Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Metodat e gjysheve për zbulimin e gjinisë së foshnjës
Me qindra vite, shtatzënat u kanë besuar metodave të ndryshme të plakave për zbulimin e gjinisë së foshnjës, ndërsa ka ndodhur që nganjëherë ta kenë qëlluar e nganjëherë jo.

Ndërkaq, edhe pse fjalët e gjysheve nuk janë edhe aq të sakta, megjithatë janë më interesante se amniocenteza dhe ultrazëri. Më poshtë do të paraqesim disa nga “diagnostikimet” më të vjetra për gjininë e foshnjës, ndërsa ju mund të argëtoheni duke i bërë këto teste.

është vajzë nëse:

Keni mundime në mëngjes në fillim të shtatzënisë
Rrahjet e zemrës së foshnjës janë së paku 140 herë në minutë
Ndjeni rëndesë në ije dhe në prapanicë
Gjiri i majtë është më i madh se i djathti
Flokët tuaja marrin shndritje në të kuqe
Barku është në formë të shalqirit
Ju hahen ëmbëlsira
Ju pihet lëng portokalli
Shpesh jeni idhnake
Ju dalin puçrra
Nuk ju hahen cungat
Gjinjtë fillojë t’u rriten që në fillim të shtatzënisë
Ktheheni në jug kur flini
Nëse shuma e viteve tuaja në momentin kur keni ngelur shtatzënë dhe numri rendor i muajit kur keni mbetur shtatzënë, japin numër tek

është djalë nëse:

Nuk keni mundim në mëngjes në fillim të shtatzënisë
Rrahjet e zemrës së foshnjës suaj janë më pak se 140 herë në minutë
Ndjeni rëndesë në pjesën e përparme të barkut
Barku juaj duket si top basketbolli
Aureolat e gjinjve tuaj janë dukshëm të errëta
Ju hahet njelmët dhe thartë
Ju hahet mish dhe djathë
Qimet në këmbë ju rriten shpejtë
Duart i keni të thata
Ktheheni kah veriu kur flini
Babai i ardhshëm trashet
Jeni zbukuruar
Urina është me ngjyrë të verdhë të ndritshme
Hunda u zgjerohet
Nëse unaza e varur në një pe fillon të rrotullohet mbi bark
Keni kokëdhimbje
Nëse shuma e viteve tuaja në momentin kur keni ngelur shtatzënë dhe numri rendor i muajit kur keni mbetur shtatzënë, japin numër çift
Delisia Delis (11 vite më parë)
Berisha Majlinda (10 vite më parë)
Haha edhe mua gjyshja me thot keshtu per djal gjinekologet here me thojn djal her vajz ! Pres te behem nene per here te pare dhe kenaqem kur degjoj keshtu sa ndjenj e bukur qe qenka
(11 vite më parë)
hahha nesaa pse moj hajt se tkanqin ama qika ma mire haha
Lule E Bukur (11 vite më parë)
Une sipas qeti shkrimi delisa e pasna djal haha hala nuk me ka tregu mjeku gjinin
Nesa ♥ ♥ ♥ (11 vite më parë)
hahaha lavdije jo ishalla 3 djem, se skam qeeeeeeeef
(11 vite më parë)
hahahahha oj nesa po te dlain djem hahhahha edhe ty sikur lumnies qe mjekt i kan than djal dh ei dul vajze hehehe
Nesa ♥ ♥ ♥ (11 vite më parë)
hahaha sa interesant mu mjeku me ka than qe pres 3 vajza, dhe nuk e kam asnjeren nga shenjat me lart ahahahahaha
Bebi Bebushi (11 vite më parë)
Hahahahahahahahaha un e kisha qik ni plak mthojke djal edhe pik hahahaha sa kesha
Art A (11 vite më parë)
Hahahhahahha un shejat e qikes i kom pas e kom bo djal
Delisia Delis (11 vite më parë)
Flm shqipja lus cdo dite zotin qe te me plotesoje deshiren e madhe qe kam
******* Shqipjaa ******* ** (11 vite më parë)
oj delisa hajt loqk se bohet mir veq mos i humb shpresat....se heret qenka mas 17 vjetve po jesin e ti hala frik kuke.......fatmire mir jem edhe na ..shyqyr qeje mir ti ekalofsh nje dit te mbar
V F T (11 vite më parë)
Shqipe valla qitu tu punu,me shtatzanin shyqyr zotit deri tash shum mire,ty qysh tkom qysh mi ki engjujt e vegjel..
Delisia Delis (11 vite më parë)
Jo shqipe kam 3 vjet e gjysem qe kerkoj por asgje.
******* Shqipjaa ******* ** (11 vite më parë)
oj fatmire ku tka oj loqk aje mir moj em shtatzani si pe qonn
V F T (11 vite më parë)
Delisa mua me.ka thene gjinek...per gjinin vajz po per qudi une skam pas mundime edhe vetem 3her deri tash kam vjell edhe ate ne fillim e teprojsha me ushqim hahahaahaha...floket uff mu kan bo te thata edhe hiq spo shendritin,aureolat e gjinjeve me jan bere ngjyre e kaft e mbyllt,embelsirat jo shum kam pas deshire me hanger,kurse ushqimet e njelmeta po..
******* Shqipjaa ******* ** (11 vite më parë)
pse edashur spo mbetesh shtatzane?
Delisia Delis (11 vite më parë)
Aman ku do ta provoj dhe une ate ndjesi o shqipe po cmendem
******* Shqipjaa ******* ** (11 vite më parë)
ahhahahaha delisa flm per ket shkrim interesant,,,,emua sme ka ndodh kjo asnjera vlen me cek se ne qik kurr askund sme ka dhimmt veq barkuq emu ka rrit kam aps shtatzani perfekte.....eper haje ne qik edhe en djal qokolladat dhe akulloret hmmmmm jam knaq.,...e ne djal hiq skam mujt kam pas vjellje deri en 3muj gjith kohen me terapia kam qen....barkin zot mosum shti ngjyna shum te ekq ekam pas kunder qikes....aaaaaa ne shtatzanin me djalin pitet shum mukan hangerr

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?