Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Si jeni ndjere kur burri ka qene i papune?
Pershendetje Nena,
Desha te ndaj me ju nje shqetesim. Qe prej nje viti e kam burrin te papune dhe une e mbaj shtepine (5 persona) fal punes qe kam. Gjate kesaj periudhe jam merzitur aq shume sa ska me, saqe me vjen inat kur e shoh qe nuk eshte i shkathet per te gjetur nje vend pune dhe zihemi shume koheve te fundit. Po ju a jeni ndjere kaq keq ne situata te tilla? Si ia keni dale? Faleminderit per keshillat
(11 vite më parë)
Egzona Mushica-hoti (11 vite më parë)
Gena ti shum mir qe po punon vet edhe un e kam pas burrin pa pun deri para 2 muaji per shkak studimev na kemi pas te ardhme nga vjerri por ska ma keq se met majt dikush nen stop me ta majt nhund.ti apet je tu punu vet e man familjen vet se sa met majt dikush po shyqyr burri filloj punen.edhe ti nese ai sdon eshte ndryshe a nese ska ski pse mu perla me zorr sun hin me punu.por prap ishalla gjen pun sa ma shpejt
Meri X (11 vite më parë)
Ka pasur vit shume te ngarkuar me pune ai eshte sipermares ne ndertim dhe veshtersite e punes nga mengjesi heret deri vone shume ne darke pergjegjesi dhe presione ne pune bejne te veten por besoj eshte dhe titpi qe i perjeton shume gjerat pasi mer veten fillon i mer prap punet me shume zell dhe kjo i shkakton shume humbje energjish :( Kjo gje varet me teper me llojin e karakterit te njeriut se sa sensibel eshte, ti e njeh me mire bashkshortin tend por nese e sheh qe ate e lendon fakti qe eshte papune dhe ben te pamunduren per te filluar dhe nuk gjen ben mire te bisedosh qete pa e ven ne siklet
(11 vite më parë)
Meri x, une perpiqem ta mbaj veten qe te mos i bej presion, por dikur me iken edhe mua durimi dhe e qortoj. Nuk me vjen keq fare ndonjehere se kam nje vit qe i lutem qe te gjeje pune se jemi familje e re dhe pa shtepi... Po bashkeshorti yt meri x pse ka kaluar ne depresion?
Meri X (11 vite më parë)
Shume delikate eshte kjo situate por te pakten te te ndihmoj me femijet ose me punet e shtepise dhe nese paga jote perballon jetesen mos u shqeteso shume. Une kete muaj jam pakashum ne kete situate pesh shkak te depresiont burri im ndihet i paafte per te dal ne pune dhe u be gati nje muaj qe po qendron ne shtepi e keqa eshte se paga ime nuk na e siguron jetesen dhe kjo me shqeteson nese do mundja te mbaja familjen nuk do ndihesha shume e shqetesuar se perjudhat e papunesise keshtu jane njeher njeri njehere tjetri POR shendeti mbi te gjitha dhe kujdes me burrin mos i bej shume presion se dhe ai e vuan papunesine.
Alea Morina (11 vite më parë)
Ne qoftese gruja punon e burri si ndihmon ne shtepi hiq qe te shpaguaj veten, te beje punet e shpies si vajzen dhe kur te vjen gruja prej pune pak ti ket gjerat e lehetsuara ne shtepi dhe ai nuk interesohet per asnje pune te vetme ne shtepi vetem shetit ose rri shiko tv dhe nuk interesohet per beben per ndonje pune ne shtepi ateher para si kisha dhene as per nje kafe te vetme. Sepse shum shum shume eshte veshtire te gjendet pune sot me lehet gjejne femrat se meshkujt amo kur je puntor bene diqka mundohesh diqka nuk rri kot.
Art A (11 vite më parë)
Un nuk punoj edhe nuk thash qe nina mire qe spunon perkundrazi gjith menoj tkish me hi ne pun po foli per burr temin aj e nin veten shume keq qe nuk eshte ne pune mirepo nese e sho qe nuk po kerkon pune e po menon me majt un ton jeten se ashtu msohet keq jo nuk i kisha jep normal per me hanger buke po a per yjera sene jo
Jesi Jesi (11 vite më parë)
Zoti nje familje e ve ne prove ne mnyra te ndryshme, megjithese une mendoj se semundja eshte me e keqja qe mund te na ndodhe, pastaj te tjerat me vullnet e durim kalohen, jane te perkohshme. Nuk e ke di ku jeton, por kudo te jesh me kete kohe qe ka ardhur, e kuptoj qe e ke shume te veshtire te kaloni me nje rroge. Papunesia eshte nje nga plaget me te medha te shoqerise sone qe sjell shume probleme ne familjet tona, eshte e kote t\'i permendesh se te gjithe i dime pasojat e saj. Me e keqja do ishte sikur burri yt dhe te mos punoje dhe te shpenzoje leket qe ti fiton. Por bej durim e dashur, falendero zotin qe ke ti punen dhe ja dilni, me veshtiresi kuptohet. Imagjino larg qofte sikur te dy te mos punoni... :-( Uroj qe ta kaloni sa me shpejt, vetem bashke duke mbeshtetur njeri tjetrin do mund ta kaperceni kete periudhe te veshtire qe po kaloni!
Louisa ~<3 (11 vite më parë)
Arta, e psh mos me punu ti, e me punu burri yt, qysh ishe ndje zi me te thene ai nese nuk gjene pune para prej meje ska? Pse behet pyetja kir lidhe kurore ne te mire dhe ne te keqe me qene bashk? Nuk eshte fjala PO vetem po e them sa me lidje kurore e pastaj nuk po veproj ne ate menyre, kur jemi te martuar dhe kemi femije, nuk jemi me cift, por jemi 1 familje, dmth 1, te gjithe se bashku, ska lidhje kush fiton a kush jo, kush me shume a kush me pak, parate jane te familjes dhe jane te drejtat e barabarta
Art A (11 vite më parë)
Edhe mu mka met burri pa pune mirepo kemi edhe te ardhura te tjera fale Zotit mirepo perlahem naj here me to qe nuk eshte ne pun po edhe pak mka pshtu qe eshte ne shtepi se me ndihmon shume rreth djalit po edhe e di qe ma shume e nin veten keq aj qe sesht ne pune se sa un per te e sho qe eshte shume i merzitur a nese eshte demel e sdon me punu un ja kisha tregu kufinin edhe ja kisha qit do kushte nese nuk gjen pune ma pare prej meje ska
(11 vite më parë)
Faleminderit per pergjigjen. Ne fakt verej dembelizem, prandaj nervozohem shume saqe ndonjehere nuk dua ta shoh me sy dhe me shpifet. Kam nje vit qe i them te aplikoje ne njoftimet qe dalin ne internet por nuk pranonte. Jam shume shume e merzitur, per me teper qe kemi edhe nje vajze te vogel dhe shpenzimet jane te medha :(((
Liza15 (11 vite më parë)
Nese kerkon shume pune, dhe nuk gjen, atehere mos i bej presion, sepse edhe ai besoj qe ndjehet keq. Por nese nuk kerkon pune, ka rene rehat meqenese ti punon, atehere eshte mire te bisedoni per kete gje. Thuaj cfare te bejme nese edhe une e leshoj punen? Perndryshe nuk besoj qe ka mashkull qe nuk deshiron te punoje, tjeter eshte qe eshte kohe krize dhe veshtire te gjendet puna.
Louisa ~<3 (11 vite më parë)
Gena, edhe zonja e pare e usa, michelle obama, e ka mbajte nje kohe barack dhe familjen, sepse ai ka qene pa pune....Nese eshte dembel e sdo me punu isha nervozu, ama nese nuk gjene pune, ska asgje te keqe, dikur e gjen
Alea Morina (11 vite më parë)
Kur jam fejuar une ka qene pa pune, tani pak para se mu martu eshte me pune, eshte nje gje shume e keqe te mbarosh studimet e te jesh pa pune dhe ne qoftese ska studime ai duhet te jap max. te punoj, ne qoftese interesohet shume ai te punoj por fati e do ashtu qe smund te gjej mundohu ta mbeshtetesh shume, ne qoftese nuk ja nin se ti ja siguron jeten ateher mos i ndihmo shume kur te lyp te holla apo diqka ankoju.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?