Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Per Fitesen

Pershendetje Fitesa shpresoj se nuk do te pengoj, duke qene se gjithmon tregon interesim dhe gadishmeri per tu pergjigj dhe informu nenat rreth gjidhenjes,desha te bej pyetje se si ndikojne lengjet (portokall,moll,)ne gjidhenje pasiqe lexova se dikush nga nenat kishte shkruar se nuk eshte mire te konsumohen,flm shume !

Arfiar Arfiar (11 vite më parë)
(11 vite më parë)
Sapo e lexova me vjen mire qe ka ksi nena kaq te mrekullushme siq eshte fitesa gjdo heer me pytje dhe pergjigje te mrekullushme
Arfiar Arfiar (11 vite më parë)
Fitesa te falenderoj shume per pergjigjjen kaq te detajuar ,me te vertet me ka ndihmuar shume si dhe me ka hequr dyshmet per shume gjera ushqimore sa i perket gjidhenjes.Flm per kohen tuaj!
Fitesa * (11 vite më parë)
Fiona, ketu kam nje diete qe duhet mbajtur kryesisht gjate gjidhenjes.. ok? Me Diete nenkuptoj jo diete per t\'u dobesuar, por nje si plan per ushqim..: p.s. Lengu i protokallit shume i rendesishem, dhe natyrisht molla eshte gjithmone e lejuar dhe nuk zevendesohet me asnje peme.. Dieta gjatë gjidhënies Ju nuk keni nevojë për ndonjë dietë të veçantë gjatë kohës kur ushqeni me gji për të siguruar vlerat e duhura ushqyese të qumështit të gjirit, por ju keni nevojë për të ngrënë një dietë të ekuilibruar dhe të shtoni 500 kalori në dietën tuaj të përditshme. Pavarësisht a e bëni ju prioritet të yshqyerit tuaj, trupi juaj do të vazhdojë ta ketë primare prodhimin e qumështit. Nevojat e fëmijës suaj do të jenë të kënaqshme para nevojave tua. Në fakt, fëmija juaj, i cili peshon vetëm pak kg, përmes gjidhënjes do të merr 1.000 kalori në ditë. Kjo ju shpjegon humbjen e peshës suaj gjatë gjidhënjes. Dieta më e mirë për nënat me gjidhënje është ngrënja sa më shumë të ushqimit në vazhdim: - Kungull, fasule jeshile, avokado, leblebia, artichoke, spinaq, mollë, kumbulla, pjeshkë, gjeldeti, oriz, thjerrëza, fara luledielli Ushqime për të shmangur gjatë gjidhënjes - Peshkaqenë, Peshk-shpatë, peshk mbreti skumbri (Këto kanë një përmbajtje të lartë të merkurit) - Tuna (Jo më shumë se një copë ose dy kanaçe 170g në javë) - Kafe (duhet kufizuar në më së shumti dy gota në ditë) lexoni më shumë për kofeinën gjatë gjidhënjes - Përdorimi i ëmbëlsuesve artificial si sakarinë (sucralose është i sigurt) - Qëndroni larg ushqimeve të përpunuara, ato përmbajnë shumë aditivë Vitamina Shtesë & lëndët ushqyesë që nevoiten për dietën gjatë gjidhënjes: - Kalcium: Minimum 1.000 mg është e nevojshme të mirret gjatë ditës. Ushqime që përmbajnë kalcium: kos, qumësht, djathra, salmon, farat e susamit, bajame, lajthi, tofu dhe lakra jeshile. Ju duhet t’I konsumoni nga 4 herë këto brenda ditës. Për foshnjat me intolerancë qumështi (bylmeti) si shtesë kalciumi mund të merr acid laktik kalciumi i cili nuk përmban proteina qumështi - Acidi folik: Gjetur në asparagus, lakër, misër, leblebia, spinaq dhe lëng portokalli. - Zink: Ju nevojitet nga 20 mg çdo ditë. Ushqime që ju mund të hani dhe që ju ndihmojnë të moss merrni vitamina shtesë: vezë, mish, tërshërë, kikirikë dhe karkalecë deti. - DHA & AA: Këto janë dy yndyrna shumë të rëndësishme që nevojiten për zhvillimin e trurit të foshnjës. Ushqime që përmbajnë këto yndyrna janë: arra, perimet jeshile, vaj luledielli dhe peshk yndyror si harengë, sardelet. - Choline (gjendet në B – complex vitamina): gjithashtu nevojitet për zhvillimin e trurit të foshnjës. Ushqime të pasura në choline janë: Vezët dhe mishi i viçit. - Mos harroni të shtoni një multivitamin në dietën tuaj gjidhënëse sigurohuni se ai përmban hekur. Hani ushqime që përmbajnë hekur çdo ditë. Mishi i kuq është burim i mirë. Për ushqimet pa mish, por me hekur, mund të konsumoni drithëra për mëngjes ose perime të gjelbra, I shtoni edhe disa vitaminë C sic mund të jetë një gotë me lëng portokalli së bashku me ushqimin për të rritur absorbimin e hekurit. :)
Fitesa * (11 vite më parë)
Aww Fiona, me nderove shume me kete drejtim, pavaresisht se po ndihem pak ne siklet se nuk po du ashtu me u kthy vemendja e lexuesve.. nejse,, :) do tmundohem me aq sa di. Per hir te nenave qe vazhdimisht perballen me furnizimin e qumeshtit te gjirit, do ta pergadis nje artikull dhe do ta postoj in shaa Allah. E kam bo kerkesen qe ketu te na bohet rubrika vetem per gjidhenje, mirepo akoma nuk u bo per shkak se jane duke mendu si do te duket, pak a shume nje dizajn me pas. Kshtu pak problem se sa po hapet nje teme e mire, po fusim shenime te rendsishme, masnej me kalimin e kohes ajo teme po humbet dhe te tjerat qe vijne pas disa diteve nuk e shohin. Fiona te lutem ki durim deri sa te perfundoj dhe postoj ok?

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?