Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Vajza nuk e ka me qejf gjoksin

pershendetj miket e mia..vajza nuk ma ka me qejf gjoksin hic cfar te bej tja jap me shishe a e keni provuar ju,po qumesht keni pasur njelloj apo u pakesua?

(10 vite më parë)
Qendi ....... (10 vite më parë)
hahaha po mire mbase kaloj ajo periudha se shume eshte ndenje e keq kur nuk don bebi me pi gjii ufff shpirti me plaske
(10 vite më parë)
hahahaha hileqare jan moj keto mizat...
Qendi ....... (10 vite më parë)
Une me te dyja, kur ishte vajza e madhe bebe, i pata dhen biberonin mashtrues edhe fajtor ja pata len ati biberoni, mirpo problemet e njejta filluan edhe me te voglen pa i dhen biberonin mashtrues fare. Keshtu qe eshte shume per mu cudite, mami im kur e shifke oo zot me thojke krejt bebat e kan qef gjinin keto te dyja joo. Mirpo kur u rrit vajza e madhe kur i beri 1 vjet, fillova ta qoj ne kopesht kur e merrsha uuff vetem ne gji dojke me ndejt aq kishte malle per gji, ndryshoj krejt.
(10 vite më parë)
epo po hengri ushqim ngopet...
Qendi ....... (10 vite më parë)
Tash me ushiqme qe po i jap shume mire po han, si ta sheh lugen cfar regimi bon edhe po han mire shume, te gjitha perimet i han, edhe qullat e Hippit edhe te Linos, 4 here deri ne 5 her e ushqej gjate dites me ushqime, e qumesht tash nuk po di sa po mundet me pi diten nga sa ml-litra, po mbase naten po pin mire sdi qka ti beje tjeter.
(10 vite më parë)
e cuditeshme eshte vertet..un me te madhen nuk kisha te tilla probleme..
Qendi ....... (10 vite më parë)
Te kuptoj shume mire se shume kam hequr me te dy vajzat me pesh dhe me gji, vetem 60 ml i nxirrja cdo 3 ore, mirpo vetem nga 50 ml i pinte, se une mendoja qe nuk po ngopet edhe per ata nuk po shton shume pesh, mirpo kur e pash qe vetem nga 50 ml po pin, nuk e pompoja fare, vetem kur ishe ne gjum i jepja me pi, se nuk dojke si e ofroja te gjoksi fillonte te qante u shtrisha ne shtrate me te edhe ashtu pinte perndryshe joo, besom qe nuk kom mujt me kuptu asnjeher pse me ka ndodh keshtu, edhe tash vajza i ka 8 muje vetem ne shtrat e shtrime don me pi, si ta marr ne dore si te fillon pak me pi, i vjen si me vjell edhe e largon koken, si ta shtri ne shtrat une afer sajna fillon me pi, mirpo shumeee shumee pak pin.
(10 vite më parë)
qendi ti e ke kaluar e me kupton zemer..kur e pompoje sa ml nxirje?>
Qendi ....... (10 vite më parë)
Djana e dashur mos u shqeteso se vet jan disa femije qe nuk shtojn pesh, si vajzat e mija, vajza e vogel shume pak shtojke pesh 300 gram ne muje,edhe te tregova qe ja kom pompu gjinin vetem 50 ml i ka pi se nuk dojke me shume, mirpo si i beri 4 muaje meniher fillova me ushqim te hippit qe i perkasin mujait te 4 dhe, karrot,moll,banane,patate. Shume mire filloj te ushqehet po prap nuk shtojke pesh shume, mirpo nga muji i 6 shume mire ka fillu me shtu pesh. Tash edhe ushqehet mire gjate dites po me gji joo edhe aq vetem kur eshte ne gjume, mirpo naten pine shume mire.
(10 vite më parë)
fitesa shtova nje foto te vajzes pa rroba te muri qe ta shikosh si duket
(10 vite më parë)
fitesa kur shikon me sy nuk duket e dobet...lekuren normal e ka... ne gjum pi me shum sesa kur eshte zgjuar diten ndesa naten nuk pi shum mbase ngaqe nuk ka urie....
Fitesa * (10 vite më parë)
po fjetur a nuk e pi? dtth pa pas nevoje ti hap syte? Djana, po lekuren si e ka? te rudhosur? duket qe i pershtatet lekura me gjatesine e saj? lekuren e ka te thate?
(10 vite më parë)
naten e zgjoj un per te pir se vet vonon te zgjohet pi psh ne oren 10 e pastaj e zgjoj nga ora 4-5 dhe ateher nuk pi shum as nje gji nuk mbaron dhe diten nuk i pi te 2 sa her qe pi e ushqej cdo 2 ore atehet fillon e kerkon po dhe po nuk kerkoi i jap
Fitesa * (10 vite më parë)
po nga pesha e panolines duket qe ka pire mjaft gjate nates.. me vie shume interesant kjo gje. kur fle a pi? si reagon?
Fitesa * (10 vite më parë)
Nuk di cka te them, vetem se kam dyshim qe vajza dhe ti mos keni rene pak ne anemi dhe ju ka ikur oreksi. Kjo e ben vajzen me dembele per te thithur dhe natyrisht qe kur nuk pi dhe nuk shton. Pasi qe tani vajza pi vetem pak, do te ishte mire tia japish me shpesh qumeshtin qe e pompon qe del kah fundi, pra qe eshte me i dendur edhe ne ngjyre, aty jane me shume yndyrerat dhe keto e trashin.. ne nderkohe i jep dhe kete te fillimit
(10 vite më parë)
fitesa i peshova panolinen tani qe e nderrova nga nata dhe peshonte 250gr..
(10 vite më parë)
jo fitesa nuk ka vajtur ne vijen tjeter po esht diku ne mes....jo nuk i pi me multivitaminat nuk me ka then gje mjeku..
Fitesa * (10 vite më parë)
Djana, po multivitaminet a i pi akoma ti?
Fitesa * (10 vite më parë)
e pash,, sapo e shenova ne nje grafikon dhe e shoh renien qe ka bere... dtth tani ka prekur vijen tjeter nen kete qe ishte
(10 vite më parë)
3.500 lindi fitea dhe peshorja eshte e njejta sepse i njejti mjek e shikon cdo muaj dhe e peshojm pa rroba fare...ai tha qe ne muajin e 4 duhet te ket 2 fishuar peshen e lindjes..kjo 2 muajt e par ecte ne te njejten vij ne grafik kete muaj kishte ren pak nuk ishte me ne te njejten vij kjo ishte ajo qe na beri merak se po te ishte ne te njejtin nivel nuk do kishte problem...
Fitesa * (10 vite më parë)
Djana, desha dhe te shtoj kete. Kur e peshon bebin per te pare sa ka shtuar, duhet te jete e njejta peshore, bebi duhet te kete te njejtat roba apo fare hiq sikur qe ishte heren e kaluar. Po ashtu, do te ishte mire te mbahet mend a ehste matur para se te pije apo pasi, para se te kete kryer nevojen e madhe apo pasi.. keshtu ketu luajne 100-200 gram qe per bebin jan mjaft shume. Ne muajin e 4-6 pritet te dyfishohet pesha e lindjes, qe dtth edhe pesha e lindjes do te ishte mire te krahasohet me peshoren qe i ke bere, se ajo qe i kane bere ne lindje mund te dalloj me kete tjetren, prap 100-200 gra duken pak por aty po shkruhen. T elutem me perkujto dhe nje here peshen e lindjes?
(10 vite më parë)
medela po dore jo elektronike
Fitesa * (10 vite më parë)
Cfare pompe ke marr djana?
(10 vite më parë)
nuk e keni iden se sa keq ndihesha kur pompoja qumeshtin e kur ja dhash me shishe pika ne zemer me ra..
(10 vite më parë)
jo magi te gjith nuk me duket se e nxora se nuk mu fishk gjoksi....jo prap nuk e provova se duhet nje tjeter te me mjeli....iza edhe mua pak me duket e doja te merja mjekun ti thoja po e kam burrin kok shkemb ja kishin mbushur mendjen qe kot e mora pompen e me thoshte qe nuk e mar mjekun
Fitesa * (10 vite më parë)
Djana, per te pasur sasi te madhe te qumeshtit nga pompimi, nuk ben te presim qe diten e pare apo te dyte. KJo gje eshte mekanike, prandaj dhe truri duhet ta kuptoj, duhet ti japesh pak kohe per ta regulluar sistemin. Ka nena qe mbajne femijet ekskluzivisht vetem me qumesht te pompuar dhe arrijne te nxerrin sasi te medha te qumeshtit. Duhet durim dhe qetesi maksimale dhe vendosshmeri. Mos u dorezo. Perderisa vajza pi, mos i shto gje tjeter.. nuk eshte e rendesishme trashesia por shendeti. Perderisa ajo i lag pelenat atehere kjo eshte shenje qe ajo pi aq sa do. Mos u dorezo Djana.
Majlinda ... (10 vite më parë)
Magi provoje edhe sot e shihe si po funksionon...o loqka jeme bre qka po me dhimbset..ishalla normalizohet sa me shpejte...
(10 vite më parë)
Djana mua me duken pak 50 ml.
*shtrengata* * (10 vite më parë)
Epo mbase skenë mjaftueshem a pompove prapë??
(10 vite më parë)
e gjysmen e piu gjysmen e nxirte nga goja....zemra ime me shikonte ne sy e me ankohej qe pse i futa bibironen:((( majlinda 3 muaj e nje 10 dit..me falni qe tani po ju shkruaj po ne dark zakonisht kam vizita un..50 gr nuk jan pak??///
Majlinda ... (10 vite më parë)
Diana si vajti puna tani..a po pin Lusi me mire..nese nuk pin prap atehere vazhdo me formule se shume pak te ka shtuar vajza..sa muaj i ka tani..
*shtrengata* * (10 vite më parë)
Djana na thuaj a e piu lusi???
(10 vite më parë)
Djana shum pak paska shtuar
Coco Chanel (10 vite më parë)
Djana jepja nje here...nqs e pi te teren shtrydhe perseri tjetrin
(10 vite më parë)
para nje jave 5.300 magi fillova me te pompuar e 50 gr nxora nga njeri gji
*shtrengata* * (10 vite më parë)
O djana nisja njëherë me ta pomouar... Nëse vazhdon njejte bëje si qendi fillo me ushqimin 4 muajshe.... Duket marshalla ne foto lusi.... Sa ka peshë totale tani?
(10 vite më parë)
ju falenderoj nga zemra miket e mia qe mu pergjigjet.....un mora pompen dhe nxora vetem 50 gr qumesht me jepni nje mendim a eshte i mjaftueshem sepse mua me duket shum pak....
Fitesa * (10 vite më parë)
Djana, une kam pasur kete pompen Medela swing, me nje. Kam pompuar vetem kur ishte zgjuar qe ta ushqej, ndersa fjetur pinte shum emire. Teknikat e pompimit duhet respektuar dhe duhet qene lidhur ngusht per te mos pasur ndjenjen e robotit, kupton? se eshte veshtire te kapet nga mendja, mirepo duhet marre gjerat normale.. Mirepo ne sapo beme pasyren e gjakut, pame qe vajze kishte anemi pak dhe u dasht te futemi ne terapi, dhe menjehere largova shishen dhe fillova drejtperdrejt qe ate dite,, dhe me skemi pas probleme. Vajza nuk ka shtuar shume qe te duket bucko por eshte shume e shendetshme, kjo qe eshte shume e rendesishme per njeriun..Kemi percjellur qe te mos bie nen mesatare, dhe kjo aty rrinte. Asnjehere nuk me eshte duk shume e rendesishme te me duket femiu i trashe dhe te ket kembet e barkun rrathe rrathe. Per mua ka qene e rendesishme te ushqehet me qumesht gjiri, dhe ashtu vazhduam. Sjam asgje pishman, vajza eshte fal Zotit shume mire. Ti si te duash. Po te duash provo me pompim. Nuk eshte e veshtire, madje me pompe elektrike nuk eshte fare e veshtire sepse te duket sikur ke bebin qe thith drejtperdrejte. Ama mos bej prova te shpeshta e te presesh rezultat te madh brenda nje kohe te shkurte. Se paku 2 jave do te ishte mire te testosh dhe te shohesh vet. Gjithsesi duhet te permend qe qumeshti qe pompohet ne sasi nuk eshte asnjehere i njejte me ate qe thith femiu drejtperdrejt. Ketu nuk guxojme te mashtrohemi.
Bebi Bebushi (10 vite më parë)
Djana edhe un i lexova komentet me kujdes sepse e vuaj faktin qe skam pas qumsht per vajzen un pajtona dhe me bindje absolute them qe ska si qumshti i gjirit por edhe te them qe 150gr ne muaj me i shtu vajza eshte ngecje ne ritje e dashur gjithsesi fillo me shishe dhe qumsht formule apo qumshtin tend te pompuar. Mund te ket vajza myk ne gjuhe apo skuqje te fytit nese esht nen 6muaj te pakten 400-600 gr ne muaj duhet ti shtoj se ashtu eshte struktura e bebit ne muajt e par. Mos prit edhe nje muaj se i bjen tre muaj ngecje ne ritje por meniher fillo . Shendet vajzave
Qendi ....... (10 vite më parë)
Djana edhe vajza ime nuk shtoj pesh shume me gji edhe kjo keshtu bente si ke treguar ti, fillova e pompova gjinin e hodha qumeshtin ne shishe me pa se sa pin mirpo njejt edhe me shishe pinte nga 50ml ose 60ml cdo 2 ore ose 3 dhe nuk donte me. Pasi qe i beri 4 muaj fillova me ushqime shtese tash eshte shume mire, diten nuk e don edhe aq gjirin mirpo naten ngopet mire cdo 2 ore pine shume se e verej qysh ben gllankat. Vajza ime ka linde me pesh shume mire 4,350kg mirpo ne muajt e pare shume pak shtojke, keshtu qe nuk e degjova pediatrin qe me fillu me qumesht shtes me formul po vetem gji. Tash eshte shume mire i ka 8 muaje peshon 9 kg e 800.
(10 vite më parë)
fitesa nje mikja ime me tha qe esht e veshtir ta thithesh qumeshtin me pomp ti qe e ke provuar cme thua
(10 vite më parë)
shuuuuuuuuuum faleminderit fitesa
Fitesa * (10 vite më parë)
Djana e uplodova nje foto ketu: http://s7.Postimg.Org/61yllw5jv/electric_breast_pump.Jpg Ndersa per me shume shih ne google electric breast pump. Me e mira, qe edhe vet e kam pas ishte medela, ka me nje dhe me dy
(10 vite më parë)
rrofsh fitesa qe nuk perton..
Fitesa * (10 vite më parë)
pompa elektrike per nxerjen e qumeshtit eshte me efikase se keto manualet. Pra, e ka te koordinuar qarkullimin e ajrit pa pas nevoje ta largosh dhe ta pomposh me dore.. shih ne net ka plot te ndryshme
(10 vite më parë)
fitesa cfar eshte ajo pompa elektrike?????un kam mjekun e vajzes qe vjen cdo muaj per kontroll e bej cfar me rekomandon ai...dhe ai me tha qe nese nuk mer pesh as me shishe ateher do i bejm analiza..
Coco Chanel (10 vite më parë)
O djana une kam lexuar Ketu qe kur del shpesh jashte bebi dhe urinon shpesh nuk shton peshe...se di sa e vertete eshte po mendoj se perseri sa pi dhe I lag pampersat atehere pi mjaftueshem...
Fitesa * (10 vite më parë)
Djana, i lexova me kujdes te gjitha komentet. pasi qe panolinat i ka te lagura dhe del shume her jashte, atehere ske pse merakosesh e dashur, Eshte vet ai tip qe nuk shton shume dhe mos u bej merak.. ne nderkohe mbase do te duhet te blesh nje pompe elektrike dhe ti futesh punes.. ama me rregull dhe me teknikat e duhura.. Djana, i ke bere pasyqren e gjakut vajzes?
(10 vite më parë)
ahhhhhh e besa ndonje her gabojm pa dashje..
Besa ***tuana*** (10 vite më parë)
kur isha ne shqiperi isha pa tuanen at e lash te mami
Besa ***tuana*** (10 vite më parë)
un ja hoqa per budallaki djana nga mos dija,un kisha shum qumesht po tuana e pinte diten ne qerdhe me shishe pastaj me gjoks por un ika ne shqiperi ndejta 2 dit,edhe kur u ktheva as te nesermen sja dhash edhe ajoe gjora me se mori.shuuuuuuuuuuum kam gabur kurr sja fali vetes
(10 vite më parë)
besa ti ja hoqe se nuk e pinte?
Besa ***tuana*** (10 vite më parë)
djana mir e ka majlinda mos te esht ithtuar qumshti,beje nje kontroll,se di un kam gabuar shum q e ekam hequr nga gjiri tuanen prej 6 muajve shpresoj ne tjetrin te kem qumesht se ska si qumshti nenes
(10 vite më parë)
helena ka raste 10 min pi normal as me nxitim as ngadal...ndersa her tjeter e mban ne goj dhe e thith kur kujtohet....panolinat gjithmon ja heq te mbushura dhe e nderroj shpesh sepse del shum her jasht...
Coco Chanel (10 vite më parë)
Djana sa min pi dhe ato minuta si pi intesivisht apo here thith ere pushon? Mua hermiona me pi vetem 4 min ka raste dhe 5 po qe per cdo vakt 4 min maksimumi pi...Shikoje ne peshe se si do shtoj ...
(10 vite më parë)
o iza po kjo qe ne fillim nuk esht se pinte shum po tani po e tepron 300 gr kishte mar per 2 muaj
(10 vite më parë)
po dhe une ne paulen shum mir isha...dhe tani me duket sikur kam goxha po kjo eshte qe nuk pi...dhe pediatri keshtu me tha do e peshojm per 2 jav po nuk pati mar hidhja ne shishe..po un po e shikoj qe kjo njelloj po pi e nga ajo thash tja jepja me shishe
(10 vite më parë)
Djana e di pse te pyta sepse gjatë moshes se vajzes tende dhe evi pati ne nderprerje ushqimi. Nuk qante flinte ok po ushqim sdonte hic.ndaj vajza jote nuk esht se sdo gjoksin thjesht aq ushqim do
Majlinda ... (10 vite më parë)
Te kisha keshilluar me bere ndonje vizite sa per ta hjek merakun...une e kam djalin tani Djana 14 muaj para ca dite e peshova ishte 14kg...une qdo here e kam gjirin e mire edhe me shtojn fmija...
(10 vite më parë)
nuk e di iza se edhe pesh shum pak ka mar shum....per te qar nuk qan edhe naten fle shum mir...un e fus per te pir cdo 2 ore edhe kur nuk kujtohet ajo un e ve
(10 vite më parë)
Djana un them insisto qe ajo te vazhdoj te pij ndoshta ska shum oreks perderisa pi pak.a qan goca?
Majlinda ... (10 vite më parë)
Eh mos u bej merak pra se ka femije qe thithin me rralle, aq sa ju nevojitet pijne, mos i kushto vemendje shume me u bere merak...mos e fut shpesh si te sheh qe eshte e unte e sheh pastaj si pin...
(10 vite më parë)
Djana dhe un si majlinda mendoj se dicka ka qe goca se do qumshtin shiko mos esht hidheruar
(10 vite më parë)
po nuk esht se nuk pi fare ajo pi po pi pak dhe nuk qan se do te pij esht sikur nuk e mer urija...psh tani e futa per te pir ajo piu pak e e zuri gjumi dhe e thith shum rrall..
Majlinda ... (10 vite më parë)
Moj Djana mos nuk e ke qumshtin e mire, se ka shume rast idhetohet e pastaj nuk e merr dot...spo di veq shume raste e kane bere testin e qumshtit te gjirit...ose ka dal jo i kfjellet ose i idhet edhe per ata se marin femijet...
(10 vite më parë)
majlinda ajo le nga qumeshti im nuk e mbaron...ne fillim kur heth me presion e pi mir pastaj fillon e ben naze...dhe thash te pompoja qumeshtin e gjirit e tja jepja me shish...nuk di cfar ti bej me vjen dhe inat me veten ne paulen nuk kisha te tilla gjera
Majlinda ... (10 vite më parë)
Djana a nuk ke mjafte qumshet apo qfare...? provoje prap e mos fillo me shishe se e vogel bre gjynah...une deri ne 1 vjet kam mjafte qumshte mirpo fillon pastaj te paksohet e akoma djalin e kam ne gji.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?