Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Pikat e bardha ne goje dhe pemet

1. e kam djalin 6 muaj e 10 dit ju ka bo goja te kjo pjesa te buzet dhe mishi i dhembevet si pika te bardha edhe maja e gjuhes nuk po han asgje ja kam lyer me daktarin mast dhe flejti,nga qka mendoni qe jan bere? 2.a i zieni pemet te cilat ja jepni femijeve te ksaj moshe?

Ariana& Noar (11 vite më parë)
Ariana& Noar (11 vite më parë)
gjithashtu falemderit te gjitha juve qe gjeni kohee te pergjigjeni ne pytjet e mia
Ariana& Noar (11 vite më parë)
Brisilda pasi e ke femijen e kesaj moshe a ke mundesi te me tregosh me qka e ushqen ti.
Fitesa * (11 vite më parë)
Ariana, mire ke vepruar me daktanol.. vazhdo dhe tutje deri sa ta shohesh qe po i kalon. Mund t\'ia besh dhe me Gentian-violet. sa i perket pyetjes se 2, une here ia ziej pemet e here jo. Mirepo duhet pas shume kujdes qe te pastrohen mire para konsumit.
Kosovare 1 (11 vite më parë)
Shpesh në gojë formohen disa pika të bardha, të cilat veshin mukozën e gojës mishin e dhëmbëve dhe gjuhën. • Duhet të bëjmë një dallim midis mykut të gojës dhe pikave të mpiksura të qumështit. • Pikat e qumështit shqiten kollaj nga goja, kurse myku i gojës jo. • Mukoza përreth pikave të mpiksura të qumështit është normale, kurse në myk ajo është e skuqur. • Pikat e mpiksura të qumështit nuk kanë nevojë për mjekim, kurse në rast të mykut duhet të këshilloheni me mjekun tuaj. • Mjekimi i mykut është shumë thjeshtë: një pikë të shurupit të Daktarinës, ose të Nystatinës 4 herë në ditë nën gjuhë, ose pak pluhur nystatine, po ashtu në gjuhë (një tabletë e shtypur e nystatinës ndahet në 4 pjesë). Bari hidhet nën gjuhë me qëllim që veprimin ta ushtrojë në gojë dhe jo të gëlltitet. Por gjithsesi para përdorimit të ndonjë terapie duhet të konsultoheni me pediatrin e djalit tuaj. Ndersa per pemet un mollen ia kam zier 3 apo 4 min pasi molla eshte pak e rende per bebet...
Anisa R. (11 vite më parë)
Ariana per te paren sdi gje ndersa per pemet une nuk ia kam zier, pediatria me pati thene qe te ziera duhen kur eshte bebi 4-5 muajsh.
brisilda (11 vite më parë)
ariana edhe une e kam djalin ne kete moshe,sa per pjesen e gojes nuk di cfar te them duhet te flasesh me pediatren sepse nuk me ka ndodhur kjo asnjeher....kurse pemet jo nuk i ziej thjesht i laj dhe i qeroj pastaj ja jap....

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?