Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Gjak ne urinen e djalit
Sot bera analizat e urines se djalit dhe doli qe ka gjak n urim,mjeku tha tia perserisim edhe nji her,mirpo jam ne merak nese prap dalin njejr,a keni patur ahtu rasti qka mund t jet?????
Besime Imeri (10 vite më parë)
izaura (10 vite më parë)
Asnjegje e dashur.megjithate na informo cfar do te thoj doktori serisht.
Besime Imeri (10 vite më parë)
Izaura flm shum
izaura (10 vite më parë)
Lexoje kete informacjon me siguri do te ndimoj shum dhe do gjesh pergjigje . Infeksionet urinare tek femijet Kur duhet dyshuar? Mos prisni të njëjtat shënja si tek të rriturit; shumë prej tyre lidhen kryesisht me moshën. E vecanta është se në moshat e vogla, në plan të parë dalin shënja të cilat largojnë vëmëndjen nga këto sëmundje, cka bën që shpesh të mbeten të pa zbuluara në kohë. Infeksionet urinare në të porsalindurit Në këtë moshë mungojnë shënjat tipike. Në vënd të tëmperaturës së lartë, mund të ketë ulje të saj. Zbehja, përgjumësija, mospirja si duhet, të vjellat ose diareja, njollat e kuqe në pelena, mos shtimi në peshë, shënjat e humbjes së lëngjeve - janë disa nga treguesit që duhet të tërheqin vëmëndjen për një iu (infeksion urinar). Në cdo rast dyshimi, fillimisht duhet kërkuar analiza e urinës, urokultura dhe echo. Një pjesë e mirë e iu, zhvillohen në terenin e keqformimeve të sistemit urinar. Duke u nisur nga kjo, krahas mjekimit të infeksionit, duhet thellim në kërkim të shkaqeve favorizuese. Infeksionet urinare në moshat deri 2 vjeç Në plan të parë dalin crregullimet e aparatit tretës (mungesë oreksi, të përziera, vjellje, diare), temperatura (në etapën fillestare jo rrallë dhe konvulsione), episode temperature “me natyrë të pa qartë”, grindje, përplasje këmbësh gjatë urinimit, urinë me erë të rëndë, shënja indirekte për dhimbje barku, prambetje në peshë etj. Infeksionet urinare në fëmijët e rritur Mbas moshës 2 vjec, sëmundja fillon të marrë gradualisht dukuritë e të rriturve, ku mund të gjejmë dhe disa shënja disi të vecanta si djegie gjatë urinimit, dhimbje ne fund të barkut etj.
izaura (10 vite më parë)
Infeksionionet urinare Te gjithe njerezit jane te rrezikuar per t’u prekur nga infeksionet e rrugeve urinare. Keshtu, me te rrezikuar jane ata paciente qe kane anomali te lindura te veshkes, si polistoza renale, qe kane gur ne aparatin urinar, anomali te kanaleve urinare (megauretar), ureter shume te perdredhur. Por dhe njerez me rezistence te ulet, sidomos ata qe perdorin citostatike, kortizonike, paciente me infeksione gjinekologjike, diabetiket numri te cileve vjen ne rritje. Ne te njejten kohe dhe nderhyrjet kirurgjikale qe perdorin kateter, te paralizuarit qe nuk arrijne te bejne zbrazjen e fshikezes dhe personat qe nuk tregohen shume te kujdesshem ne higjienen personale. Infeksionet e rrugeve te poshtme jane me te shpeshta tek grate se te burrat, per arsye te vete ndertimit te uretres (kanalit te jashtem) qe eshte me i shkurter dhe me afer anusit (kanalit te jashteqitjes). Infeksionet urinare zene vendin e dyte pas atyre te traktit respirator per sa i perket shpeshtesise. Femrat ka nje risk me te madh sesa burrat per te zhvilluar infeksion urinar. Infeksionet urinare tek femijet e vegjel jane kambane alarmi, sepse mund te jene shprehje e nje anomalie te lindur strukturale te sistemit urinar. Cilat jane shenjat (simptomat)? Jo çdokush me nje infeksion urinar ka shenjat tipike te tij, por kur jane te pranishme, ato zhvillohen shpejt dhe jane: * Urgjence e vazhdueshme dhe e forte per te urinuar * Nje ndjesi djegieje gjate aktit te urinimit * Urinime te shpeshta dhe ne sasi te paket * Hezitimi (ndjesia sikur nuk urinojme dot apo nuk zbrazim plotesisht fshikezen) * Gjak ne urine (urine e kuqe) apo urine e turbullt, ere te rende * Urinimi gjate nates (nikturia) Pse ndodh dhe cilet jane shkaktaret? Sistemi urinar eshte krijuar per te formuar, mbledhur dhe eliminuar urinen nga trupi yne. Urina ne vetvete eshte sterile, por prishja e mekanizmave normale te mbrojtjes ben qe mikrobet te ngjiten dhe te shumohen ne fshikezen e urines e me lart.Infeksionet me te zakonshme te sistemit urinar ndodhin tek femrat dhe prekin fshikezen dhe uretren
(10 vite më parë)
Besime mendoj qe e ka per ket arsyje,tregoj dhemjekut qe nuk eshte i ber synnet,.shpresoj qe te sherohet sa me shpejt.
Bebi Bebushi (10 vite më parë)
Nuk besoj qe eshte diagnoz e sakt perseritja edhe ne dy vende tjera
Besime Imeri (10 vite më parë)
Jo nuk esht i ber synet mfal kam harru ta cek me posht
Besime Imeri (10 vite më parë)
Flm lavdija,urinen e ka t paster kshtu ne pamje mirpo rezultatet ahtu tregun qe ka,do shohim neser prap e ndoshta sesht diqka serioze se jam shum merak
(10 vite më parë)
Mos i ka kanalet e mbylllura a eshtei ber synet? nese jo ateher bon synet se ndoshta ka dhe kanalet embylura eshtenje operacion i thejsht ket ja bona dhe djalit time.kur ishte 3mujsh
Besime Imeri (10 vite më parë)
Ne shkurt do i bej tre vjet,nuk me tregoi asgje deri sa tia perserosim eedhe nje her,flm per pergjigjen
Fitesa * (10 vite më parë)
Cfare moshe ka djali?
Fitesa * (10 vite më parë)
Besime, jo skam pas rast te tille.. a kish ndonje ide nga cka mund te vie deri te kjo? Tash po hy po kqyri cka ka info per kete gjendje ok?

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?