Pëlqeje në
E pelqej BebaIme.com në Facebook


Depresioni pas lindjes


Pershendetje!


Jam nje nene e re dhe kam nje vajze 2 muajshe. Pas lindjes me ka kapur nje gjendje e veshtire qe s`di si ta shpjegoj. Ka dite qe ndihem shume e turbullt, kam gjendje ankthi, frike dhe nuk arrije dot te mendoj qarte. Cdo gje qe kam perreth me duket absurde. Me pak fjale kaloj ne gjendje depresioni. Do doja t`ju pyesja dhe juve a ju ka ndodhur kjo gje? Sa ju zgjati dhe cfare mund te bej per ta kaluar kete gjendje?


Shpresoj te me ktheni pergjigje sa me shpejte se ndoshta me ndihmon!

Ana (3 vite më parë)

Shto Koment

  • Gameta (2 vite më parë)
    Te dashura nena, une kame vazen 11 muajshe dhe jam ne gjendje shume te keqe psiqike e cila edhe fizikisht po me dobeson jashte mase, me eshte dashur te le femiun 6 muajsh te filloj punes, e kam perjetuar shume keq, gjendjen financiare e kam kogja te rende, mardhenien e kam pasur shume mire mirpo ka filluar te behet tmerri jetes. Ne te gjitha fushat e jetes une jom bere si perbindesh - shume e eger, pa energji, mosbesuese, pa vullnet, pa shpres, nuk di si ta them shpesh here me duket vetja si nje obiekt me pamje negative. Kohe pas kohe me kaplon nje ndenje shume negative, qaj, bertas, hidherohem pa asnje arsye. Ka kohe qe mundohem te punoj rreth kesaj qeshtje por si duket e kote se sa me shume kohe qe po kalon une po ndihem keq e me keq. Problemi eshte se nuk kam guximin e as besimin te fas me famlje tu tregoj se qfare mund te kem (keto lloje te depresioneve pas lindjes) sepse frigohem se nuk me besojne dhe me bejne te ndihem dhe me keqe. Kam filluar te lexoj shume per kete problem, po mundohem maksimalisht te ndihmoj vetveten, por kurr nuk arrita te kuptoj se sa mund te zgjas ky tmerr. Ndihem shume keq kam shume nevoj ju te me ndihmoni ...
  • Denisa (3 vite më parë)
    Pershendetje Ana. Ja ne shqip e ke te bebaime.com: http://bebaime.com/pas-lindjes/depresioni-post-natal. Shpresoj te te ndihmoj, edhe une per vete e kam kaluar. Klm.
  • Nita (3 vite më parë)
    Ana, nje gjendje merzie, frike nga paaftesia per tja dale mbane me gjithe ato ndryshime eshte me se normale. Depresioni i paslindjes nuk duhet ngaterruar me kete gjendje. Une jam ndjere shume keq pas lindjes se bebit dhe kjo pati nje efekt edhe ne raportet ndernjerezore me njerezit qe me rrethonin me dukej se te gjithe benin pahir ndersa une po luftoja me jeten,... gjithcka u be me e lehte kur bebja ime mbushi 3-4 muaj, filloi te kete me pak probleme me kolokat e stomakut, e si pasoje edhe te qante me pak, flinte me gjate, dhe kjo me jepte shansin te filloj te merrem me veten, sepse per mua edhe per te shkuar ne WC ishte bere lluks e lere me dicka tj... kafen e mengjesit se lere me ushqimin kish raste si pija/haja deri pasdite vone dhe padyshim qe kjo gjendje te shkakton stres, tejlodhje, mbingarkese.... dhe eshte normale te ndjehes e dermuar fizikisht dhe emocionalisht. Me sa kam lexuar une kjo gjendje eshte prezente te 80 % e femrave pas lindjes dhe quhet baby blue ndersa depresioni pas lindjes eshte nje gjendje me e rende se kjo dhe rreth 10 % te nanave e perjetojne uroj te mos jesh ne kete mes. Ja po ti kopjoj disa keshilla qe une i kam gjete ne www.parents.com dhe per mendimin tim jane te vlefshme dhe te ndihmojne te ndihesh me mire. Nese per cdo rast te duhet perkthimi me thuaj mekenaqesi do ta bej. Te uroj perzemersisht per lindjen e vajzes... shume shpejt ke me pa sa me fat je qe te ka fale zoti nje vajze qe cdo dite e me shume do te kenaq she permbush jeten me ploooot gezime :) PS. Me lejo te shfrytezoj rastin te kritikoj Gjinekologet tane qe asnjehere nuk na paralajmerojne per Depresionin e paslindjes dhe nuk merren fare me lehtesimin ose parandalimin e tij. Une kam bere vizita te rregullta (mbi 20 vizita gjata shtatzanise dhe pervec mjekut tim qe kam shku 1 here ne muaj jam vizitu edhe te 4 gjinekolog te tjere dhe ASNJERI kurre nuk eshte lodhe me e zene ne goje qe si mund te ndihesh paslindjes ose si mund te parandalohet depresioni... per cudi si kane dhene rendesi fare e lere me rendesine e duhur! ja artikulli: Ways to Prevent Postpartum Depression
  • Arta (3 vite më parë)
    Pershendetje Ana, te gjitha pas lindjes e kane te njejten gjendje si ti, se ne me pare jemi mesuar me ba gjumin rehat, jemi ka pa te qeta me nje fjale kemi qene pa kasavete, e tash as gjumin nuk e ben rehat puna e bebit edhe ajo ka pak qan duhet mu qu disa here naten, lindja e pare eshte pak problematike sepse ke frike mos nuk po din me rahatu beben si duhet keto jane arsyet e nje nene ne lindjen e pare, i ndin lodhjet, ke kokedhimbje, nervoze etj, edhe une kam qene keshtu po me kalimin e kohes kalojne te gjitha duke u rrit bebi ty te kalon sa ma shume bisedo me bebin tuaj ma mire eshte per ty, thuaj bebit fjale te embla, paramendo gjera te mira, e keshtu kalon me shpejte. Te pershendes e cdo te mire ne jeten tuaj.
  • Kosovarja (3 vite më parë)
    Ana te pershendes shume. Kisha pas deshire te kontaktoj sy me sy me ty ngase kam pasur trauma te renda pas lindjes. Tani vajza ime ka gati 8 muaj dhe ende nuk jam e stabilizuar totalisht por dalengadale kam filluar te qetesohem. Vetem qaja, mendoja vetem keq, me dukej se bebi im do te vdes, me dukej se edhe une do te vdes, ankthe etj. Iken te gjitha gati, tani po kenaqem me bebin tim e cila po qesh po luan. Te gjitha rregullohen por mjeku me i mire eshte vetvetja dhe perkrahja familjare. Mos ta nin, kenaqu me bebin se nuk ja vlen te merzitesh pasi te gjitha Zoti i rregullon. Gjithe te mirat ty dhe bebit.
  • Tina (3 vite më parë)
    E nderuar Ana edhe une jam bere nene per here te pare para 3 muajsh, e kam edhe une nje vajze edhe une javet e para mbas lindjes jam kane shume e ndishme, qajsha shume lehte ama vet i kam dhane vetes force se une jetoj ne Gjermani edhe jam veq me burre, ai ishte ne pune shume e kisha te veshtire ne fillim ama vet kam luftu edhe duke e shiqu vajzen me jepke shume vullnet edhe i thash vetes qe muj tja dal se u frigojsha qe smuj me kqyr e shume sene ama vet me vetin kam luftu mos me ra ne depresion te kisha sugjeru edhe ty qe ne rend te pare eshte femija edhe shka kena hjek me pru ne kete bote, lufto per vajzen tende mos e lejo me te shku poshte femija shpresoj te jam e kjart ishalla te ndihmon zoti edhe del pi kesaj krize qe sban mja leju aspak vetit me ra ne depresion!
  • Dita (3 vite më parë)
    Tung e dashur eshte me se e vertet se me lindjen e bebit ndryshon gjithcka mirepo sa per fillim te gjitha kalojme me veshtiresi ndersa pas pak kohe ke mu stabilizu adaptu me kete rutine te jetes ti tash je e lodhur pa gjume, me stres etj mirepo eshte kaluese inshaAllah sa ma shpejt te lehtesohet kjo gjendje.

kthehu
www.facebook.com/hippkosovo
Kontakt
© Beba Ime 2010. Kjo uebfaqe përmban informata të një natyre të përgjithshme dhe është e dedikuar vetëm për nevoja edukative. Nëse keni shqetësime për shëndetin tuaj apo për shëndetin e fëmiut tuaj, duhet gjithmonë të konsultoheni me mjekun apo me personel tjetër profesional medicinal.