Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Pesha e djalit

Pershendetje nena si jeni a jeni mir, nena djali me 30 mi ben 9 muaj sot e pata me mat i kishte 10.100 kg para dy muaje ka qen 9 kg i kish shtu 500gr per muj pak po me doket bre , sa i kam dhen ushqime te gatshme ka qen shum ma i shendosh tash qe po ja pregaditi vet po me domet pak ka shtu, ju lutem me tregoni qka i jepni me ngren femive te kesaj moshe nga mengjesi e deri ne mbremje me kishit ndihmuar shum ju pershendes te gjithave...

(11 vite më parë)
(11 vite më parë)
Flm shum kosovare..Te pershendes...
Kosovare 1 (11 vite më parë)
un mendoj se bebi yt eshte mire me peshe dhe 500 gr per nje muaj eshte shtim mesatar per moshen qe ka,pasi qe femijet pas 6-te muajve fillojne te shtojne me pak peshe...un ne moshen e bebit tend e kam ushqyer 4n racione ne dite me ushqime solide si dhe 3 racione me qumesht,nder ushqimet qe i kam dhene (asnjeher te gatshme vetem kur kam udhetuar)kan qene supe e thjesht me fide,vaj,paaaak krip ,trosha buke dhe tri here gjate javes 1/4 e vese(te verdhen),mish viqi,pule tri here ne jave duke e perzier me perime te ndrushme,pire,peme me se shumti mollen dhe pjeshken,orizin e bluar etj...
(11 vite më parë)
asgje dheu na gjithashtu
(11 vite më parë)
Flm izaura..Te pershendes..
(11 vite më parë)
e dashur mos prit qe femija jot te shtoj me shum sesa ka shtuar ne muajt e par te jetes cdo muaj qe kalon ai shton me pak pavarzisht sa sa ha duhet te shqetesohesh vec se mos bie ne pesh por nese ai ushqehet mir dhe ka ate pesh qe esht ska problem
(11 vite më parë)
Flm syarta te pershendes ...
(11 vite më parë)
Flm shummm fitesa , vlora djalit tim esht ka i del dhembi i 4 dmth dy posht i kan dal, nje nalt dhe tjetri nalt i ka shperthy te pershendes...
Syarta Gojani (11 vite më parë)
Edita mashalla tamon e paske djalin kryesorja te jete me shendet mire,une jom ne hall qysh me dobsu djalin tem e spo muj hahahah kaloni mire ju pershendes.
Fitesa * (11 vite më parë)
Jo sme lodhe aspak.. :), Ne mengjes para se te nisem ne pune i jap qumesht gjiri te pije, pastaj ne qofte se e shoh qe kam dal heret nga shtepia dhe ne cerdhe mbrij heret, hy edhe aty i jap deri sa te don, kryesisht nuk pin shume, pastaj sa jam une ne pune ai ushqehet me ushqimin qe ia kam pergadit ne shtepi dhe dorezuar ne teglla te vogla ne cerdhe, kur t\'a marr nga cerdhja, parkoj veturen ne nje pjese nen hije aty ne parkingin e cerdhes dhe e ushqej prap me qumesht, ndersa ne shtepi varet nga deshira e tij, nganjehere mezi pret te mbrijm ne shtepi qe te shtrihet e te pije, ndonjehere e le deri pas darkes atehere kur don te flej, naten pine disa here ashtu me sy mbullur :)
Vlora . (11 vite më parë)
edita kam nje pyetje a i kan dal djalit dhembet,une e kam djalin 8 muaj e gjysme ende nuk i ka dal asnji dhemb ,djali im qumsht pin shum pak diten hiq vetem ne mbramje naten domethan 2 here nga 120ml i ka 10kg tash
(11 vite më parë)
Flm shum lola te pershendes...
(11 vite më parë)
Mashallah fitesa ishallah ti ben 100 vjet , poqumesht sa te pin mbrenda dites me fal se te lodha me pyetje..
Lolaa ,.. (11 vite më parë)
Edita une e kam vajzen 10 muaj e 3 jav peshon 10 kg ti shume mir e paske djalin super bile
Fitesa * (11 vite më parë)
Edita, kam djalin 10 muaj e gjysem :) mashaallah
(11 vite më parë)
Flm shummm fitesa po sa muaj e ke djalin ti , tepershendes shummm....
Fitesa * (11 vite më parë)
Edita, djali qenka per merak mashaAllah. Mos te te brengos puna e peshes e aq me pak puna e ushqimit te gatshem apo atij qe ia pergadit vet. Gjithsesi dhe gjithmone ushqimi i fresket eshte me i shendetshem dhe me i mire. Tani pyete veten a don fmiu yt me qene i shendetshem apo i trashe? ma merr mendja qe e zgjedh pergjigjen e pare :). Tani, duke u rritur femijet shtojne me nga pak e jo si perpara psh 500gr ne jave. :), Mos u ben merak aspak.. vazhdo ta ushqesh femiun tend ashtu sic ke bere deri tani. Sa per ide, ne qofte se te duhet ja te tregoj me cka e kam ushqy djalin dje: supe, te cilen e kam gatu ne shtepi duke ferguar gjysem qepe, disa tufa brokoli, karrote,, pasi jane sbutur ne vaj ulliri, i kam blu dhe dal ngadal i kam shtu edhe uje. Kesaj mase ne blender i kam shtu troha buke dhe e kam bere te duket pak e trashe. Kjo ishte nje supe-gjelle e shijshme dhe e pasur. (ushqimin e pergaditur, te ruajtur ne frigorifer, ne teglla te vogla ia jap me vete djalit ne cerdhe, pastaj atje para dhenies ia ngrohin), ne ndremjetes ka pas Patate te embel te zier, karrote, dardhe dhe nje tufe te vogel lulelaker, ndersa per dreke oriz dhe mish pule te ziera, te bluara se bashku me disa luge gjelle supe te parapergaditur. Per darke, kishte vetem oriz me karrote dhe pak patate te embel dhe nje cope molle (te perziera, te bluara), ndersa pak para gjumit i dhashe molle te zier, 4 cope hurma te qeruara mire, (te fresketa, jo te thata), dhe pak karrote, keto i bluaj dhe ia jap si pure :)

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?