Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Mitra pak me e vogel se normalja?
Pershendetje te dashura mike te portalit, para disa kohesh bera isteroskopine per te pare mos kam ndonje bllokim te tubave fallopiane(pasi qe 2 vjet e gjysem nuk po mbetem shtatzane) , bllokim nuk kisha dhe cdo gje ishte ne rregull, por doktori me tha se permasat e mitres time ishin pak me te vogla se normalja. Ka patur ndonjera prej jush ne problem te tille? a ndikon kjo gje kur te mbetem shtatzane? jam shume e merakosur....
Arisa Hysa (11 vite më parë)
Arisa Hysa (11 vite më parë)
Alketa shume flm qe me tregove per eksperiencen, i pac me jete femjet Bila Adea faleminderit, menstruacionet i kam patur shume ne rregull gjithmone ne data te rregullta zgjasin 3 -4 dite vetem se ne sasi kane qene te pakta, tani qe marr Clomid me eshte bere cikli me 35 ose 36 dite.
Arisa Hysa (11 vite më parë)
shume faleminderit te dashura mike! ke shume te drejte Arisa jam vizituar per 1 vit e gjysem neper mjeket e shqiperise dhe ca thoshte njeri nuk e thoshte tjetri, une nuk e di cfare kam pasi doktori ketu me itali tha ke (utero un pò inferiore alla norma), por qe nuk rrezikon per infertilitet por lindja mund te behet e parakohshme. Patris Isteroskopine une e kam bere me narkoze dhe pothuajse nuk mora vesh gje fare, vetem se pata shume dhimbje por me pas kisha pak gjakderdhje dhe dhimbje te lehta, nese e bejne pa narkoze atehere ka shuuuuume dhimbje e di kete gje sepse shoqja ime e beri ne spital ne tirane,
(11 vite më parë)
Arnisa e dio per ca me vjen cudi me keta mjek se shkon ben 30 eko dhe pas ekos se 30 te thone qe ke kete problem jo e ke te lindur jo terci verci ai mjek qe eshte i mire ta thote qe ne viziten e pare. Ka pasur njerez qe kane pasur kete problem dhe asgje. Ti ke ndonje septum apo cfare? Sepse mitra hapet me kalimin e kohes kur nis te formohet bebi.
(11 vite më parë)
Ishalla, cdo gje te shkon mire arisa! Por me thuaj ishte e dhimbshme isteroskopia se edhe une dua ta bej?
Bila - Adea (11 vite më parë)
Arsia, un kur kisha e re dmth 14-15 vjet menstracionet me erdhen pak me vones dhe nuk i kisha te rregullta 1 muj po 3 muj jo dhe pata shku me bo ni kontroll dhe mjekja me pate then qe mitren e kam pak te vogel shkaku i menstracioneve te pa rregullta, pata marr tri inteksione nje pas nje dhe prej ateher menstracionet i kam te rregullta dhe mitra ime eshte ne madhsi te rregullt, e tash kam nje vajze, dmth qe menstracionet e zhvillojn mitren, kshtu qe shpresoj qe mjeku yt te jep po kete ilaq dhe mitra jote te rritet!! Suksese!!
(11 vite më parë)
arisa, une kam te njejten gjendje si ti. dy femije i kam, te them te drejten dy here kam mebete shtazene pa plan, vetem kur kam kuptu edhe tere kohen jam mbrojte(natyral). mos u brengos se nuk eshte ceshtje e madhe. i vetmi problem eshte lindja para kohe si dhe hapesire shume te madhe bebet nuk do kene per shtim ne peshe. une skam lindur femiejt me peshe te madhe(2900) por me rendesi eshte qe organet zvillohen normal dhe pastaj hov ne shtim te peshes kane marr si i kam lind. ne djal me shume kam qene ne rrezik te lindjes para kohe, por kur erdhi momenti nuk lindsha, kshtu kam lind ne javen e 42-te, ndersa vajzen 38+. seshte problem me mebet shtatzane, dy shtatzanite i kam shume afer njera tjetres.
Arisa Hysa (11 vite më parë)
shume faleminderit, te lumte goja Gentiana, kohet e fundit jam merzitur shume qe spo mbetem shtatzane por fundja fundit kete gje e ka ne dore zoti.
(11 vite më parë)
Ani arisa ku asht te mbesesh sa me shpejt,,se pastaj i rrin vetit gati kujdesesh per veten edhe ma merr mendja se kalon mir shtatzania..shpresoj tna japesh lajme te mira sa me shpejt mos u shqeteso per kete se do te shkon cdo gje mir
Arisa Hysa (11 vite më parë)
shume faleminderit Silasu, Gentiana mua mi ka dhene mjeku medikamentet per kete problem jane Progynova dhe me pas mora Demestril, por une i bera 1 muaj dhe pastaj nuk e vazhdova dot me pasi ishin shume te bezdisshme pasi duhej ta vija perqark barkut dhe ta ndroja 1 her ne jave, kur bera viziten tek mjeku me tha qe nese mbetem shtatzane problemi i vetem eshte qe mund te bej lindje te parakohshme, po prap jam e shqetesuar....
(11 vite më parë)
Arisa un skam pasur kete problem por kam ndegjuar nga nje shoqe e imja qe e ka pas mitren me te vogel seq duhet, por gjinekologu i ka shenu disa tableta e ato po ndihmojkan mu rrit mitra, dhe si esht rrit ne madhesin e duhur ka ngel shtatzen, tash i ka dy ffemij, por se si quhen ato tableta nuk e di, bisedo njeher me gjinekologun tend dhe pyete per kto tableta ai te keshillon me mir, te uroj shtatzani te shpejt
Silasu <3 (11 vite më parë)
arisa un nuk kom njohuri per pyetjen tende ,vetem desha te te uroj shtatezeni te shpejt e nje bebi te shendosh:).cdo te miree

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?