Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Cka ndikon qe tmos kem mjafte qumesht (gji)?!
Nena sot pata vajzen ne vizite (6 jav e gjyme i ka),100 gr i kishte shtuar qe 2 jave.Shume pak.Mjeku e kontrolloj e me tha mire eshte vajza.Dmth arsyeja e mos shtimit te peshes jam une!Nuk po di pse skam qumesht kur ne fillim pata mjaft,sa e largoja me pomp.Une po ha,spaku 2 her ndite,pi uj,naj leng,ha embelsira,sdm tash bakllav qe ishte bajrami.Jam ne stres sepse nuk dua aspak ta ushqej me shishe vajzen.Ju luuutem me gjithe zemer me jepni nje sygjerim si tw shtoj qumeshtin?
P.s.njeku ia dha du vitamina vajzes?!A ndikojne dicka negtivisht? Ju falenderoj paraprakisht.
Ami <3 (11 vite më parë)
Fitesa * (11 vite më parë)
:), perqafoje vajzushen ne vend meje :d
Ami <3 (11 vite më parë)
Fitesa e pata borgj me te treguar qe vajza ime mire kishte shtuar peshe,dje e pata ne kontroll.Per 6 dit 200 ge kishte shtuar.Te falenderoj shume per kurajon dhe keshillat e dhena :)))
Fitesa * (11 vite më parë)
Ami, mos u bazo ne askend, ngase secila kemi organizem te ndryshem . Dhe edhe ne sikur bebet nuk jemi te gjithe moshataret me nje peshe dhe gjatesi, jemi ndryshe ndryshe.. Per ta vertetuar se a po ushqehet mire vajza, percjelle pelenat a po i ka te lagta deri ne 6 cope brenda dites, nuk mundesh ndoshta me dijte ngase smudnesh me pa sakte sa here po urinon, mirepo ne qofte se nuk e lage per disa ore atehere e ven re shume shpejte. Mos u shqetso Ami, se sic te kam shkru keto jane shenja qe vajza po kalon ne fazen tjeter, mundohu sa ma gjate ta mbash ne njerin gji, deri sa te mos qete me .. Sasia e fundit e qumeshtit eshte me yndyrore dhe kjo e trashe bebin me se shumti. Qumehsti i fillimit e freskon, ndersa e fundit e trashe. Lere pompen dhe mos e bezdis veten ashtu. Pompa sa eshte e mire edhe eshte e demshme ne disa raste, prandaj jo domosdoshmerisht duhet ta perdoresh pompen. Rri afer bebit dhe afroje sa me shume ne gjoks. Rri pjesen e siperme thuajse te zhveshur brenda dhomes, dhe bebin zhvishe vetem ne pelene, ashtu mbaje afer, ndjeja aromen dhe kenaqu me prezencen e saj. Ami, kenaqesine qe e ndjene sa e ke bebin afer, edhe kjo ndikon shume shume ne shtimin e sasise. Duhet ta kemi te kjarte qe me se shumti furnizimi bazohet nga sinjalet qe marrim ne trurin tone. Mos bej me krahasime me kunaten apo ate apo ate. Ti je vetja dhe bebi jot eshte vetja e saj dhe do te rritet pa u bazuar ne askend. ok? 10-12 here mire po tingllon.. vazhdo sa me shume.. qetesohu e dashur, mos i merr gjerat me stres. kur mundesh hy ne youtube, apo ne ndonje faqe tjeter dhe shiqo video e foto te nenave duke i ushqyer bebet me qumehst gjiri, kjo do te te sinjalizoj ne trurin tend.. Ne daq me beso ne daq mos, gjersa une shkruaj ketu per gjidhenjen, vazhdimisht e kam ne mendje djalin tim qe momentalisht nuk e kam afer per ta ushqy,, dhe kjo me ndikon shume ne furnizim.. sapo takohemi pas orarit te punes, ate e ofroj dhe e ushqej mire e mire.. Gjate kesaj kohe te nxehte, ai darken e kalon vetem me qumesht, dhe flen shume mire qe prej ores 7 e mbremjes deri ne 6:00 ne mengjes,, natyrisht gjate nates disa here kerkon te pije.. :)
Ami <3 (11 vite më parë)
Fitesa une jetoj ne ks,ne Prizren.Une nuk e kam te kjart arsyen e mos mjaftushmerise se gjirit?!Kunata ime ka qen e zajft mjafte dhe nuk ka pasur orex aq,por qumesht ka prodhuar mjaft,sa vajzen mezi e largoj nga gjiri 18 muajshe!Ndoshta jan problemet gjate shtazanise,kam perdor bajgi terapi,kam pas infeksione..Lutem qe te ma rikthej Allahu gjirin se e dua me te vertete. ......Ia kam shenuar vajzes para 2-3 dite sa here po pin dhe sa gjate,e 10-12 here gjate 24 oreve.Nga 5-10 min.Sot po pin shpesh,dhe pastaj po ia nxeri me pomp te dores,por 10 ml spo del me shume!!Ia dhash me lug me zor,se e nxjerke gjuhen!Do provoj keshtu dhe ti perdori ato cka mi sygjeruat(cka kam mundesi) dhe te shtunen e kam kontrollen ta shoh si po del rezultati.........Ju uroj gjitha te mirat.
Fitesa * (11 vite më parë)
Ami, vazhdo te pijsh uje dhe lengje, assesi t\'ia teprosh me embelsira apo lengje te embla, mjafton nje leng apo ujin ta embelsosh me mjalt por jo me sheqer. Mundsisht ne qofte se mundesh porosit tableta/kapsula te bimes fenugreek, po qe se nuk ke ku me i porosite, atehere mund te marresh dhe vaj nga po kjo bime. Ne qofte se din anglisht hy dhe lexo ketu per kete vaj: http://www.wisegeek.com/what-is-fenugreek-oil.htm Kete vaj mund ta blesh ne Bionatyral Shop te Qafa ne Prishtine, nuk e di a ke edhe ne Shqiperi, sigurt ka vetem duhet me pyt ku ka dyqane me produkte natyrale bimore. Po ashtu, kungulli eshte i mire per shtimin e qumeshtit, farat e zeza ti konsumosh ne nderkohe, leblebiat, produket qumeshtore munden me qene te mira por bebi mundet edhe me pas alergji nga produktet ditore qumshtore.. pastaj, misherat e kuqe jane te mira, majonezi, tershera (dritherat ne pergjigjesi), mund ti marresh te gatshme te shtypura qe i perzien me jogurt apo me qumesht dhe i embelson me mjalte. Ne nderkohe, mbaje vajzen thuja se vazhdimisht ne gji, afer gjirit. Mbaje afer gjoksit tend edhe kur nuk eshte duke pire, ledhatoje e kendoj, kalo kohe me te duke mos mendu per asnje pune tjeter qe te pret ne shtepi... me rendesi primare eshte shendeti i femiut tend. U kenaqa qe lexova per perkushtimin dhe vendosshmerine tende per te vazhduar me gjidhenje,, mashaAllah Ami.. jam shume e sigurt qe do t\'ia arrish dhe te jesh e sigurt qe nuk do zhgenjehesh me rezultatin. Na shkruaj per cka do qe ke nevoje.. te pakten na trego pak a shume ne pika te shkurta si vepron, se mbase ashtu do te dijme ku mund te kesh nevoje per kshillim.. ok?
(11 vite më parë)
sa per vitamiman per mendimin time nuk ndikojne asgje negativ,me kan ashtu mjeku nuk ti jep keto vitamina.
(11 vite më parë)
Pajtona me Amalia.une shum kam ngren embel por jo se ish kote tybe.por pij uje langje sa me shum qaj kamomil.une kam pije edhe qaj rusi shumm kah u sillsha bil..e shpresoj qe te vjen qiri me shum.
Louisa ~<3 (11 vite më parë)
Lengjet dhe embelsirat jane gabim :) per me pas gji, duhet tre litra uje, nje liter caj fenchel+kamomil. Sa me pak kafe, e sa me shume gjellera. As stres nuk ben me pas. Mandej nese ke deshire kengje, nje gote ne dite mundesh, e ate te perzier me 50% uje. Bebin me shti sa me shpesh ne gji. Edhe nese e zen gjumi duke pi, ti nuk duhet me hjeke 20 min prej gjirit. Ia preke qafen pse faqen bebi vazhdon me thithe. Gjithmone e vazhdon ne ate gjoks ku e ke kene ushqimin heren e fundit. Shkru ne leter se sa shpesh edhe sa gjate po pin. Ashtu e kontrollon a po pin mjaft gjate edhe mjaft shpesh. E din se kur u be koha me i jap. Edhe besoj rregullohet :)

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?