Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Bronhitisi te fëmijët

Te nderuara nena, ju pershendes, kam nje djale eshte 2 vjeç e gjysme, kur ka qene i vogel ka qene prej bronhitisi semure, frymemarrjen e ka pas shume te keqe, por me shpejtimin e shpejte tek mjeket qe e kam pasur i ka kaluar, nje kohe te gjate ska pasur problem, e tash prape ja ka nisur, kollitjen e ka me zhurme ose me ze te shterrur, çfare me rekomandoni ti jap djalit tim, ai e ka shurupin e vet per kete lloj semundje, por mendova mos dini diçka tjeter me mire per ti dhene. Ju pershendes shume, me respekt, Jeta.

Jeta (13 vite më parë)
Muhamed Rexhepi (8 vite më parë)
Pershendetje,te nderuar motra kush ka nevoj per 1 aparatur qe parandalon alergjin ne pluhur te shtepis,bronhit,asmen. Ju lutem te me lajmroj ne nr e kontaktit.Aparatura e sheron alergjin , bronhitin ,asmen e trajton prej shkalles se 4 e kthen ne shkallen e 1 flm nr i kontaktit esht +37745436292
Jeta (13 vite më parë)
Ju flm shume te nderuara nena per ndihmen qe ma ofroni, Moza flm e dashur une te njejten gje ja kam bere djalit tim me gazet, ashtu si e ke shkruar, edhe inhalime i kam dhene çdo 8 ore e ka pasur, antibiotikin ja jap rregullisht, e kam pasur vjet ne det se deti thane qe i ban mire, por prap ju ka kthyer, veç jo si ne fillim pak me pak e ka kete problem djali im, ju falenderoj edhe nje here shume; ty Mimoza, Anden, Valin dhe Linden qe me keni shkruar ju uroj femijeve tuaj shendet te mire dhe jete te gjate, me respekt, Jeta.
Anda (13 vite më parë)
Femijes tim i ka ndihmuar duke e quar dimerit ne Prevalle e veres ne Ulqin te pishat, po kjo kohe e shkakton se edhe alergjia, ju deshiroj sherim te shpejte femijeve tane.
Mimoza (13 vite më parë)
Jeta, vajza ime ka pas probleme te ngjashme dhe une cdo 3-4 muaj i bej nje kontrolle tek pediatri dhe kur mendoj qe ka ndonje simptome i boj analizat e gjakut nje hemogram dhe CRP e pastaj se bashku me pediatrin vendosim se me cka me vazhdu. Perpos terapise te cilen e ka marre vajza ime nganjehere kam bere dhe barna popullore, pse jo une mendoj qe ato barem e ruajne melqine, e lyen gazeten me dhjame te thiut dhe shume biber dhe ia shton edhe nje cope gazete te shpuar shume me gjilpere, ia vendos ne shpine kah ana e shpuar dhe e mbeshtjelle me kese shpinen para se me e vendos ne gjume. Nese nuk gjen dhjamin e thiut ose dicka tjeter atehere mundesh raki te shtepise me biber edhe pse une nuk ta kisha preferu sepse trupi e absorbon e eshte i demshem per femije. Kur vajza ime ka vetem kolle e lyej me VICKY gjoksin para gjumit (eshte nje mentoll ne forme gelli) mundesh me e gjet ne barnatore dhe dhomen e gjumit lene nje tenxhere me uje te vluar dhe disa qese kamomile dhe para gjumit nese mundesh ne shporet lene tenxheren me vlu me kamomile dhe shtine djalin me bo inhalim e ke te veshtire se nuk pranon por mundesh me e mbajte e e me luajt kishe djali eshte duke fluturuar dhe te dyte e afroni fytyren ne avull e keshtu e perserite disa here dhe disa net... shpresoj dhe te uroj qe t'i kalon sa me shpejte djalit dhe te mos kete me probleme te tilla.
Vali (13 vite më parë)
Pershendetej Jeta. Bronitisi eshte vashtire dhe nuk kalohet lehte ose mbasi ti mbush 3 vite stabilizohet djali ashu e kuptoj une, une per veti kam pergadite sirup popullore dhe ka pas efekt po kjo zgjate pak me gjate. RECEPTI: mirren 82 arrra ashtu si jane me levore dhe ja qet 1 liter raki VOTKE, i qet ne nje ene dhe i lene ne ballkon per 40 dite duhet, te perzihet nje here ne dite ma shume nuk bene mbas 40 dite e kullon ate lengun ai ka ngjyre te zeze dhe ne lengun e kulluar ja qet 2 litra mjalte i perzin dhe i qet ne teglle apo shishe dhe ruhet ne frigorifer e tera kjo duhet te pergaditet deri me 31 maj tash se mbasandej nuk ka efekt se arrat forcohen ashtu me kane thone mundet te pergjysmohet sasia nese don ti dhe per çdo mengjes ja jep ka ni luge gjelle po djali juaj eshte i vogel per fillim lug sheqeri, ishalla te ndihmon. Ju pershendes duke ju deshiruar sherim te shpejte. Pershendetje nga Vali.
Linda (13 vite më parë)
Pershendetje, une kam vajzen 14 muajshe dhe gjithashtu dhe ajo ka pasur bronhit akut ne stazat e para por i ka kaluar me antibiotik dhe inhalim te cilin na e ka pershkruar pediatri ku brenda javes i eshte larguar nga terapia. Une te keshilloje qe djalin te mos e mbash ne tym duhani, ne lageshti se keto dite ka qene shume nga shiu keshtu qe mos e qit jashte, dhe ne dhoma ku ka myk. Terapia e vajzes sime ka qene: Cefaclor antibiotik cdo 8 ore per 7 dite, inhalimi ka qene me inhalator( me aloproll 10 pika, tretje fiziologjike dhe ky emri i medikamentit qe ka qene si ne forme te infuzionit nuk e di si quhet) me kete permbajtje i akm bere inhalim cdo 6 ore per 4 dite dhe i ka kaluar. Tani dhe pak do kaloje koha e polenit dhe besoje qe do permiresohet ngase femijet qe kane alergji gjithmone zhvillojne bronhit (jane te prirur).

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?