Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Vaksina ne muajin e 4-të

Pershendetje nanat me te bujurane bote:). Pas disa ditesh vajza ime mbush 4 muaj dhe ka kohen e vakcines. 2 dite pas vakcines me duhet te udhetoj per ne KS. Desha te pyes nenat qfare ndidh pas vakcines se dyte, a ka temperatur bebi dhe sa zgjat tempetatura? Une jetoj ne zvicer ne pjesen franceze.po e ceku vendin, ngase nuk e di a eshte permbajtja e njejt e vakcines edhe ne shtetet tjera. Mesa e kuptova do te jet vakcina pneumokok. Edhe e para n muajin e dyte ka qene pneumokok dhe vajza pati 3 dite temperatur nga 37.4-39, po ja kalova temperaturen pa barna. A do te ndodh njejt edhe me vakcinen e muajit te katert dhe a ka problem udhetimi me aeroplan. Ju pershendes dhe paraprakisht ju faleminderoj!

Kana Rustemi Uka (12 vite më parë)
Kana Rustemi Uka (12 vite më parë)
Kosovare, ke te drejte po megjithate prap po frigohem. Ne vakcinen e mujit te dyte ka pas temperature 3 dite dhe ja kam ul temperaturen ne menyre natyrale. Deri tash vajzes nuk i kam dhan asnji barn. Megjithate nenat qe kan pas nje pervoje te tille qe mjeku nuk ja u ka dhan vakcinen para udhtimit atehere me duhet t\'ju besoj te gjithave. Ndoshta nuk ndodh asgje por e kam femiun e pare dhe udhetimi i pare me te, jam pak n\'siklet se kjo nuk e don udhtimin me veture po t\'shohim tash aeroplanin?! Do te kontaktoj me pediatrin e vajzes me vone dhe do tua tregoj pergjigjen. Faleminderit nena. Paqi nje dite te mbare
(12 vite më parë)
nuk esht rregull kosovare por shum femije i mundon vaksina edhe udhtimi i larget mund te jet i tepert per bebin ..kshtu qe disa mjek e preferoj mos te udhtosh fill te shohesh reagimin mbas vaksines....une se di ama shum nena thon se femijet kan temperatur mbas vaksine athre esht logjike se me pas femijen me temperatur gjat rruges esht maltretim per ty dhe bebin kshtu qe te rrish gati gjanave su asgje e keqe veq qe i ik problemeve qe munden me ndodh
(12 vite më parë)
une jetoj ne gjermani kena..une te tregova si me ka than mejku ime ..edhe ti tregove qe qiken ta ka mundu vaksina e par athre une skisha guxu se rruga e lodh femin edhe me pas temperatur pastaj i bahet teper por fol me mejkun tend me se miri...
Kosovare 1 (12 vite më parë)
Kana,nuk e shohe nje gje te rrezikshme vaksinimin e bebit tuaj,po te kishte rrezik do te shkruante nje nder pikate e rregulloreve te vaksinimit se bebi i cili vaksinohet e ka te ndaluar te udhetoje dhe te ndrroje ambientet..Sipas meje nuk ka ndonje problem ,mund tja japesh dhe pas dy ditesh te udhetosh,temeratura e ngritur per shkak te vaksinimit nuk eshte diqka shqetsuese por eshte diqka normale qe ndodhe tek disa femije,andaj jepi shirupin para vaksinimit ose menjeher pas vaksinimit,qendro pran tij,vishe me rroba te buta e jo shum te trasha,ajros dhomen(per ato dy dite)dhe vazhdo udhetimin...
Kana Rustemi Uka (12 vite më parë)
faleminderit anoda. atehere s po me mbetet tjeter veqse te kontaktoj me mjekun ne tel. kam frige aeroplanin shume:)), e poqese me shfaqet ndonje problem edhe me vajzen nuk e di qka baj.eshte udhetimi i pare i saj me aeroplan. me shkofte mbare e mire
Anoda , (12 vite më parë)
Pershendetje Kana...ose jepja 1 jave me heret,ose pasi qe te kthehesh,djalin tim asnjehere nuk e kane munduar perveq ajo e muajit te 4-te,kam degjuar se gati te gjithe femijet ne vaksinen e 4-te ka temperature dhe i mundon,,por me mire se ne mund te te keshilloj pediatri. Cdo te mire
Kana Rustemi Uka (12 vite më parë)
mok.ku jeton ti?a jeton edhe ti ne zvicer? faleminderit edhe ty serina.
Serina Sh (12 vite më parë)
kana mu mka ndodh te hanen e ka marr qika vakcinen e te premten u desht me u nis per ks po kta nuk e ka mundu vetem kam pas hapa qe mi dha mjeku se i tregova qe kemi me udhtu per ks e ti munesh me e thirr mjekun perpara e me i tregu e pastaj ai te thot qka esht ma mir
(12 vite më parë)
kena une kur kam dasht me ardh ne ks ne pranver pat djali me morr vaksinen dy dit para udhtimit dhe i tregova mjekut dhe nuk ja dha se tha nuk e din si reagon e fill me udhtu su mir te pakten nje jav mbas vaksinimit....une te kisha than te ja japesh me heret ose ta lesh mbasi kthehesh nga ks ashtu e lash edhe une ,mbasi jam kthy ja kam jap...e sa per reagim nuk dihet djali im asnjehere nuk ka pas temp.as kurgja po shum nena ktu kan tregu se kan temperatur 2 a 3 dit bebet mbas vaksines ashtu si vajza jote..shendet

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?