Pëlqeje në
E pelqej BebaIme.com në Facebook


Injeksionet merional


Pershendetje nena e lexova ne portal qe nje nen me emrin Lejla kishte perdorur ineksionet merional , 6 vite nuk kishte pasur sukses e me perdorimin e ampulave merional thot se paska mbet shtatzane, ju lutem nqoftese dini ndokush si mund te bie ne kontakt me kete nen ose dini ndonje sukses qe ka pasur ndokush me kete terapi, un kom fillu ti mar qe 4 dite ne bark nga 2 , jam shum ne stress, flm shume nga ju.

Valentina Krasniqi (2 vite më parë)

Shto Koment

  • (2 vite më parë)
    Une kam mare 3 dite nga 1 injeksion nga pas ku behen gjilparat normale,por varet mund te kete varjante te ndryshme si dhe doza me te medha apo me te vogla. Mua me beri doze te vogel meqenese ovulimin e kam normal vet,e bem per ta patur me te lehte per ti kapur spermatozoidet. Por duhet te te riten akoma folikulat dhe do te thote mjekja pasi te te kete pare me eko vaginale diten qe te kryesh mardhenie,kur ta shikoj pjekurine maksimale. Une pata dhe frike se me ishin zhvilluar 3 folikula e thoja mos mbesja me trinjak hahaha, se me 2 me duket normale por ja qe sdodhi gje. Mos e mer me stres se do ndodhi ca eshte e shkruar- kemi 1 shprehje ne. Te uroj me te miren qe ti deshiron per veten. ;*
  • Valentina Krasniqi (2 vite më parë)
    Ona se pari te falenderoj qe ske hezituar t\'me tregosh , eshte hera e par qe po i perdor keto injeksione mjeku me tregoj qe eshte terapi me e fort se clomifeni dhe qe mundesia eshte me e madhe per shtatzani , por kisha nevoj tme tregoj ndokush nga pervoja qe ka pas , edhe burri im ka levozshmerin pak me te vogel, por mjek i dha terapi , nuk tha qe eshte shume problem , me clomifen folikulat kan arrt madhesin 18 mm, e me merional shpresoj qe madhesia te rritet me shume, un kom perdor 4 dite nga 2 ineksone ne bark.
  • (2 vite më parë)
    Valentina. Une para 2 muajsh mora injeksione merional, por nuk pata sukses,kjo per faktin se problemi qendron te bashkeshorti (e ka levizshmerine te ulet te spermatozoideve) Gjinekologja me tha qe keto injeksione mund ti provojme deri ne 3 here,dhe rit shancet per te aritur shtazanine pasi mund te prodhohen me shume se 1 veze( ne varesi te sasis se injeksionit) si dhe e zmadhon vezen per tu kap me shpejt nga spermatozoidet.Nuk e di arsyen qe ta rekomanduar ty, por shpresoj te kesh sukses pasi qe i rit shancet them une. Ne do vazhdojme dhe ca kuren e bashkeshortit per permiresim dhe ndoshta e perserisim me stimulime. Nuk kemi cfar te bejme tjeter vecse te perpiqemi me trajtime e stimulime dhe me shprese... Sukses e me lajme te mira...:)

kthehu
www.facebook.com/hippkosovo
Kontakt
© Beba Ime 2010. Kjo uebfaqe përmban informata të një natyre të përgjithshme dhe është e dedikuar vetëm për nevoja edukative. Nëse keni shqetësime për shëndetin tuaj apo për shëndetin e fëmiut tuaj, duhet gjithmonë të konsultoheni me mjekun apo me personel tjetër profesional medicinal.