Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Cfare te beje, lindje me operacion apo lindje normale?

Oj nena te dashura deshta juve te ju pyes, cka po me thuani ju nese mjeku me preferon qe te lindi me lindje operacion a te pranoj a jo... sepse une po kam deshire me pas lindje normale edhe pse hale kurgjo sme kane thane mjeket por masi beba peshen pak te madhe jam bo merak, e tjere nese bona operacion a me mbet shenja ne bark dhe per sa sherohem? mpuqqqqq.

(12 vite më parë)
Trandelina (12 vite më parë)
Une i kam tre lindje me operacion, nese prape lindi prape shkoj ne operacion. Nuk eshte e thene qe krijohet lidhje me e madhe me foshnjen kur lind natyrshem - bebet duhen ne cfaredo menyre qe te lindesh, por ti me operacion nuk perjeton asnje nga dhembjet dhe nuk te ngel asnje traume as frike nga shtatzania e ardhme dhe shume shpejt forcohesh, per dy ore e ke beben ne krahe, me ece fillon brenda dites dhe shenjat e operacionit nuk verehen as me bikine. Sukses.
(12 vite më parë)
Flm shum aneaa..Maloku
(12 vite më parë)
lavdije, une nga pervoja te keshilloje qe te kesh nje lindje normale. ne rast se beba ka peshe te madhe, koka eshte me e madhe se pelviku atehere lindje me opercaion keshillohet ngase foshnjes ose duhet te ja thejn krahun me dal ma lehte ose te ja lendojne muslulin ose dhe doren e qafen 2, ti ke probleme me tension, ke problem me te pamum, ke ndonje problem tjeter shendetesor qe nuk te lejon me lind ne menyre natyrale. perndryshe une te keshilloje dhe te lutem qe te lindesh normal. dhe tani pyet pse?sepse lindja normale njeherazi eshte lindje qe eshte definuar per femren nga krijuesi e qe benefitet e saj jane shume te medha cilat jane ato: dashuria e ndersjellte eshte shume me e madhe(lidhshmeria), perjetimet e femijes gjate lindje(procesi) jane te atilla sa qe foshnja nje muaj prapa me energji eshte krahasuar me ate qe ka lind me operacion pooorrr.. bnefiti i kesaj traume femija(normal) eshte shume veshtire me perjetu krahasuar me ate cezarian, mitra e nenes rikthehet ne forme brenda nje kohe shume te shkurter, anastezioni nuk do te atakoje, qarkullimi i gjakut eshte shume me i mire se sa qe lind me operacion(theksoje qe pas lindje me operacion qarkullimi i gjakut do jete nen mbikqyrje te rrepte nga mjeket se sjo qe lind normal). perjetimi i lindjes eshte shume me i ndjeshem me ngazellyes se sa ai me operim, lendime me trup nuk do kete, ecja pas lindje eshte e mundur menjehere, pas ndryshimit te kohes nuk do verehen dhimbje ne bark, dhe si te fundit po e cek kufizimi i lindjeve nuk ekziston.
(12 vite më parë)
Flm shum te gjithvee.. inshallaaha bohet qysh eshte ma mire per mua ..flm shum.
(12 vite më parë)
Silasu edhe une kur kam qene ne kurs te lindjes, kane thene nuk ka rendesi aq te madhe pesha, sa qe ka rendesi perimetri i kokes, ne familje teme shume lindin beba ka 4.5 ose 4.6, pa marre parasysh a ks a evrope, kerkush ska pas problem. Tash per lavdijen, ishalla behet ashtu sic eshte me se miri. Une kam kalu shume shume mire me lindje normale, ndoshta edhr ka ndiku akupunktura e çaji i gjetheve te mjedres, mirepo ku i dihet, ndoshta heren tjeter ndodh qe nuk rrotullohet a ku ta di, e duhet me op :) naten silasu, puq per ty e suhejebin
(12 vite më parë)
lavdije.un per lindjen me operacion sdi qa me t thon..ktu n portal kom lexu lloj lloj gjerash.disa thojne se eshte me mire e disa me keq.un per vete kom lind normal,ama po sikur tem kish thon mjekja me operim s kisha mendu dy here..me rendesi me qene mire ti e bebi e cila metode e lindjes behet ska rendesi.me sa di un..nese lind normal sherohesh me lehte sesa me operacion..ama un per vete per mu sheru komplet qe se kom ni qe kom lind ka qene pas 3 muajve, edhe qe jom kthy n peshen e meparshme.ti tash ne nderkohe kur te bojsh ndonje kontroll tjeter merr edhe ndonje mendim tek gjiinekolog tjeter.un per peshen s besoj se eshte prob,ama qe e ki beben me kembe teposht qatu po menoj qe ndoshta t duhet me operim.kur ka thon mjekja e kam bebin diku 3.500 burri e ka pyt a mundet me lind normal a duhet e operacion se bebi paaaak i madh..ajo tha jo kjo eshte e re nuk besoj se ka mu dasht me nderhy mr opracion.ta kom bo referat po e di qe ki nevoj mi dit kto sene.pa merak Allahu t past n dore e bohet mire per krejt :). t uroj cdo te mireee
(12 vite më parë)
Ina, une shume u frikesojsha, saqe nganjehere mendojsha per operacion, edhe kur bisedova me mjeken, hala pa i tregu une, ajo me pyeti, cfare lindje ke mendu? Shpresoj qe jo me operacion, sepse normalja eshte me mire per nenen dhe bebin, i thash qe normale, edhe ajo u pergjegj kjo eshte me e mira, sigurisht ne rast rreziku duhet me iperacion, ne spitalin ku kam lind une nje nga 500 lindje normale ka ndodhur me operacion pa planifikim. Une e pata lexu per Miranda Kerr qe ka lind normal edhe ka thene kam mendu qe do te vdes gjate lindjes haha, mirepo une qe e kam provuar lindjen normale, me nuk e mendoj me operacion, vetem nese nuk rrotullohet bebi ose dicka e tille. Keshtu qe ne kushte te sotme, lindja nuk paraqet ndonje rrezik per mamin ose bebin, fale prerjes cezariane, perndryshe perpara shume kane nderruar jete
Ina Ina (12 vite më parë)
Gjithashtu kam pare qe sot ne keto kohe lindjet me operim qepen shume mire dhe duket shum pak
Ina Ina (12 vite më parë)
Po pse shume gra mbasi kane bere lindje normale,thojne qe trupi shkon ne formen si ka qene po bere ushtrime.gjithashtu edhe mitra edhe vagine shkojne ne pozicion sic kane qene. Une jam per lindje me operim me thene te drejten.vec se me operim nuk ke mundesi te besh me shume se tre lindje
Anoda , (12 vite më parë)
Lavdije une per vete ne muajin e 4 kam vendose te lind me operacion me deshiren time,mjekun e kam pas te aferm dhe me ka thene edhe nese ti deshiron normal une nuk te lejoj sepse trupi ne lindje normale ndryshon shume,.Ate dite qe kam pas me shku me lind jam ly,e zbukuru e kam shku..kam bere analizat kam veshur pizhamat dhe ne salle,ma kane thene injeksionin spinal,pastaj jam shtri pas disa minutash eshte degjuar bebi duke qajte,e kam shiku dhe e kam preke,pas 20 minutash i kam jep gji,24 ore nuk ka ,evize,pastaj kur jam ngrite kam pas pakez marramendje.pas 1 jave kam filluar punet e shtepise dhe jeten normale,,edhe 10 here po te lindi prape do zgjedhja operacionin,tani as nuk kam dhimbje shpine,as koke..prandaj une jam pro operacionit..cdo te mire :))
Tina - (12 vite më parë)
lavdije une kam lind me operacion se mjeku vet me preferoj qe te lind me op qe mos ta rrezikoj as veten e as beben pasi qe ishe beba e madhe.mua nuk mu ka duk qaq veshtire,edhe nese lind ne qkuk duhesh patjeter te behesh e foret se menihere te nesermen mas operacionit duhesh vete mu kujdes per bebe,katastrof valla veq qe nuk kishe qare une zhag u qojsha qashtu se nuk mujsha me pa djalin tu kajt.te uroj lindje sa me te lehet.
(12 vite më parë)
Lavdije une kam lind normal, mirepo me me pas preferu mjeku me op, sigurisht qe kisha lind me op, skisha dasht me rreziku as beben e as veten. Nese ke besim te mjeku yt, vepro si te keshillon ai, nese jo merr edhe mendimin e nje mjeku tjeter, pasi qe te propozon i yti lindjen. Une ne bazen e takova nje shoqe qe kish lind me op, me biline nuk ju shifke hiq, per sa sherohesh nuk e di http://img129.imageshack.us/img129/4479/narbeao8.jpg ja nje bark pas cezarianit
(12 vite më parë)
Oj lavdije kurreshtarja madhe te mbyti stresi hahah(pak shaka)mos u ben merak se ke me lind per merak,lehte e kollaj.Kur te vije momenti me lind mjekte e shohin a je per lindje normale,vec me pas ndonje problem me tension ose me pas beben shume te madhe e smujtesh me lind natyrshem ateher te operojne.Mjeku ta sqaron mire problemin para se me vendos ti a do me u operu a jo.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?