Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

A eshte kjo tapa mukoide?
Miremengjesi nena te dashura. Uroj te jeni mire ju dhe femijet e juaj. Shpresoj qe do gjeni kohe te me pergjigjeni ne pyetjen time. Une jam ne javen 36+4 ,ka dy dite qe kishe icik sikur sekrecione te trasha ngjyre kafe. Tani kur u futa ne banjo pash qe kisha nje si cope e trashe tek te brendshmet e mija, ishte me ngjyre te verdh dhe shume e trash me madhesi diku 3-4 cm. Nena nese mund te me tregoni nga pervoja juaj se a eshte kjo tapa mukoide apo jo? Pas sa kohe mund te vije lindja nese kjo ka qene tapa mukoide? Ngeleni te pershendetura dhe ju puth fooooort
Eda Odesa (11 vite më parë)
Eda Odesa (11 vite më parë)
Mokiii flm shume e dashur, akomaasgje te re nuk ka thjesht po pres. Sepse keto dhimbjet qe i kam akoma jane te lehta. Shume puthje per ty dhe lianin.
(11 vite më parë)
Edaaa ishalla lind leht dhe bebi te shnosh... Na lajmro nese ka ndonje te re....
Eda Odesa (11 vite më parë)
@ Shkendije po si duket tapa mukoide eshte, po pres dhe pak se kam edhe pak dhimbje si te menstracioneve por i kam te rralla nese me shpeshtohen po shkoj ne spital. Flm shume zemer per pergjigjen. @ Linna T.J hahhaha cfar te beje une e shkreta goces nuk po i rrihet me si duket do te dal jasht hahhaah... Po po do ju tregoj per cdo gje qe ka te re. te puth fooooort e dashur kisss
Linna T.j (11 vite më parë)
Eda nuk kan qen fjalet keshtu,a me the linde ti bebushin niher se me pas jemi ne hehehe heheh te uroj lindje te lejt dhe procesha te vije shendosh e mir ne ket bot,te puthi fort na lajmro per qdo rast.
Lanika Lanika (11 vite më parë)
Eda esht tapa mukoide shko te mjeku bej nje kontroll kqyr sa je hap dhe a je gati per lindje mu mka ra tapa mukoide 3 dit para se me lind
Eda Odesa (11 vite më parë)
Lina para tre ditesh kur isha ne spital shkova thjesht te kontrollohem se kisha dhimbje shume por jo te rregullta, me tha doktoresha kur te plasin ujrat apo i ke dhimbjet ne intervale te rregullta atehere vjen. Po pres edhe pak te shikoj se cfar po ndodh. Une sa thash para disa diteve po pret goca te lindni ju njehere, si duket kesaj nuk po i pritet do vij me heret. Ju puth foooort zemer ty dhe cunat.
Eda Odesa (11 vite më parë)
@ Dashurie flm shuuuuuume , si e ke cunin ti? @ Nesa Flu flm shuuume per pergjigjen. @ Lina zemer flm shuuuume per gjithe keto informacione se per momentin me jan me te domosdoshme se kurre. Tani sa kan fillu icik dhimbjet prap si te menstracioneve , po shikoj se ne cfar intervale kohore i kam po i percjell. Ju puth fooooooort
(11 vite më parë)
Eda,une te kisha keshillu qe te besh nje kntroll tek mjeku ose ne spital.Mua me ka ra tapa mukoide pjese pjese dhe mengjyre te verdhe me disa fije ngjyre roze dhe pastaj shkonte vetem e verdhe.Pas 23 oreve kam lindur.Gjithcka eshte e mundshme por duhesh te besh nje vizite se asnjera nuk i kemi lindjet e njejta.Forca Eda,do ta lindesh bebushen para meje hahha
(11 vite më parë)
MD Mimoza Keta Shenjat që tregojnë se bebi po vjen, janë; shkëputja e tapës mukoide, plasja e ujrave dhe kontraksionet. Tapa mukoide gjatë shtatzënisë, luan rolin e bllokimit të qafës së mitrës. Shkëputja e saj mund të ndodhë si shenjë e parë e fillimit të proçesit të lindjes, ose mund të vijë pas shenjave të tjera. Plasja e ujrave, ndodh nga çarja e membranave dhe bën të rrjedhin ujrat ku fetusi ka jetuar prej 9 muaj në organizmin e nënës. Rrjedhja mund të jetë e vrullshme ose në sasi të vogël. Duhet patur parasysh që në këtë moment është mirë që çdo grua shtatzënë të drejtohet pranë shtëpive të lindjes. Kontraksionet mund të quhen si shenja e tretë e fillimit të lindjes. Ato paraqiten si sforcime të dhimbshme çdo 20-30 minuta dhe janë shenja që tregon se fëmija ka nisur rrugën e daljes. Fillimisht kontraksionet fillojnë të lehta dhe të çrregullta, me kohëzgjatje prej disa sekondash. Më vonë bëhen më të shpeshta dhe me ritmike. Kur hapja e qafës së mitrës shkon në 2-3 cm, kontraksionet përshpejtohen më shumë duke arritur maksimumin e tyre në fund të dilatacionit çdo 2 minuta me kohëzgjatje rreth 50 sek. E rëndësishme për çdo grua shtatzënë është, që në momentin që vëren edhe vetëm një nga shenjat e mësipërme duhet t’i drejtohet mjekut që ndjek shtatzëninë ose shtëpisë së lindjes. Çfarë rekomandohet për këtë periudhë? Ecja dhe lëvizje të lehta në kohën midis dy kontraksioneve. Gjatë kontraksionit gruaja të qëndrojë ulur ose shtrirë, në pozicione të përshtatshme lehtësuese. Urinimi të jetë sa më i shpeshtë. Midis dy kontraksioneve, frymëmarrja të jetë sa më e thellë, ndërsa gjatë kontraksionit frymëmarrja të jetë sa më lehtë. Kur ka mbaruar hapja e qafës së mitrës, që quhet periudha e dilatacionit, fillon periudha e ekspulsionit. Kjo periudhë konsiderohet normale rreth një orë, tek gratë që kanë fëmijën e parë dhe 20-30 minuta tek gratë që kanë me më shumë se një lindje. Në këtë periudhe, ndihmohet dalja e fëmijës nga nëna me shtyrje të lehta dhe të ngadalta. Periudha placentare, fillon pas lindjes së bebit. Ajo përfshin daljen e placentës, kordonin umbelikal dhe membranës fetale. Në këtë periudhë nëna vazhdon të shtyjë, për të ndihmuar daljen e pjesëve të placentës.
Nesa Flu (11 vite më parë)
Eda, mu me ka rene tapa mukoide ne mengjes ishte ashtu si thu ti vetem me ngjyre te verdhe dhe e trashe, kurse te nesermen ne darke me kan plasur ujrat. Nga momenti qe me kan plasur ujrat pas 9 oresh kam lindur. Te uroj suksese e dashur.
Dashuria Dashuri (11 vite më parë)
ahahah po kshtu e kam pas ber edhe un pytjen mu kujtu ajo dit eda veq te kesh lindje te leht ishalla e femij te shendosh
Eda Odesa (11 vite më parë)
@ Ada jo une ngjyre te kuqe skam fare , vetem se qe dy dite kisha si sekrecione ngjyre kafe qe perziheshin me sekrecione te bardha. Flm shuuume e dashur per pergjigjen dhe kohen qe more.
Ada W (11 vite më parë)
Lind , me fal se nga cel behen shum gabime.
Eda Odesa (11 vite më parë)
@ Jesi flm shuuuume e dashur dhe une te puth fort. @ Prsh Dashurie , ja tani sa po lexoja se kerkova per tapen mukoide dhe doli pyetja jote qe kishe bere kur te ka ren tapa hahahah... Jo sot nuk ishte ngjyre kafe , sot ishte e bardhe ne te verdh , tamam si e bardha e vezes bile edhe me e trashe. Une gati po rri qysh se prej javes se 32 hahaha...
Ada W (11 vite më parë)
Ne fillim kisha si sekrecion te kuq, pastaj e verdhe me pak roze dhe me von vetem e verdhe. Edhe pse tapa mukoide kishte rene mjeku me tha qe nuk e kisha lindjen afer se nuk isha hapur fare. Un kam lund ne javen e 37+ 6. Ndersa tapa filloi te shkeputej qe ne javen e 36
Dashuria Dashuri (11 vite më parë)
un e kam pas me ngjyra te perzime jo krejt e kafet
Dashuria Dashuri (11 vite më parë)
mua me ka ra 1 jav pjara lindjes tani ka fillu ujt mem ra ne sasi te madhe edhe mbas 2 dite qe mu ka derdh ujt kam lind e po ajo asht tapa mukoide rri gati mund te lundesh edhe me heret sjemi te gjitha njejt
Jesi Jesi (11 vite më parë)
Epo e ke lindjen afer se dhe mua keshtu me kane filluar dhimbjet por jo me intervale kohe konstante por te crregullta. Do zoti te ndihmon ta kalosh sa me lehte lindjen e te lindesh nje bebe shendosh e mire! Na lajmero ne vazhdim. Puc
Eda Odesa (11 vite më parë)
Prsh ada. Po cfare ngjyre ka pas ? Sepse une e kisha vetem me ngjyre te verdhe sot dhe shume e trash tamam cope.
Eda Odesa (11 vite më parë)
Jesi une jetoj ne gjermani dhe ketu i kishin ca rregulla te kota. Une dje gjithe diten kisha dhimbje sikur te menstracioneve po ne intervale kohore te crregullta. Po pres tani se cfar po ndodh a po me vijn dhimbjet apo me plasin ujrat. Valixhen e kam bere gati ka nje muaj se thoja nuk i dihet. Jesi flm shuuuume e dashur per kohen qe gjen te me pergjigjesh cdohere ne pytjet e mija. Te puth fooort
Ada W (11 vite më parë)
Eda mua tapa mukoide me ka rene pjese pjese. Cdo dit nga pak. Nga dita e pare qe filloi te shkeputej un e linda vajzen mbas 10 diteve. Te uroj fat e dashur. Gjith te mirat
Jesi Jesi (11 vite më parë)
nejse, cdo mjek ka menyren e vet te punes me pacientet. Sekrecione nuk besoj te kesh me. Atehere prit ca do ndodhe ne vazhdim, ujra apo dhimbje dhe shko ne spital, mos u merzit se ti tani je ne muajin e 9 dhe eshte normale lindja ne cdo kohe. A e ke bere valixhen gati?
Eda Odesa (11 vite më parë)
Jesi une kam qene para tre ditesh ne kontroll dhe me than deri sa te vijn dhimbjet apo ne rast se te plasin ujrat eja ne spital. A duhet te kem prap nga kjo tapa mukoide,apo kjo vetem njehere del dhe nuk kam me?
Jesi Jesi (11 vite më parë)
mua me ra tapa dhe ujrat s\'me jane derdhur vetem kur mi kane derdhur ne spital mjeku. pse nuk shkon ta besh nje vizite te mjeku per merak? para se te lindja mjeku me pati thene nese ndodh nje nga keto, te derdhen ujrat, nese te bie tapa ose te fillojne dhimjet, ose nuk degjon femijen te leviz per nje dite, do vish per vizite.
Eda Odesa (11 vite më parë)
@ Briseida flm shune dashur per pergjigjen. @ Enajla me,qef do e shtyja edhe ndonje dite,tani ta shohim,do ju lajmroj per cdo gje e dashur. @ Jesi edhe une sekrecione kam qe nje jave shume te trasha me ngjyre te verdh,e qe dy dite kisha edhe sekrecione ngjyre kafe. Sot kur u futa ne banjo pash ate cope te trash ishte si ngjites me ngjyre te verdh. Po pres tani pra se kur me derdhet uji. Flm shuuuume nga ju per kohen qe ndat per mua. @ Enajla edhe ti e dashur lindje te lehte inshallah dhe bebi te shendosh.
Jesi Jesi (11 vite më parë)
Eda ka mundesi te jete tapa mukoide. Mua nuk me ka rene nje cope ashtu si thua ti por gjate gjithe kohes si sekrecione te verdha te trasha me fije gjaku neper te. Kur bie tapa mukoide, lindja eshte shume afer me sa kam lexuar, te une ka rene gjate nates dhe brenda 24 oreve kam lindur. Lindje te lehte e dashur!
Enajla Enajla (11 vite më parë)
Eda me sa kam degjuar eshte tapa mukoidi..Dhe lindjen e ke shum afer..me te degjuar se vet jam ne pritje..po ti na e kalove moj??haha..ne te tjerat po shkojme 40 javeshe e hic asgje..haha..hajt ishalla te ndihmon zoti e lindje te lehte e na trego per cdo gje he??
Desa Desa (11 vite më parë)
po tapa mukoide eshte pak a shume si kjo, vecse mua me ka ardh dhe pak e kuqe jo thjeshte e verdhe. mua me ka rene tapa mukoide te shtunen e kam lind t marten

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?