Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Pergatitja e qullit me miell orizi

Pershendetje nena... Vajza ime eshte 4 muaj e gjysem tani kam filluar ta ushqej me miell orizi po nuk po di ta pergatis ashtu sic duhet...Ne fillim provova mora pasta di rizo con verdure nga plazmon po me behet shume e holle duke ndjekur udhezimet ne kuti dhe si pa shije me duket...Tani kam marr nga ai mielli i orizit teuta po se di sa i mire eshte a mund te me ndimoni duke me treguar si ta pergatis.

Mira Mira (2 vite më parë)
Ilda Shyle (2 vite më parë)
Mira Mira edhe une vajzes miell orizi Teuta i perdor. E ziej miellin e orizit me uje dhe qullin e perftuar e perziej me qumesht formula Aptamil te pergatitur me pare ne nje beberon.Trashesia e qullit varet nga mosha e femijes, ti e ke vajzen e vogel keshtu qe duhet tja besh te holle ne fillim. Nuk ka nevoje per sheqer pasi me qumesht formula behet i shijshem dhe nuk ke nevoje per ndonje shtese tjeter. Sasite qe duhet te perdoresh sipas moshes i ke ne paketimin e miellit. Une zakonisht i bej me syrin tim pasi e shoh se si ka qejf vajza ta haje. Gjithe te mirat.
Mira Mira (2 vite më parë)
Une ne fakt aptamil i perdor po nuk e di pse ka ca dite qe nuk po me pin mire duke ja nis 3 -4 here qe te pije 100 ml me zor te madh prandaj mendova ti nis ushqim pak nga pak...Nje shoqe me keshilloi qe ti bej qull me oriz me uje dhe ti shtoj pak fare djath bebe sa per ti dhen pak shije se ai qulli mua me duket si pa shije.
Kosovare 1 (2 vite më parë)
Ushqimet solide te bebit duhet te pregaditen me qumesht adekuat per moshen e bebit e asesi me qumesht lope comercial,rreth pregatidjes se miellit te orizit shkruan ne paketim udhezimi i perdorimit ,un e kam perdorur oriz nga Hiip dhe ate nese ke nevoj te tregoj si e kam gatuar ndersa per te tjeret nuk mund te jap pergjigjie ngase si kam perdorur,..
Qershiza Qershiza (2 vite më parë)
Jo me qumesht lope mos ja pergadit se vajza eshte e vogel bli qumesht formule ke lloje te ndryshme me e mire eshte aptamil1.
Erjona Kapaj (2 vite më parë)
Mirmbrema Mira!Edhe un te njejtin problem kam .Un sot i bera vajzes miell orizi ,por ja bera me leng perimesh .Zieva karrot,patate,speca ,kungull dhe me lengun e saj e pergatita .Ndersa me qumesht i kam bere vetem njeher,,je bera me qumesht lope te holluar.Ngroha nje got qumesht ,ne nje pjat pergatita miellin e orizit 2 lug kafeje me nje filxhan uje dhe me pas i shtova te qumeshti duke e trazuar deri sa mori trajten qe desha .Nese do mund ti shtosh nje lug te vogel sheqer ,nese jo ska problem. Uroj te te kem ndihmuar disi .Gjith te mirat . :)

/komuniteti