Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Si mendoni nena, a ka shtuar bebi im pak?

Pershendetje nena te dashura. Djali im ka lindur 2.300 g.Kur e peshova per here te fundit djali ishte 3 muaj pa 6 dite dhe peshonte 4.600g.Pediatria me tha qe nuk ka shtuar shum dhe mund te kete nevoje per ushqim shtese,mgj tha qe ta peshojme edhe 1 here tj pas 2 javesh.Ju si mendoni,a ka shtuar pak?

(11 vite më parë)
Fitesa * (11 vite më parë)
eh pra atehere Xhuliana rri shlire dhe pa asnje dert. Djali shume mire qenka.. tlutem mos beje kete perzierje pa nevoje.. vazhdo ushqeje me qumesht gjiri sa me shume te mundesh.. Qumeshti shtohet ashtu si i jep..
(11 vite më parë)
Fitesa,shpesh urinon djali,esht mjaft aktiv,qesh,nga kolikat nuk vuan. Eh magi,edhe djali im te njejten gje ben,perton te thithe edhe merzitet.Shum flm per pergjigjet tuaja.
Fitesa * (11 vite më parë)
Xhuliana, jashteqitja eshte normale tani te vije me rralle ashtu sic e ceke ti. Ishte fjala a urinon deri ne 4-5 here ne dite.. percjelel kete dhe mund ta kuptosh vet. Ne nderkohe a qeshet djali, a luan, flen mire? ka ndonje shqetesim nga kolikat? Ne qofte se te gjitha keto jane ne rregull, ske nevoje te shqetesohesh. Mbaje me shpesh ne gji (gjoks) dhe sigurohu qe ta pije gjirin deri ne fund ngase tek kah fundi fshihen gazrat. Ne fillim mund te vije qumeshti me i kthjellet dhe pastaj shkon duke u renduar. Per ta shtuar qumeshtin, perdor sa me shume uje, pije se paku 2 litra ne dite.. mudnesisht perdore miellin e tersheres, dritherat ndihmojne.. por ka mundesi dh ete ket alergji.. ne qofte se ne familje ska ndonje histori alergjie atehere je ne rregull. po ashtu e njejta vlen per bylmetin. Ketu do e postoj nje artikull qe kam perkthyer enkas fillimisht per bebaime.com qe mund te sherbehesh me te.. Dieta gjatë gjidhënies Ju nuk keni nevojë për ndonjë dietë të veçantë gjatë kohës kur ushqeni me gji për të siguruar vlerat e duhura ushqyese të qumështit të gjirit, por ju keni nevojë për të ngrënë një dietë të ekuilibruar dhe të shtoni 500 kalori në dietën tuaj të përditshme. Pavarësisht a e bëni ju prioritet të yshqyerit tuaj, trupi juaj do të vazhdojë ta ketë primare prodhimin e qumështit. Nevojat e fëmijës suaj do të jenë të kënaqshme para nevojave tua. Në fakt, fëmija juaj, i cili peshon vetëm pak kg, përmes gjidhënjes do të merr 1.000 kalori në ditë. Kjo ju shpjegon humbjen e peshës suaj gjatë gjidhënjes. Dieta më e mirë për nënat me gjidhënje është ngrënja sa më shumë të ushqimit në vazhdim: - Kungull, fasule jeshile, avokado, leblebia, artichoke, spinaq, mollë, kumbulla, pjeshkë, gjeldeti, oriz, thjerrëza, fara luledielli Ushqime për të shmangur gjatë gjidhënjes - Peshkaqenë, Peshk-shpatë, peshk mbreti skumbri (Këto kanë një përmbajtje të lartë të merkurit) - Tuna (Jo më shumë se një copë ose dy kanaçe 170g në javë) - Kafe (duhet kufizuar në më së shumti dy gota në ditë) lexoni më shumë për kofeinën gjatë gjidhënjes - Përdorimi i ëmbëlsuesve artificial si sakarinë (sucralose është i sigurt) - Qëndroni larg ushqimeve të përpunuara, ato përmbajnë shumë aditivë Vitamina Shtesë & lëndët ushqyesë që nevoiten për dietën gjatë gjidhënjes: - Kalcium: Minimum 1.000 mg është e nevojshme të mirret gjatë ditës. Ushqime që përmbajnë kalcium: kos, qumësht, djathra, salmon, farat e susamit, bajame, lajthi, tofu dhe lakra jeshile. Ju duhet t’I konsumoni nga 4 herë këto brenda ditës. Për foshnjat me intolerancë qumështi (bylmeti) si shtesë kalciumi mund të merr acid laktik kalciumi i cili nuk përmban proteina qumështi - Acidi folik: Gjetur në asparagus, lakër, misër, leblebia, spinaq dhe lëng portokalli. - Zink: Ju nevojitet nga 20 mg çdo ditë. Ushqime që ju mund të hani dhe që ju ndihmojnë të moss merrni vitamina shtesë: vezë, mish, tërshërë, kikirikë dhe karkalecë deti. - DHA & AA: Këto janë dy yndyrna shumë të rëndësishme që nevojiten për zhvillimin e trurit të foshnjës. Ushqime që përmbajnë këto yndyrna janë: arra, perimet jeshile, vaj luledielli dhe peshk yndyror si harengë, sardelet. - Choline (gjendet në B – complex vitamina): gjithashtu nevojitet për zhvillimin e trurit të foshnjës. Ushqime të pasura në choline janë: Vezët dhe mishi i viçit. - Mos harroni të shtoni një multivitamin në dietën tuaj gjidhënëse sigurohuni se ai përmban hekur. Hani ushqime që përmbajnë hekur çdo ditë. Mishi i kuq është burim i mirë. Për ushqimet pa mish, por me hekur, mund të konsumoni drithëra për mëngjes ose perime të gjelbra, I shtoni edhe disa vitaminë C sic mund të jetë një gotë me lëng portokalli së bashku me ushqimin për të rritur absorbimin e hekurit. Mjekim bimor që është e sigurt gjatë ushqyerjes me gji - Vitamina D: Ushqime që përmbajnë vitaminë D për të shtuar në dietën tuaj të qumështit të gjirit: peshk me vaj, margarinë dhe produktet e bulmetit. lexoni më shumë vitaminë D dhe ushqyerjes me gji Gjërat që mund të irritojë fëmijën përmes qumështit të gjirit tuaj-(intolerancës ushqimore): Çdo fëmijë reagon ndryshe ndaj ushqimeve që nëna konsumon. Nëse fëmija juaj është i shqetësuar veçanërisht një ditë, duhet të kujtoheni se çfarë keni ngrënë në njëzet e katër orët e fundit. Në qoftë se një ushqim ju duket I dyshimt, hiqni atë nga menyja juaj për disa ditë. Në qoftë se fëmiu juaj nuk ankohet pas një ushqimi që keni ngrënë disa ditë, atëherë mund ta vazhdoni.. Por në qoftë se keni dyshime, atëherë këtu është një listë me ushqimet që mund të shkaktojnë problem te fëmiu: - Bulmet: Një alergjen potencial. - Të bardhët e vezës - Gruri - Brokoli, lulelakër, lakër. Qepa dhe lakëra shkaktojn gazara ndonjëherë. - Kafe, çaj dhe çokollatë.. përmbajnë kafeinë - Ilaçet e ndryshme të cilat kanë të përshkruar ndalesën e konsumit gjatë gjidhënjes Këshilla për ushqyerje me rregull: - Përpiquni të konsumoni të paktën tre racione në ditë me yndyrë jo shumë të lartë. Mund të konsumoni vajra vegjetale, gjalpë ose majonezë. Hani kryesisht vaj ulliri. - Pini së paku 2L ujë çdo ditë. - Qëndro larg nga duhani. Nikotina kalon direkt përmes qumështit të gjirit për foshnje. Nëse ju nuk mund ta bëni këtë, atëherë të paktën sigurohuni që një orë së paku të ketë ndërmjet deri në ushqyerjen e radhës. - Qëndro larg nga alkooli, ajo mund të vonojë rritjen e foshnjës dhe shumë e shumë problem tjera që akoma nuk janë identifikuar. - Qëndro larg nga çdo bar që nuk janë të përshkruara nga mjeku juaj, sidomos laxative, qetesues, antidepressant, etj.. - Mundohuni të qëndroni larg nga ushqime me sheqer të tepërt apo të kripur. ==================
*shtrengata* * (11 vite më parë)
Xhuliana edhe djali im per pak mbush 3- muajsh... Kam vené re që ditët kur konsumoj lëng frutash te freskëta + [karrota sidomos] kam prodhimtarifa me telarte me rrine gjokset te rëndë.. Kur spi e shoh që dhe djali grindet jo se ska por e do me presjon.. Haha Po ty te grindetdjali??
(11 vite më parë)
Ne fakt djali im del jasht 1 her ne 5 apo 7 dit,nuk e di a esht problem.Edhe dicka tjeter,me duket sikur nuk po kam sh qumesht,cfar mund te bej per ta shtuar?
*shtrengata* * (11 vite më parë)
Mendo që bebi kq lindur i vogël... Ne tremujorin e pare foshnja duhet te dyfishojë peshën e lindjes... Prandaj dhe bebi jot është ne rregull brenda parametrave. Shtimi ne peshë seshte i njejte tek te gjitha bebet por varjon sipas fizionominë. Por te keshilloj te shohesh te gjithe parametrat si gjatësi, perimetrin e kokës etjjj. Shtimi është i mire ndaj mos u streso por vere bebin shpesh ne gjoks. Klm
Fitesa * (11 vite më parë)
Xhuliana, me aq sa e di une, me aq sa jam e informuar bebet e lindura me peshe te vogel nuk eshte mire per organizmin e tyre te shtojne shume peshe. Dhe ajo qe duhet te permendet ketu eshte se nje femije pritet te dyfishoj peshen e lindjes ne muajin e 5-6, prandaj nuk ka asnje nevoje per shqetesim. Une po te isha ne vendin tend as qe do isha menduar a ti shtoj ushqim shtese apo jo. Nuk ka nevoje per shtese aspak. Paramendoje sikur te filloj femiu te kete barkqitje e alergji apo ku ta di ndonje problem tjeternga qumeshti pluhur? Dhe pa nevoje ti shtohet.. nuk ka kurfar nevoje.. Xhuliana, mos u ndiko e dashur.. jo te gjiteh doktoret jane profesionist laktacioni, prandaj edhe keshillat merri me nje rezerve. Ti shiqoje bebin a po i lag mujaftueshem pelenat.. dhe me duhet ta theksoj se bebet qe ushqehen me qumesht gjiri, primare e kane zhvillimin ne tru .. me shume se sa peshen e trupit.. ngase vet proteinat e qumeshtit te gjirit jane me cilesore .. prandaj mendo mire para se ta besh kete shtese pa ndonje nevoje..

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?