Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Cka eshte endometriosis dhe tabl. tamoxifen 10 mg?

Doktori me tha se kam 3 ciste te mases 33mm ndersa tash kete kontrollen e dyte me tha diqka ne problemin me endometriosis qka ka te beje me ndonje lloj kanceri apo qka me shpejego te lutem ,, ndersa si ilq me dha tamoxifen 10 mg tjeten jave prap ne kontroll te lutem me tregoni ne qoftese dikush ka pas kete pervoje?

Alea Morina (11 vite më parë)
(11 vite më parë)
Pershendetje Aneda Endometrisa nuk eshte kancer nuk ke pse brengosesh ... Lexoje ket artikull: Çfarë është endometrioza? Endometriumi apo mukoza e mitrës rrjedh dhe derdhet përmes vaginës gjatë ciklit menstrual. Tek disa gra, indi endometrial bartet në një ind tjetër, dhe forcohet si për shembull në vezore. Aty indi vazhdon të reagojë në ndikimet hormonale gjatë ciklit menstrual, duke patur gjakrrjedhje çdo muaj dhe duke shkaktuar dhembje. Përse endometrioza lajmërohet tek disa gra, dhe tek disa të tjera jo, ende është e panjohur. Predispozitat gjenetike e kanë rolin e caktuar, përderisa ekspertët mendojnë që për këtë është fajtorë ndonjë çrregullim imunologjik. Simptomet mund të jenë: dhembjet gjatë ciklit menstrual, dhembjet gjatë marrëdhënieve seksuale, fryrja, dhembja e shpinës dhe diarrea. Me shqyrtimin e drejtpërdrejtë te indeve të organeve të barkut, me ndihmën e laparoskopit, ne mund të kontrollojmë nëse kemi të bëjmë me endometriozën. Mjekimi: Me terapi hormonale mund të ndërpritet cikli menstrual, dhe me këtë edhe zhvillimi endometrial. Këto medikamente, megjithatë, kanë efekte anësore, siç janë: rritja e madhe e qimeve në trup, shtimi në peshë dhe aknet. Format tjera të mjekimit përfshijnë menopauzën e përkohshme apo artificiale. Edhe pse mjekimi hormonal ndikon, dhembja kthehet në rreth 50 % të grave, në afat prej 5 vitesh. Trajtimi kirurgjik kryhet nga lazerët, dhe përfshin heqjen e indeve endometriale \"të bartura\" në organe të tjera, por sëmundja shpesh rikthehet. Tek disa gra kjo sëmundje shkakton infertilitet, por jo edhe të gjitha gratë që vuajnë nga endometrioza kanë probleme me konceptimin. Klm

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?