kete lajm.
Anisa Durres (12 vite më parë)
Mu kujtua puna e gishtave kur mjekja ime po bente ekon dhe i njihte gishtat 1,2,3,4....5 o Zot thojsha kur tdel edhe naj njo rasisht, po elhamdulilah dul mire. Mjeku duhet padit per mos informim te sakt rreth gjendjes se bebit por me pjesen tjeter pajtohem me Hamdijen.
Hamdije ... (12 vite më parë)
te metat dashta me then *
Hamdije ... (12 vite më parë)
oj nana un spo mundem me kuptu pse mendoni qe mjeku e ka shkatru familjen ?!! ndoshta dhe ka gabu qe nuk ka tregu se bebi ka te meta po ndoshta mundet me qen nje fuqi mbinatyrore qe e ka kriu femijen ashtu ne momentet e fundit pasi qe fitnetja vet e ka shkru qe edhe fotot qe ua ka dhen mjeku familjarve nuk verehen te drejtat..
Loreta Lori (12 vite më parë)
shokuse kjo ngjarje edhe pse se pasna pa, shumm u tmerrova si mundet tek ne me qen per qdo sen paraja ne vendin epare... Shume u habita edhe pse so mu habit se nejrzit po ndryshojn une kam qen te ky mjek dmth para 3 viteve kam percjell shtatzanin dhe qdoher kam shku dhe ky me ka lind mirpo kam kalu shum mire dhe qdoher me ka sqaru qdo detal per bebin qe durt qe gishtat qe boshti i kurrizitqe po qesh qe po e thith gishtin e shum gjera te tjera qe ibejn bebet ne bark, pastaj edh elindjen ma ka kry ky me operim dhe jam da shum e kenaqur tani djalin ekam shum mire dhe qdoher e kam pas si referenc bile kete mjek per te mire mirpo tani me te verte eshte per tu tmerru se ku po jetojm ne. A thu para per ni koh aq te shkurt e prishin ni doktor te till paaaaaaaaaaaa shokuse, ishalla e merr denimin e merituar qdo doktor qe gabon ne punen e ti e qe e shkatrron ni familje.
(12 vite më parë)
une se di, kinse ne lajme
(12 vite më parë)
Ku e keni lexu kete lajm? nuk po e gjej, se kshtu lajmet si kom percjelle shume keto dite
(12 vite më parë)
hahahhahah soki po me thojn spo di me shkru tani hahahaha
(12 vite më parë)
Shume rast i rend, une jam kontrollu ne te njejten ordinance, por te mjeku Mentor Kotorri, une per vete nuk kam fjale te kqija, cdo muaj kam pas vizita, nuk me ka ngarku me barna, kur i kam bere 3 muaj me ka thene urime, beba eshte zhvilluar shume mire, shume me ka dhene kurajo qe une te mos e marr me stres shtatzanine...ka fundi kam shku mu kontrollu te mjeku agron krasniqi, aty e kam pa beben shume qarte, me tha beben e paske si loqke...ishalla nuk i ndodh asnje nene kjo qe qe i paska ndodh asaj familje...sa i perket ketij mjekut Naser Rafuna, mua ma pat propozu nje shoqe qe me kry lindjen me te, tha ofroj pare dhe ta kryen lindjen pa problem, po une nuk e pata zgjedh si mjek dhe kurre sajm kontrolluar te ky...ne nje ane ka te drejte kjo familje, sepse shpesh shkel e shko i bejn egzaminimet....
(12 vite më parë)
o fale te koft oj mok haha, thu se e ke myt naj kon qysh ke kerku falje :) edhe une boll po boj gabime, se ngutu me shkru, e perzimu kati, e me tel, e here mi poston pa i kontrollu, e here po mi fshin krejt, eeeeee qeshtu :)))) ika se jam ka punoj, se spo muj me hanger mo buk badihava haha
(12 vite më parë)
me falni per gabimet
(12 vite më parë)
fjona une e ceka se dallon edhe ne gjermani ..une e kam pas nje shtazani pa asnje komplikim hiq edhe shum leht jam ni qe thot dikush o jam ranu ahstu khstu uen per vete si shtazen si pa shtazen mirpo mejku me ka kontrollu kithmon ne kontraolla perpos ne muajn e kater kam plyp vet me me kontrollu se mu doke larg dy mauj mos me pa bebin se kur e shisha mu doke se esht mir e mu heke kasaveti hahahha...edhe en muajn e 9 me ka be vetem kontrola posht edhe cdg ne eko jo se me ska rensi u zhvillu bebi vetem te rrahurat e zemeres jan me rensi athre dhe levizjet ne cdg
(12 vite më parë)
Ti fiona gjermanisht din, varet edhe nga sigurimi cfare e ka ajo e sa ja pagun, edhe ne gjermani vlen e njejta 7 kontrolla me ultraze kane te parapara, poshte a ne bark ska rendesi, une i kam bere 9, sepse jam e sigurume privat edhe mi pagun sigurimi. Sepse mjeku ka pergjegjesi para sigurimi, sigurimi para meje e shtetit.
Diana Z (12 vite më parë)
Une ku i kom bo kontrollat e ka pas tv me 3D edhe e kom pa krejt fionen ne ftyr e durt e komt e mi ka bo edhe do foto fiona ne bark qysh u kon,mandej kom edhe video ne bark kur ka kesh.osht shum emocionuese.
(12 vite më parë)
ishalla zoti i jep kurajo prindve te bebit... i lexova kometet ktu ne gjermani dallon mejku pej mejku ama une ku jam kotrollu kam be 6 a 7 eko me duket vetem aty ka 4 muaj nuk te bajn veq nese don ti vet me deshir me pagu pershkak se athre pjest e trupit te bebit jan formu jan veq tu u rrit dhe ska nevoj me ba ....edhe kur ju formohen durt kamt te gjitha senet secilen me ren te tregon a esht mir si ka then soki...ta shpjegon zemern mas shumti si duhet me qen dhe si esht rrezik me qen etje etjeee.....e ai mejku fmin ska mujt me hidis ne rregulll, po qe si ka tregu po i bjen qe aii si ka pas mendet aty po e ka ba ekon veq mi morr paret sa per sy e faqe a ka bebi zerem a dor a kry si ka intresu kshtu qe e kisha denu edhe mir billeeeeeeeeeeeeeee....pak burgu mu kish dok se njerzit jepin pare per fmi me kqyr a esht mir e ndoshta kafshaten ebukes e dajn per ata e ai sja tregon te vertetn(sja tregon se si kqyr ).......e kam zgjat pak ama shum trishtuse
Diana Z (12 vite më parë)
Louise gruja e dajes tem jeton ne Gjermani dhe me ka thene keshtu kur ka qene shtatzene qe kur ka shku ne kontrolla gjithmon e kan kontrollu vetem posht,e thojke gje veq 1 her ne 3 muj em ka kontrollu,po sigurisht qe ne qoftese nuk ndihet femra mire,apo veren diq gjinekologu duhet edhe me shpesh.
(12 vite më parë)
Eshte e vertete qe nje nene e do femiun e saj me se shumti ne bote, dhe eshte krijesa me e mrekullueshme sado qe te jete me te meta fizike apo psiqike, mirepo prindi dhe femija vuajne gjate gjithe jetes, duke e pare femiun qe nuk pranohet ne shoqeri, sikur rasti ku nena e mbyti vajzen 12 vjece me autizem, sepse nuk i ka ardhur askush ne ditelindje, e kur femiu vuan dhe nena e she femiun te vuaj, nuk e di a ka dicka me te veshtire, ajo nene kishte kaluar ne depresion dhe e kishte mbytur se skishte mundur ta shof gjithmone te injoruar nga rrethi...e kjo eshte pse duhet menduar me shime para se e sjell ne jete. Une kam pasur bisede me mjeken para kontrolle, dhe me ka thene, per raste etike shumica nuk abortojne, por pastaj shkaterrohet dhe vuan e tere familja, dhe ka thene jam e detyruar te te tregoj, por fatmiresisht katarina ishte shendosh e mire
Qershiza Qershiza (12 vite më parë)
Louise ne Kosove varet se ne cilen ordinance i ban kontrollat une kurre se kam paa bebin tim, vetem fotot mi ka dhane por nuk kam kuptu nga ato foto vetem se ai e ka ddite tuten e me ka kqyre mire e kam linde femijen ok edhe me ka operu se i kish ike koka se ndryshe ska. Edhe ne ks asgje nuk te spjegojne zemer vetem ne prizren mua mi ka tregu te gjitha dr. selamia sikurse ty ne ch. Cdo te mire.
Hamdije ... (12 vite më parë)
un jetoj ne ch dhe heren e par kur kam be kontrollin per me pa se a eshte bebi normal fizikisht e psiqikisht eshte dashur te nenshkruaj nje pajtim qe pajtohem me kontrollin por para se me nenshkru jam betu vetes e zotit qe edhe nese nuk e kisha bebin ne regull nuk do e abortoja...kurr kurr ne jet nuk do kisha abortu nje krijesh per anomalit fizike ose psiqike
(12 vite më parë)
@fiona nuk eshte e vertet qe te kontrollojne cdo 3 muaj me ultraze, sa i perket zvicres, minimum 7 kontrolla behen me ultraze, nga poshte, ne bark, plus me dore, dhe shiqohet cdo detaj.
Hamdije ... (12 vite më parë)
me vjen keq per rastin ne fjal po un nuk pajtohem me ju qe thoni duhet me u denu mjeku se ne radh te pare mjeku nuk eshte aj qe krion frytin e pastaj cka edhe nese e kishte vrejt?!!..a do duheshte te abortohet ai fmi ?!..ajo eshte krijes e zotit edhe pse me anomali zoti na sprovon vertet veshtir per prinderit e fmijes por nese e shkhin me dinjitet dhe dashuri at krijes engjellore zoti do u ndihmoj..ky eshte mendimi im un jam per STOP abortit per shkaqe te tilla
(12 vite më parë)
Ume jetoj me ch, mirepo kir kam bere kontroll, mjekja kur shikonte a i ka nga 5 gishta, thonte a i shef, i ka nga 5, edhe une burri i thonim Po, pasi qe i shifshim gishtat. Kur ja kontrollinte buzen a e ka te qare apo te mbyllur, pa e pare dhe ne nuk vazhdojke tutje. Mandej shpinen a e ka re mbyllur, zemren, trurin, qe te gjitha na i sojegojke si duhet me qene, kur u vertetojshim dhe ne vazhdojke. Mua me kish interesu me dite, se a nuk e shikoni beben ju ne echo?!? A nuk ju jap foto te bebit dhe pjeseve te trupit? Kur degjoj kshtu gjera, shume ndjehem fatlume qe nuk jetoj ne ks.
Dija Dija (12 vite më parë)
Sdi edhe un dashta me kqyr najkun po veq tv e ka qit silasuu:s:s:s
(12 vite më parë)
o Allah mos na sprovo :(:(:(...sa gjynah per kete familjee.a e kan qit ne youtube ose ku mundem me shiku ndonje intervist ose dicka me kete ngjarje..??
Alda Alda (12 vite më parë)
o zot i madh sa gje e tmershme .............zoti na ruajte se doktorat e kane mendjen vetem tek leket
Dija Dija (12 vite më parë)
o wallain kur ka dal dje me fol baba i femiss shpirt mka prekk sa dhimbshemm ,e le mo ajo nan zoti i ndihmoft ishalla ....mjek ksi lloji ka kudo ne bot ,se mjekt veqq hajtt te kqyrin shkel e shko qe thojnn ...
Diana Z (12 vite më parë)
nuk em ka ra ndermend prej dhimbjeve se kur kom shku me lind pa e marr tel. e me inqizu qka bojn ne spital do mjeke te poshtra kurr se kisha lon,ktu osht mjerim i zotit besonii.kur me thot dikush se jam shtatzene shum gezohem po njeheresh me dhibset se ku ko me lind..
Jeta . (12 vite më parë)
Rast i shum i rend per nenen ne radh te pare dhe pastaj dhe babain.menyre me e mire per tu parandalu keto raste jane psh menyra jote qe e ke publikuar lajmin ketu, menyra tjeter ka qen edhe media qe e ka publikuar menjehere, por menyra me e efekteshme do te ishte nje denim i rend me burgim qe ta humbte karrieren ai mjeku, dhe ne kete menyre do ishin rifresku edhe njehere mjeket tjeter.rast i njejt ka ndosh me nje mjek austriak ne arabi, i cili ka bere gabim ne operim te nje pacienti.mjeku po gjykohet rreth 3 vite ne arabi per tu denuar me varje ose te deportohet ne vendelidnje duke e braktis karrieren dhe burgim.vetem te veproj ligji dhe shteti, rrugdalje tjeter ska, keto prapsi nuk ndalen fatkeqesishte.
Diana Z (12 vite më parë)
po ultrazeri nuk eshte i mire per bebe,per ata ne shetet e jashtme me shum i kontollojn me gisht posht dhe gjdo 3 muaj me ultraze.po ktu me i ndegju mjekt ki me shku 2 muajt e pare gjdo dy jave.mandej gjdo muaj.nuk osht ne rregull,besoni qe gjat shtatzanis 300 euro em kan shku. mjek ma i poshter se naser rafuna askund sun gjen,edhe arsim gashi punon ne galaxy dhe shtepi te shendetit osht shum mjek katastrof,menzi spret met dhon kokrra me abortu.
Tringush (12 vite më parë)
Kuku zot cfare ngjarje, plus qe ky mjeku e kish te aferm familjen e znj. Gajtani. Mu personalisht shume mka tut ky rast, te fati im ne pergjithesi kurre skisha shku, se krejt qashtu te kontrollojne vec hajt me kry rendin...Edhe qe u deshmu!
(12 vite më parë)
une nuk e paskna pa kete lajm,tash po degjoj dhe ja nisa mu frikesu veq qysh e ka shkru Zoti,ncnc krejt ment tjeterkah i kan veq per pare,kontrollat nuk duhet bere vetem te nje doktor duhet me i ndru 2 ose 3 gjate shtatezanis.
(12 vite më parë)
Nuk e pasna pa une ne tv, bash po me metet merak. Vec edhe mu dr.Naseri me pate lane me lind me dy motra edhe ne meshiren e fatit, ani pse kontrollat i pata bo te ai 9 muaj por ne salle nuk ka ardh syte me mi lshu edhe ne nderrim u kane qaty. Keshtu qe nese nje mjek e meriton mu denu per shkak te pakujdesise ai i pari osht Naser Rafuna!!
Dija Dija (12 vite më parë)
dje e kam pa ne tvv jam tmerru oo zot mjer na per dit te soditt ...veqq edhe fotot kur ja kish dhn qdoher su dokke kurgjaa a e keni vrejt ju...Allahu ja dhaft atij denimin e merituar
(12 vite më parë)
valla moj fitnete plotesisht jam me ty sa u perket mjekeve ndoshta ta qesin ekon ne bark e met i kan tjeter ka veq sameti marr qato pare te thojn ne rregull je e hajt une qe pas lindjes nuk jam ne rregull sepse me tha mjeku qe kinse i esht lidh femijes kerthiza rreth qafe e duhet me u operu e jam e besushme qe kam kan 3 jav para kohe ose 1 muj e veq eka pas me hanger pare se masandej tan me thojshin e ku e gjette moj ate mjek se kuku ai esht i keq beso sa fajtore ekom ndi veten edhe kur pata shku ne spital me than se femija esht mir e na sp shohim kurrfar kerthize rreth qafe po mua nuk me lente rehat mendja ime se me kish than aj mjek se nese slind neser femija e ka gjendjen keq se as ushqimi si shkon edhe shtrati i femijes esht plak me tha iv veq qe skesh tranu tash veq per korrupsion punojn une mbasi ekam pas ton at shtres ekom kontaktu at mjek ne telefon dhe ikom than nese eki pas veq per pare zoti ta shperbleft ne ivlat e tu e nese je munu per mir zoti mir ta beft veq faliminderit pi zotit femija esht mir veq se me killazh 2 e 900 mka pas lind duhet me marr masa me kta mjek se na myten

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?