Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

A keni dijeni ku ndodhet Eniada?

Nena a keni dijeni se ku ndodhet eniada kosta? Besoj keni dijeni se ka shtatzani delikate dhe heren e fundit qe fola do shkonte per kontroll te mjeku por po bej gati nje jave qe spo degjoj prej saj.

Lori M (11 vite më parë)
Malsor Melisa Masar (11 vite më parë)
arbnora pom vjen shum keq per ty ishalla tjetren her ki shtatzani t mbar e deri ne fund
Arbnora ... (11 vite më parë)
Amin ishalla ummu ibrahim...Flm shum shum...Te uroj qdo te mire.
Umm Ibrahim... Shenaji (11 vite më parë)
Arbnora me vje shuumm keq , in shaaallah allahu te gezon sa me shpejt ,me hajr
Lori M (11 vite më parë)
Alba xhan ke mbajt nje leksion qe kam qe ne vitet e shkolles qe nuk i kam lexuar. Me e qarte ska ku vete me. Bravo, shum mire e informuar!
Sebi *_* (11 vite më parë)
shpresoj qe qdo gje do te rregullohet e dashur
Arbnora ... (11 vite më parë)
Po kam ndegju per spitalin sistina dhe besoj qe atje do te shkoj,le te kushtoj sa te doj se patjetjer me duhet me gjer mjek te mire se keto aborte po kushtojn me se shumti :-(
Sebi *_* (11 vite më parë)
per ktu.mos e ki dert se.paramendo edhe.nspital.tshteti e kan.ba.disa mjek tshtuneve ose.naj dit ja.kushtojn kosovarve.me te brrtet qe vin plot kshur ti.nsistin me perkthys me krejtat i ki veq qe kushton pak
Arbnora ... (11 vite më parë)
Flm sebi,po me burrin jemi tu planifiku me ardh ne shkup se po i lavderojn shum :-) uroj te gjej ndihm atje.
Sebi *_* (11 vite më parë)
arbnor me.vjen.shum keq e dashur nqofse ki.mundsi hajde nshkup ki.kontrolla shum ma detajisht tspjegume se per te ju zoti.na rujt
Eni Eni (11 vite më parë)
Flm te uroj gjithe te mirat..
Arbnora ... (11 vite më parë)
Po eniada gjithsesi do ti bej...Flm shum.Te uroj shtatzani te mbare zemer ;-)
Arbnora ... (11 vite më parë)
Alba flm shum per kete postim,ishte shum i kjarte.Flm shum...Qdo te mire :-)
Arbnora ... (11 vite më parë)
Flm shum per sqarimin,po tash e tutje qdo analiz do ta bej detajisht dhe patjeter qe duhet me gjet shkakun.Ju falenderoj shum shum per ndihmen dhe keshillat.Ju uroj qdo te mire.
Alba Al (11 vite më parë)
Përcaktimi i grupit të gjakut dhe rh faktorit në shtatzani është shumë me rëndësi, sepse tek nënat me rh negativ, foshnja mund të jetë e kërcënuar nëse trashëgon rh faktorin pozitiv të atit. çfarë është rh faktori? Të gjitha grupet e gjakut a, b, ab apo 0 (zero) mund të jenë rh pozitiv apo rh negativ. Nëse në rruzat e kuqe të gjakut (eritrocitet) gjendet proteina e quajtur “faktori rezus”, atëherë personi është rh pozitiv. Një numër i vogël i njerëzve nuk e kanë këtë proteinë, e cila e morri emrin në bazë të një lloji të majmunit tek të cilët është zbuluar për herë të parë. Për këtë rreth 15% e njerëzve thonë se janë rh negativ. Shtatzëna rh negativ Nëse shtatzëna është rh negativ, babai rh pozitiv, ndërsa foshnja nga babai trashëgon rh faktorin negativ, atëherë egziston rreziku. Nëna nuk kërcënohet, por egziston rreziku për foshnjen. Nuk ka rrezik nëse foshnja trashëgon nga nëna rh faktorin negativ, nëse prindërit janë rh negativ, si dhe nëse janë rh pozitiv. Mospërshtatja rh (rh inkompatibiliteti) Nëse në gjakun rh negativ të gruas, arrin gjaku rh pozitiv, ajo krijon antitrupa të cilët e mbrojnë nga ky gjak. Antitrupat e krijuar mbesin në organizmin e gruas deri në fund të jetës, duke mos paraqitur ndonjë rrezik për të. Nëse foshnja është rh pozitive nga babai, gjatë shtatzanisë egziston mundësi e vogël që gjaku i saj të përzihet me të nënës dhe sfidon krijimin e antitrupave. Për këtë shtatzania e parë nuk është e rrezikshme. Tek përzierja e gjakut të foshnjes dhe nënës zakonisht vie gjatë lindjes. Antitrupat krijohen pas lindjes dhe nuk paraqesin ndonjë rrezik. Problemi mund të paraqitet në shtatzaninë e ardhshme. Nëse në shtatzaninë e parë ka bartur foshnjen me rh pozitiv dhe nëse ka ndodh krijimi i antitrupave, në shtatzaninë e ardhshme egziston rreziku nëse edhe ajo foshnja është rh pozitiv. Në këtë rast, antitrupat kalojnë lehtë përmes placentës, arrijnë në qarkullimin e gjakut të foshnjes dhe i shkatërrojnë eritrocitet e saj. Shkatërrimi i rruzave të kuqe të gjakut shpie tek pagjaksia, e ndonjëherë edhe tek vdekja e frytit. Nëse foshnja e shtatzanisë e parë është rh negativ nga nëna, nuk formohen antitrupat dhe nuk ka rrezik për shtatzaninë e ardhshme. Ndikimi i rh faktorit te foshnja Nëse nëna në gjakun e saj ka antitrupa, ato gjithsesi sulmojnë gjakun e foshnjes. Antitrupat i shkatërrojnë rruzat e kuqe të gjakut të foshnjes. Foshnja në mitër do vuan nga pagjaksia, prandaj nuk do të ketë oksigjen të mjaftueshëm për zhvillim normal. Kjo gjendje quhet sëmundje hemolitike, rh sëmundje apo anemi hemolitike. Rëndësia e pagjaksisë, vlerësohet me nivelin e bilirubinës në lëngun amniotik e cila merret me anë të amniocentezës. Nëse niveli i bilirubinës është i vogël, atëherë foshnjes, anemia e lehtë nuk do ti shkaktojë ndonjë dëmtim dhe shtatzania do të ndiqet. Nëse niveli i bilirubinës është i madh, atëherë egziston rreziku që të dëmtohet truri i foshnjes, dhe kjo mund të shkaktojë lindje të parakohshme. Pas lindjes, foshnjes mund ti bëhet transfuzioni, me anë të cilit gjaku zëvendësohet tërësisht me gjakun i cili nuk përmban antitrupa kundër rh faktorit. Transfuzioni mund të kryhet edhe përderisa foshnja ndodhet në mitër. Megjithatë, kjo është e rrallë, kështu mund të parandalohet krijimi i antitrupave në gjak me titra të lartë tek shtatzëna dhe në këtë mënyrë të parandalohet dëmtimi i frytit dhe vdekja e tij. Parandalimi Krijimi i antitrupave në gjakun e nënës parandalohet me anë të shiringës rh imunoglobina. Kjo shiringë mbrojtëse tek ne më së shpeshti përdoret me emrin rhogam. Ajo parandalon krijimin e antitrupave ashtu që pamundëson sistemin imun të nënës të njoh eritrocitet rh të gjakut të foshnjes. Merret rreth javës së 28-të të shtatzanisë, sepse atëherë egziston rreziku për përzierjen e gjakut dhe pas lindjes në afatin prej 72 orëve. Rh imunoglobulina (rhogam) merret edhe në situata të tjera kur egziston dyshimi se mos gjaku i gruas ka rrënë në kontakt me gjakun rh pozitiv. Mbrojtja aplikohet pas abortit (spontan apo të qëllimshëm), shtatzanisë jashtë mitrës, amniocentezës, gjakderdhjet e mëdha gjatë shtatzanisë, si dhe në rastet e transfuzionit të gjakut apo tek lëndimet e gruas. Shtatzanitë tjera Nëse në shtatzaninë e parë egziston mospërputhja e rh faktorit të nënës dhe foshnjes (rh inkompatibiliteti), zakonisht nuk ka rrezik. Mund të paraqitet në shtatzanitë vijuese, nëse foshnja është rh pozitiv.Secila shtatzani e ardhshme është ngapak më e rrezikshme se ajo paraprake. Për këtë kontrolla është më e theksuar. Mund të bëhet amniocenteza për përcaktimin e bilirubinës në lëngun amniotik, madje edhe merret mostra e lëngut amniotik, bëhet përcaktimi i hemoglobinës si dhe kontrollimi i enëve të gjakut të foshnjes me anë të ultrazërit. Me përdorim të shiringës mbrojtëse rh imunoglobina rrallë gjendet sëmundja rh e foshnjeve. çfarë duhet të dijë një grua dhe çfarë duhet ndërmarrë në lidhje me rh faktorin Gruaja duhet të dijë grupin e saj të gjakut dhe rh faktorin që para fillimit të shtatzanisë. Nëse nuk e ka vendosur më parë rh faktorin atëherë duhet ta bëjë këtë menjëherë me të kuptuar për shtatzaninë. Nëse është rh pozitive, foshnja e saj nuk mund ta ketë sëmundjen rh. Duhet ta dijë rh faktorin e partnerit. Nëse gruaja dhe partneri i saj janë rh negativ, mospërputhje dhe komplikime nuk mund të ketë. Mbrojtja aplikohet nëse gruaja është rh negative dhe partneri rh pozitiv. Nëse gruaja është rh negative, shiringën mbrojtëse të imunoglobinës duhet marrë nëse ka patur abort spontan apo të qëllimshëm. Gruaja rh negative duhet që pas ndonjë lëndimi të madh, ku mund të ketë patur mundësi të përzierjes së gjakut me gjakun e ndonjë personi tjetër të lënduar, të merr rhogam. Shtatzënat rg negative duhet të marrin imunoglobinën mbrojtëse (rhogam) rreth javës së 28-të të shtatzanisë, dhe më së largu 72 orë pas lindjes. Shtatzënat rh negative duhet të vizitohen më shpesh tek mjeku gjatë shtatzanisë. Shtatzënat rh negative duhet ti lajmërohen gjinekologut, pas çfarëdo gjakderdhjeje eventuale të mundshme./bebaime/
Lori M (11 vite më parë)
Arbnora rezusi eshte ai qe ben grupin e gjakut pozitiv ose negativ. Negativet jane ata qe kane shume probleme por dhe jane shume te rralle. Beji xhan se duken gjera te vogla por jane me shume rendesi.
Arbnora ... (11 vite më parë)
Alba qka eshte analiza e rezusit??
Arbnora ... (11 vite më parë)
Alba lori flm shum,jo skam bere keto analiza sdi as qka jane :-( asnje mjek ku kam qene sme ka thene me i bo..Por tash duhet ti bej te gjitha.Burri eshte 0 pozitiv kurse une sdi kam harru qfar grupi te gjakut kam :-( ne spital me pyten per grup te gjakut hmmm...Ndoshta eshte edhe kjo???Flm shum shum nga ju.
Lori M (11 vite më parë)
Arbnora shpirt mbase te ka shpetuar pema gjenetike e jotja dhe burrit. Mund te keni ngjashmeri ne grupet e gjakut ose ndonje gen difektoz. Duhen pare dhe keto. I ke bere keto analiza? Goca e tezes time kishte problem me grupin e gjakut kishte rezus te njejt me burrin e deshtoi kater barra te gjitha midis muajit te 5 e te 6.
Alba Al (11 vite më parë)
Arbona me vjen shume keq qe e paske humbur bebin , por doja te te pyes a i ke ber analizat e rezusit mos ndoshta ke rezus negativ?
Arbnora ... (11 vite më parë)
Ska gje Lori,flm shum nga ti.Kam bere analizen e strishov pas abortit te pare dhe me ka dal shum mire,pa asnje bakterie,pastaj qdo jave kam pas kontrolla ku eshte percjell gjendja ime,vezoret folikulet etj ku gjithqka ishte ne rregull qdo her...Me than qe thjesht beba nuk eshte ngjit mir ne muret e mitres!Mjeku me tha qe mund te filloj shtatzani tjeter sepse jam shum mire!!Une e fillova dhe deshtova prap :-( Ketu ne kosov nuk te bejn analiza shum te detajuara dhe pothuajse asnjeher se gjejn shkakun e aborteve prandaj dua te shkoj diku tjeter ku uroj te me ndihmojn.Sepse une skam guxim e as forc te filloj prap shtatzani.
Lori M (11 vite më parë)
Me vjen keq arbnora, spo gjej fjale. Mbase nuk eshte e pershtatshme te te pyes tani po cfare analizash ke bere ne ks.
Arbnora ... (11 vite më parë)
Flm zemer shum :-) Me ndodhi njejt si aborti i pare vetem se kesaj here me vone dhe sekrecionet kafe zgjaten me shum.8 dit sekrecione kafe dhe me filloj gjakderdhja dhe te nesermen ne mengjes abortova :-( Nuk kam ende asnje spjegim per keto aborte...Mendoj ti bej analizat jasht kosoves per ta kuptu problemin dhe uroj edhe me sheru.Aborti i dyt per 6 muaj :-( shume e veshtire por skam qka bej...Uroj shum shuum qe keto komplikime te kalojn dhe te gezosh shendet bashk me bebin.
Eni Eni (11 vite më parë)
Po me vjen sh keq por mos u merzit zemer..zoti do te fali serisht nje engjell qe te mund ta mbash ne krahe..disa gjera jane te shkruajtura per te ndodhur nuk mund ti ndalosh dot..me fal qe po te pyes por ti pate hemoragji perseri?doktori cfare spjegimi te dha?une isha per vizit dhe bebi eshte nje jave me i vogel nga llogaritjet qe behen nga dt e fundit te ciklit..ishalla me shkon mire..te uroj cdo te mire dhe mendo se pas cdo dite me shi lind perseri dielli..
Arbnora ... (11 vite më parë)
Gezohem shum qe je mire ti dhe bebi,me vjen me te vertet shum shum mire.Une e humba bebin prap zemer,te premten kam deshtuar ne javen e 7 + 3 :-( .Te uroj shendet zemer ty dhe bebit.Po rri pak ne distanc ne portal sepse dua te qetesohem :-)
Eni Eni (11 vite më parë)
Arbnora nuk te kam pare fare ne portal..si je ti.?bebushi si po shkon.?une njesoj regjim akoma dhe sekrecionet vazhdojn akoma..me shprese po kaloj cdo dite qe kalon..te pershendes..
Arbnora ... (11 vite më parë)
Edhe une po pres lajm nga eniada...Uroj te jet mire ajo dhe bebi :-)

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?