Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Shoqja - shoku imagjinar

Vajza ime 3 vjece para nje viti filloi te permendte nje "shoqe" te saj Linda. U interesum ne cerdhe mos ndoshta ka ardh ndonje vajze e re, por jo, nuk kishte asnje Linde.. Ajo e permendt vazhdimisht, "Shoqja ime Linda, ka keshtu floket, ka keshtu syte, ben keshtu, ashtu " cdo gje e krahasonte apo ia pershtatte edhe Lindes. Sikur vertete e kishte ate shoqe dhe thuase vertete ashtu kishte pare. Ne cerdhe ka nje shoqe me te vecante dhe edhe shume shoqe tjera dhe e dojne te gjithe, eshte shume e shoqnume dhe nuk i nguc femijet e para asnjehere. Edhe ne shtepi asnjehere nuk lihet pas dore apo te ndihet e vetmume. Tash qe ka edhe vellaun arsyeja e ndjenjes se vetmise nuk vie ne shprehje. Ditet e fundit e ka ndrru emrin "shoqja" e saj, tani e ka Liona, dhe kjo shoqe ndonjehere edhe i thot qe "duhet veshur kete fustan, apo bere kete apo ate".. :), Ajo vazhdimisht e permend tani Lionen. Nuk e din, sigurisht ne cerdhe secili femije e ka shokun/shoqen imagjinare per te cilin flasin sipas deshires se tyre. Mua me gezon shume fakti qe vajza ime ka kreativitet, ka imagjinate aq te kthjellet sa te krijoj shoqen e saj imagjinare..Dhe ne asnjehere nuk i themi Mjaft u talle apo mos imagjino gjera.. Ne ndonjehere edhe i dergojme te fala "shoqes" se saj dhe e falenderojme kur ajo na dergon te "fala" :) Po femijet e juaj? A kane shoqeri imagjinare :) Si reagoni ju kur ata i permendin?

Fitesa * (11 vite më parë)
(11 vite më parë)
Drini shok imagjinar nuk ka,ne vend te tij e ka kerrin(qe e ka emrin gegi),ka qene nje kohe qe edhe kur ka hanger buke,ka dale ne ballkon edhe i ka thane \"gegi a don buke,a don uje\"ose ka shku e ka marr mollen ose bananen edhe ia ka fru kerrit edhe i thojke\"gegi merri pak haje\",e don jashtezakonisht shume,,tju tregoj nje histori qa ka ndodh veres, e ka mbush shishen me uje edhe thojke po i jap gegit me pi uje,une e shikova njehere edhe ish kane tu ia lag gomat,mire shume,,e lashe ashtu,kur ka shku burri me ndea kishim me ardh ne pr,te dyja uleset e para krejt uje,edhe ky thojke i kam jep gegit uje me pi se nxet shume\"...gjithqka qe ban e lidh me gegin e tij,edhe eshte ne gjendje gjithe diten me fol per te,,,ndoshta me vone e krijion edhe shokun imagjinar....edhe une kam pas nje shoqe imagjinare kur kam qene e vogel,me ka shoqeru deri ne klasen e pare
*shtrengata* * (11 vite më parë)
Fitesa edhe vajza ime 4- vjecare ka shoqe/ shok imagjinare dhe vepron me ta sikur te ishte mama/ mësuese/ edukatore/ kuzhiniere/ doktoreshe etjjj pra cdo dite e gjen diçka me se te merret me ta... Por ve re që gjithmone do te jete ajo që komandon:)) edhe ne nuk e.! bezdisim por as sé pyesim sepse 2-3 here që e kam pyetur ka ulur syte si me turp.., pra besoj që dhe ajo e kupton që ne se shohim dhe perpiqet te mos bjerë sh ne sy me lojrat e saj. Nuk besoj që shokët imagjinare vijnë nga vetmia por është nje karakteristike që e kalon cdo femije por e shpreh ne mënyra te ndryshme dhe është mese normale per zhvillimin psiko-motor te femijes. Desha te shtoj që dhe secili prej nesh e ka kaluar kete fazë( ne mënyra te ndryshme) por as e mbajmë mend e as na thote gje njeri, mos harroni që prindërit tanë kanë qene sh me te zene m pune per tu marre me fëmijët se cmerren prindërit e sotëm... informacionet kanë qene minimale etjj per mos te shtuar që ne shkonim ne çerdhe që 40- ditesh.... Ndersa sot nenat jané me te lira ne kete anë per te zgjedhur se sa duan te rrinë me bebat e tyre. Dhe sa per vajzen....Eh me tv është pak keq puna se jané gjyshërit e sja ndalon dot çdoherë.., ndersa per te fjetur ne 9:00-30 maximumi me shtrat.
(11 vite më parë)
fitesa mvje mir qe ke informata te bollshme ne ket aspekt,mesum dhe na nenat e reja diqka,un per vete kur kam ndegju per at rastin dhe kur lexova shkrimin tan me la pak pa tekst thash me vete qka pi duket ksaj nane kreavitet me fol fmija me veti,po kur lexon e kur din njeri eshte me leht gjithqka mu personalisht me ndihmove se po tkishte vepru femiu im keshtu ndoshta dot isha friksu po tash e kam te qart dhe do lexoj me sum per ket veprim..shpresoj dhe nenat tjera do te marin guximin te shkruajn diqka interesante si shkrimi yt qd ne te mesojm at qka nuk dim te pershendes personalisht ty Fitesa :)
(11 vite më parë)
Ashtu edhe pediatri ketu tebebaime.com..ka tregu qe femive poara gjumit duhet ndaluar gjithqka tv,video..edhe ps eun thoja edhe pak sa tum rritet djali se ja leshoj nje flimu vizatimore e un rrij kry naj pune e ata e zen gjumi ama spobajka
Dita Rrustemi (11 vite më parë)
Prsh e nderuar hmm...shoku imagjinar do doja me ja ngjit nje ter me ndryshe pasi ka dimenzione te shumta te te kuptuarit apo te keqkuptuarit...kete qe bene vajzusha yte nuke eshte shqetsuse nga shkaku se ajo kohe pas kohe me imagjinat te pasur qe posedon peridh pas periudhe paraqet edhe gjerat qe pelqen te duket te jete ose te kete ate kete ne formen se si ajo don e jo dikush tjeter...p sh per nje kohe i behet emri linda i preferum mejher ja ngjet shoqes kete emer dhe ne te fute elemente te ndryshme qe ajo don deshiron dhe i ilustron sipas menyres se saj te te prezantuarit dhe nese bene ndonje sherr thjesh thote une nuke bera dot por lindaaa hehe nje puthje per te do doja te tregosh ende shembuj dhe te argetohemi heheh
Linda Al-su (11 vite më parë)
Linaa pajtona shumme me ty me te vertet fitesa osht nane shume perkushtuar dhe e zgjuar shume nana ia kemi zili per zgjuarsin e saj ama per ka koha e gjumit pak po ja kalojsha fiteses hehe hjagare edhe para ca dite e lexova nje artikull qe dy or para s eme i ve femijet ne gjume nuk eshte mire te shikojn tv dhe video tjera truri i tyre duhet te jete shume i qete para gjumit ti lexohet nje perralle asgje tjeter me shume se un kur e qitsha ne gjum qiken i lshojsha ne you tube nje film vizatimor winie poo tro tro e shum tjer po tash ja kom nal kejt thash te ju tregoj..Mpuq nanushee
Fitesa * (11 vite më parë)
Aferdita, cka kam mujt me vrejte te vajza ime eshte qe nuk i don kopjimet.. nuk don me pas dicka veq qe ka dikush.. por kjo i don gjanat e vecanta, i don me i pas unikate.. ktu me ka ngja shume.. :).. une ka ndodh i kam pre apo shtu dicka teshat e mia vetem te mos jene te njejta uniforme me te tjeret :).. kemi pyet per \"Linden\" dhe jemi siguru qe nuk ka ndonje shoqe e saj moter Linda.. ajo edhe po te kishte, i ndryshon emrat.. nuk i le te njejte ashtu.. ;), e permenda edhe ne nje shkrim qe ajo edhe i krijon emrat.. i perzin shkronjat dhe nxer emer te ri, pa kuptim dhe qe nuk iu kish lon dikush fmijve.. ndoshta edhe iu lojne se qetash u bo mish mash me emra.. (kam degju qe dikush e ka emertu femiun edhe me emer Neuron,. qe me ka habit shume, nejse), por gjithmone e ka parasysh gjinine se si tingllon.. :)
(11 vite më parë)
Fitesa une gjdo here i lexoj me vemendje shkrimet tuja me te vertet me ben me kuptu qe je nje nene e perkushtuar shum per familje e sidomos per femi andaj besoj qe je nje shembull i shkelqyre per ne sepse me pelqeu ajo maximal ne ora 9 femiu eshte ne gjum..
Fitesa * (11 vite më parë)
Linda, e kam shume parasysh qysh vepron Alea loqka e vogel,, mashaAllah.. :).. me perapara psikologet kane qene te mendimit qe shoket imagjinar krijohen nga ndjenja e vetmise.. mirepo tani eshte vertetu qe ata femije jane me kreativ dhe prandaj kan nevoj eti perhapin-shperndajne me shume mendimet e tyre, pra nga disa kende, duke iu referuar shokeve imagjinar.. :D, Ka edhe raste kur nga vetmia krijojne shoke imagjinar, por kta prap se prap jane femije me kreativ dhe me te pasur nga imagjinata.. :),
Fitesa * (11 vite më parë)
Loreta, mashaAllah djali yt sigurisht qe ka nevoje edhe per nje moter apo vella.. in shaa Allah se shpejti do t\'ia plotesoni deshiren.. :).. shume jane te lezetshem kur i imagjinojne emrat, e i rregullojne lodrat,, e krijojne ate boten e tyre .. :)
Fitesa * (11 vite më parë)
Arbenita, une sinqerisht tfalenderoj edhe ty edhe te gjitha qe shkruani cfare do mendimi.. per ate u hap tema dhe pres me padurim te lexoj komentet e shume femrave ketu. Ta them te drejten, shpesh nuk e pagujm kabllovikun vetem me qellim qe te mos mashtrohemi edhe ne si prinder e te lshojme kanalet me filma vizatimor.. Ajo mund ta vreje kur eshte ne kabllovik dhe kur nuk eshte, prandaj edhe ne nuk po kemi aq shume kohe me u ule pran tv e me shiku,, kshtu qe mbetet vetem me kanalet toksore te cilat jane 0 per kah edukimi i fmijve.. dhe as qe i intereson ndonje program qe ipet aty .. Ajo gjate kohes kur eshte ne shtepi pasi te vijme nga puna-cerdhja, merr shkrun dicka, loz me lodra deri sa te shtrohet darka.. hajme darke, luajme me femije me lodrat qe i kan sa nje mal.. te cilat kohe mbas kohe ia ndrroj duke ia fshehur te tjerat.. dhe deri kah ora 8 me se shumti 9 ajo veq pergaditet per gjume. Dtth kemi shume shume kujdes cfare filma vizatimor, cfare programe ajo mund te shikoj ne tv. Ndonjehere i lshojme ndonje film ne youtube, te cilin e zgjedhim ne duke u siguru qe ska ndonje gje pe rtu shqetsuar.. e keshtu. Sa per supermenin edhe une dh edy vellezerit kemi dashte me provu me kercy nga ballkoni me qader (ombrella) por fal Zotit qe ne dy te vegjlit nuk e provum, ishte vetem vllau i madh qe e provoi e poshte patem shtru nje shpuze.. Kemi provu edhe me fluturu me qilim.. por jo jo nuk u niske,, :( sdi a sdijshim me than najqka qysh duhet po nuk patem sukses.. :). Ne si femije kemi loz shume ne obor.. por dhe boten time sekrete e kam pas gjithmone ne koken time.. kam qepe fustana kukullave, bluza, jorgana, e shume e shume gjana te cilat me padurim pres qe t\'ia mesoj vajzes.. jam duke shkuar hap pas hapi dhe po mundohemi qe sa me shume t\'ia leme gjerat ti krijoj vet e jo te gatshme.. shume here i jap lodra te prishne pjese pjese qe ti rregulloj vet.. e lejojme me lujt me luge e gjana ma reale dhe fatmirsisht eshte shume e interesume me rregullu gjana,, me i adaptu etj.. :).
Aferdita .... (11 vite më parë)
Fitesa mos ndoshta ne qerdhe ka ndonje shoqe ka moter me emer linda apo liona dhe ajo e permend nonstop dhe vajzes tende ju ka fiksu kjo ne kry une e di nje rast tjeter ai psh vajza e kunates kur ish kunata shtatzen thoshte motres time dot ja lejm emrin eriona dhe mene fund e kuptum qe motra e shoqes saj e kishte ashtu emrin
Linda Al-su (11 vite më parë)
Fitesa Faleminderit sinqerisht nga zemra qe eke hap kete teme Se shpesh kom dasht me shkru po zakonisht hy ne portal Kur qikat jon en gjum kur ajo po eshte ne shkoll edhe mdilke prej mene Edhe qika jem ka 4 muaj noshta edhe ma shume qe fol skhtu thu ti e ka afer vete qasi gjeste bon E kom qiken e vllaut ajo eka Emrin Bekona ajo eshte ma e madhe se Alea qika jem ton kohen fol me ta pa tash eka ndryshu nuk po cek ma kurrfar Emri ma heret htojke Bekon ahajde lujm merre ti ket kukell un jom mami ti je beba jem Tash prej se jem kan ne pushim thot vec shoqja ime Zakonisht ne rrug fol shum e na me burrin veq e ngojm ne fillim jemi shqetsu shum thojke burri mo sosht tu pa kjo najsen qe po fol kshtu ton kohen e kem pas ket debat ne shpi.E ne kerr i thot ulu nuk duhet me jek rripin hajde qetu kishe fol me ta ne tel o ta merr menja qe eka afer qasi bisede bon me ta.E une i thojsha po qka na u dasht shoqja jote ne pushim na kemi shku vet spo dojm kerkush me na pengu e kjo mkundershtojke qe edhe kjo duhet me ardh me neve un ekom shoqe qka boj un pa shoqen teme Sdi nuk eshte fmi qe eshte i vetem pa shoqri un kom ktu familjart e mi shum shpesh shihemi ne shpi eka motren tash edhe ne shkoll po shkon ka shoqe po apet njejt Une foli shum me ta se kshtu jom kogjo lllafatore spritoj me ju pergjigj i tregoj gjithqka i spejgoj qka tum pyt Ama ekom vrejt qe mas shumti kur jom tu fol un me burr e kjo menxi pret mdoket me fol me ta gjithqka i kallxon mu mka bertit mami hajde ti me mu un ty te du Sdi me ti spejegu qka fol me ta Sikur kur te bohet bashk me qikat e vllaut qe lujn bashk kjo qeshtu lun me at shoqen evet Imagjinare ¨Po e shoh qe edhe shum nana tjera paskan shkru per shoket t e shoqet imagjinar te fmive te tyre Dmth ska asgja shqetsuse
Loreta Lori (11 vite më parë)
Fitesa edhe une kam djalin gati 4 vite dhe o fmija i vetem ne familje dhe shum ka deshir me lujt me fmi dhe shum shpesh e dergojm tek lodrat dhe aty zakonisht shoqrohet me vajza dhe nje dit kur erdhem ne shpi e mori ni loder arush dhe tha kjo o beba jem e ka emrin rika, dhe tash po e kerkon ni bebe ne shtepi dhe kur na po flasim se do ta bejm ni bebe tha du me mar ni qik beb na i tham si do ta quajm tha Rika dmth ate shoqen qaq qe e paramendon e do qaq sa qe edhe motres nese do ta ket do ja le emrin e saj. kjo eshte imagjinat qe fmija din me kriju me qellin qe te duken se po na tregojn diqka interesant. Tani e ka harru paksa vetem po e imagjinon bebin ende pa u nis haha thot do luj me to do shkojm deti bashk do ta shetisim krejt kto i thur vet sa qe kur fol ky kshtu gjysherit e tij nuk po besojn kur une i them se ska te re asgje. Kto jon loqkat tona kreative dhe te menqur flm zotin qe na ka fal pershendetje ty e qikulines tande
Sumeja ^_^ (11 vite më parë)
Hahaha Fitesa sa qesharak behen femijet kur pemendin gjera te tilla , me ka ndodhur ne familje nje rast ,ai djali vogel e permendke nje \\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\"shoqe\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\" e na tregojke histori te saj si e kishte takuar dhe thonte se mu dhimbs nje dite se ajo shoqja mbeti ne ashensor e qante, po ajo ishte veq nje imagjinat e femijes po aq bukur e spjegonte si te ishte e vertete.
(11 vite më parë)
Po sigurisht ka kush miret me ket lemi,mbase ke lexua e ti fitesa e nuk ka gjera negative ateher ska qka vetem ngelet te qeshemi me femijet tan dhe fantaziat e tyre,mos te flasim ne kur skemi eksperienc te tilla
(11 vite më parë)
Arbenita pernime paske pas me fluturu hhahaa.hajgare pak
(11 vite më parë)
filmat vizatimor,lodrat,shetitjet,qerdhet me plot femij e gjithqka ka perparu ndoshta dhe kjo teknologji shum e perparume ndryshon mendjen e femiut,per ate femiu nuk duhet shikuar qfardo filmi vizatimor se shpesh dhe negativisht ndikon tek ai,un per dpari her kur e kam pa super man kam vesh nje mantil qe kishiim si femij kunder shiut dhe jam ngjitur ne kulm me vellaun dhe mu hidhke menja qe edhe un fluturoj mos tum kish pa nusja agjes perime kisha fkuturu e e kisha puth token..kshtu qe shok imagjinar nuk kum ndegju me heret kemi lujt me ni loder e dej sa e kemi prish qaty e sod kejt i kan edhe hala krijojn bota imagjinante kto fmit e sodit
(11 vite më parë)
ahhahha fitesa u kanqa besom qe kur po i lexoj po me duket teper interasnte..ah mos e ke dert fletroret jan gatii...hahahha..zoti e ruajt vajznen
Fitesa * (11 vite më parë)
Lavdije, shume kan mendimin se mos eshte e vetmume.. po ska shance.. se nuk ia lo as nje moment asaj me qu kot.. dhe ne cerdhe eshte shume e shoqnume.. shoqen e saj e permend sikur eshte pjese e cerdhes edhe ajo por ja qe per te flet me lirshem dhe imagjinon me lirshem. Kam lexu shume artikuj (ne anglisht) dhe ne asnjerin nga ta nuk kam has te flitet negativisht per kete.. shumica e fmijve i kane dhe i permendin, disa i kan por nuk i permendin.. e keshtu. Ata qe nuk i permendin, vertete jane te vetmum dhe skan guxim dhe kujt tia permendin, ndersa vajza jone i permend dhe nuk e mer aq tragjike. Para me pak se 10 muaj ka fol me shume per Linden, qe ka floket e kafta, ka sy te zeza, sepse edhe ne e pysnim me shume,, ndersa tanie ndroi e beri Liona dhe nuk e permend ashtu shume sepse e di edhe ajo qe ne e dijme qe nuk ekziston..ndoshta mundet me tingllu si e pamundun per nje fmi 2-3 vjec por ja qe ajo edhe ne cerdhe ishte ne grupin me moshe me te madhe per shkak te pjekurise me te shpejte.. E ti e dashur ki me u knaqe kur t\'ia nisin me fantazu fmijt tu.. lirisht nisja boni gati fletoret me shkru libra - romana fiktive :)
(11 vite më parë)
ehehe fitesa mua po me duket teper interesant...kaq e vogel te imagjinoj shoqe dhe plus nje emer kaq te bukur....po femijet e mij qfar emra qfar shok do tiken.ahha
Fitesa * (11 vite më parë)
Alea,, assesi nuk e mora me te keq mendimin tend e dashur.. assesi.. dhe une dhash detaje edhe tjera pastaj.. :), natyrisht ne kemi pervoja te ndryshme secila me tjetren prandaj i diskutojme gjanat.. Lavdije,, heheh hajt se edhe ti qysh ia ke msy me 10 fmi ke me i perjetu 100 shok imagjinar.. :), veq prit e shiko
Alea Morina (11 vite më parë)
Fitesa une permenda duhet te behem prind per te kuptuar boten e nje femiju,,, keshtu qe jam nje mendim pa u bazuar ne nje pervoj te till. Dhe nenat me se miri dine ose prinderit vlersojne sepse vajza jote nuk ka vetem shokun imagjnar, njekohesisht eshte e dashur me ty, eshte e dashur me vellaun qe paske me femijet ne qerdhe lune me ta ka shume faktor qe te bejne dhe ste bejne per tu shqetesuar per nje problem. Sigurisht ketu japim mendime ne pa e ditur te verteten po sjan te thena qe une kam te drejt aq me pak kur nuk kam eksperienc ne kete fushe.;
(11 vite më parë)
Fitesa me duket epa besushme...si eshte e mundru te keni ne shok ose shoqe imagjinat...subhanallaha..bash jam kureshtare te dij rreth kesaj me shumm ke ndonje artikull fitesa
Fitesa * (11 vite më parë)
Arbenita, keshtu eshte mendu kryesisht dhe vazhdon te mendohet. Mirepo dua te theksoj qe vajza ime shkon ne cerdhe, eshte shume aktive edhe atje, ka shoqe te ngushte dhe me te gjithe shoqrohet. ka dhe familjare moshatare pra as ne cerdhe as ne familje nuk eshte e vetmuar. Ajo Nuk flet apo nuk e paramendon sikur te jet prezente shoqja e saj.. vetem se sikur e ka taku dhe ja nje shembull: \"Nana, edhe Liona i ka ngjyros figurat sikur une\".. \"Liona i ka perly pantollat e une jo\", e kshtu.. ajo vetem se ndonjehere kur deshiron te tregoj sa e mire eshte, sa e kujdesshme, apo ngjashem e permend. Nuk ka ndodh asnje rast te kerkoj ti blihet dicka shoqes se saj apo qe duhet ta kete dhe ajo dicka si te saj.. asnjehere nuk e paramendon se flet me te ne prezencen tone. Luan si te gjithe femijet e tjere.. luan me kukulla, luan me lodra tjera. Vajza eshte shume aktive dhe ska moment qe mund te ndihet e vetmume. Jam ne percjellje te cdo hapi te saj prandaj nuk ka vend per shqetesim. ndersa emrat ajo fillon psh nga emri im dhe ben: Fitriosa, apo nga Arbenita e nxer Arbnitura.. apo ngjajshem.. Dhe natyrisht qe eshte e mundur ne qofte se femiu eshte i angazhum, nuk eshte i lene anash, ka vizitu shume vende.. Ajo shume mire mund te dalloj lodrat qe nuk flasin dhe njerezit real. :)
(11 vite më parë)
si mundet nje femij 2 ose 3 vjet te imagjinoj emra kaq te bukur e qe as ai ska ndegju najher per ate emer ju e ceket qe nuk ka shok shoqe me ate emmer e nga,mos vall femijet e sodit jan aq intelegjent sa per te perpilu dhe emra dhe shprehje se si duket diqka e pa dukshme,un kam ndeqgju ket rast para disa muajve dmth ni voglush njejt edhe kur shkon ne restoran po dhe kur i blen e ema akullore patjetr duhet ta ket dhe shoku i tij,mendoj se duhet te percjellet femia mos te kalon ne fantazija po munsisht te ket shoqeri pereth dhe te miret me at qka eshte reale,un mendoj se kta gjera vin nga vetmia e femije ndoshta nuk ka moshatar afer dhe ai vetvetiu e krijon ate ne mendjen e tij..
trandelina (11 vite më parë)
Po Fitesa djali im eshte jashtezakonisht kreativ ashtu si thua ti dhe nuk verej se i k ambetur asje pasoje nga koha e shoqerimit me \"daudakun\". Rezoni im sot rezonon mrekullueshem dhe e di se shoku imagjinar mbetet vetem imagjinate, tana te mirat per princeshen tande, lumja ti qe ke vajze, sa shume e kam deshiru nje...
Fitesa * (11 vite më parë)
Ena, me kujtohet qe edhe une kam pas nje \"shoqe\" imagjinare, mbase ajo me shume me ka ngja mua ashtu si do te doja te isha.. disa gjana qe ishte e pamundshme ti realizoj.. psh te fluturoj, te shetis boten.. e imagjinoja shoqen time qe kishte vizitu Kinen, Indine, etj dhe qe me ipte detaje te ndryshme.. ne kohen e femijerise kam lexu shume romane dhe mbase kjo me ka mundesu ta zhvilloj imagjinaten. Perpara kane pas thuase te gjithe keshtu dicka, por nuk kane dijte si ti emertojne.. nuk ishte e njohur dukuria, prandaj kan mbetur te heshtura keto gjana..
Fitesa * (11 vite më parë)
Albulena, :) jo ti hiq ski nevoje m eu shqetsu ne qofte se neser djali yt krijon ndonje shok imagjinar.. rri shlir dhe knaqu bile. Eshte me u brengos ne qofte se femiu e ka boten e kufizume, e nuk ka imagjinate, nuk ka kreativitet dhe pasiviteti te femiu kryesisht behet kur eshte kryesisht ne nje rreth, kur mungon kujdesi dhe angazhimi neper aktivitete te ndryshme.. thuj shoqes hiq mos u shqetso se edhe ne kemi bere kshtu fantazi :)
Fitesa * (11 vite më parë)
Trandelina :), ashtu dhe vajza ime i imagjinon edhe emrat, vet i krijon ashtu duke mos u degju asnjhere me heret. Me vjen mire per kreativitetin e dukshem./. ngase sot vertete eshte knaqesi te shohesh femije qe kane boten e pasur e jo ashtu pasive
A. U (11 vite më parë)
Fitesa, te kete femiu shok imagjinar nuk konsiderohet shqetesuese, mirepo mu nje gje me len pershtypje, ne kohen kur ne kemi qene femije nuk ka qene e shprehur shume kjo puna e shokut imagjinare. Cka mendoni, pse tash eshte shprehur shume tek femijet?
Albulenë Salihu-beqiri (11 vite më parë)
Fitesa shume interesant kjo qe tregova, vertet shume mir qe je interesu edhe je informu q enuk eshte diqka shqetesuse, sepse met than te drejten une isha shqetsu pak,Nje rast te ngjashem e kam degju te ni shoqe e imja e kam pa qiken e motres vet ajo na tregojke neve qe e ka pa luanin e luani ka desht mem honger, ka vrapu elefanti mka shpetu edhe un e kom bo elefanti shok tana edhe tigri edhe arusha jan bo shok me mu e luani ka met vet,qesi sene tregojke kishe ajo i ka perjetu keto gjana, dhe e di qe nana vet u shqetsojke shume qa po fol qika keshtu.
trandelina (11 vite më parë)
Djali im i trete e ka pasur gjate nje shok imagjinar - nje alien nga nje planet tjeter e alieni eshte quajtur Daudak. Ai njekohe i ka \"ndihmu\" shpesh edhe me detyrat e shtepise, por ngadale duke u rritur ka fillu me qeshe me trillimet e tij dhe thjesht u zhduk shoku i tij imagjinar, sot eshte femije jashtezakonisht kreativ, i gezueshem dhe nxenes i mrekullueshem
Fitesa * (11 vite më parë)
Sara, Syarta, Arbnora, Lina, Alea dhe Ammy falemndeirt per shkrimet :). Alea, nuk eshte puna qe lidhet shume me shoqen imagjinare, vetem se ate e permend kur deshiron te deshmon dicka apo te na bind per dicka qe kinse ajo nuk eshte e vetmja qe deshiron apo ben keshtu. Une jam informu shume rreth kesaj dhe nuk me duket aspak shqetesuese, bile eshte nje nder faktet qe deshmon kreativitet te shtuar tek femiu. Bota e vajzes sime eshte shume e pasur, me llojllojshmeri nga te gjitha fushat.. Asaj dhe tani edhe djalit ia mundesojme te shohin gjerat nga me te ndryshmet, te kalojme caste nga me te ndryshmet... dhe kjo ndihmon qe ajo te kete imagjinate te bujshme :). Ne si prind, aspak nuk shqetesohemi per kete, dhe pyetjen, ne fakt nuk ishte pyetje edhe pse aty shkruan \"pyet nenat\", me teper ishte si ftese per bashkbisedim qe te ndajm pervojat tona :). mund te jem keqkuptuar por ajo nuk flet me shoqen e saj, ajo vetem neve na tregon gjera per te, si duket, dhe po ti thuash se kukulla po flet e po te thot bej kshtu apo ashtu ajo do te qeshet dhe te thot: oj Nana kukulla nuk flet, kjo eshte loder :)
Ammy . (11 vite më parë)
Vajza ime shoqe/shok imagjinar nuk ka por kukullat dhe lodrat I trajton si njerez e mer kukullen dhe e con ne banjo , pastaj I thot prit te laj bycen se ke ber kak hahahaha
Alea Morina (11 vite më parë)
Nuki mendoj se duhet te lidhet aq shume me shoqen imagjinare nuk di qka te them tjeter, qe te mos kaloj ne jeten fantazore po te mirret me realitetin kom ndegu se ka femij te till, nuk e di qka te them une nuk kam femij dhe nuk di si do te reagoja tjeter te lush me nje kukull ose te kesh me ne qef tjeter eshte kur ti nuk e shef e femija jot e ka kriju ate imagjinate.
(11 vite më parë)
Fitesa eshte normale kjo dikush e ka shokun apo shoqen e saj imagjinar e dikush e ka nje loder qe fle me te dhe bisedon me te. P.sh qika motres time eshte 2 e gjysem dhe gjdo dite bisedon me te sikurse me nje shoqe mandje i thot motres sime kshtu me ka then ida e ka kukulla saj emrin ida me ka then qe ti sot si ki ndreq floket bukur ida me tha ashtu etj etje por paramendoje ti motra ime deri sa su feju ka flejt po me at kukull d.m.th 18 vjet dhe tani vajza e saj e ka po at kukull dhe ben aq shum muhabet me te flen bashk etj
Arbnora ... (11 vite më parë)
Pershendetje Fitesa,une nuk kam ende femije mirepo e di qe shum femij te botes kane shoket e tyre imagjinar dhe kjo gje eshte diqka shum normale.Mua me vjen mire qe edhe ju si prind e kuptoni kete gje dhe se nuk mendoni qe diqka seshte ne rregull me vajzen tuaj.Po e them kete per shkak se ne e dim qe mentaliteti yne eshte pak me ndryshe dhe keto gjana ne shum raste nuk konsiderohen normale.Mire paska thon Sara qe ne shumicen e rasteve menjeher ishin munu me ndermarre diqka.Femijat qe kane shok imagjinar konsiderohen qe jane shum me kreative dhe kane nje imagjinat me te zhvillume qe eshte diqka pozitive.Uroj qdo te mire per ty dhe femijet tu :-)
Syarta Gojani (11 vite më parë)
Fitesa edhe une e kam djalin 3 vjeqar dhe qe kur ishte 2 vjet thoshte se e kishte nje shoqe me emrin Uma dhe nje tjeter me emrin Eda, jam interesuar te kuptoi kush jan keto \"shoqe\" kaq te dashura pasi qe edhe djalit tim nuk i pelqen te shoqerohet me vajza aq shume por ne fund e kuptuam qe keto \"shoqe nuk ekzistojn\" eshte vetem imagjinat e tij.
(11 vite më parë)
Jo femit e mi skan pas asnihere shoke ose shoqe imagjinar.... po me gezon fakti qe ju e merni aq mire shoqen e saj imagjinare e sja boni bajat.... por jom e sigurt se nshumicen e rasteve e kishin dergu fmin te hoxha ...... se mos ka diqka ...... kalo mire

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?