Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Pas abortit

Prsh te dashura nena. Para tre javeve pesova nje abort spontan . Mu desh te beja nje pastrim. Pyetja ime eshte tani qe do me vijn mesturacionet si do ti kem? me shume dhimbje se zakonisht? me shume gjakderdhje ? do me zgjasin me shume dite?apo do ti kem sic i kam patur para abortit? ju lutem me tregoni se jam shume ne ankth se mos kam hemoragji

Romela Bare (10 vite më parë)
Jola Jola (10 vite më parë)
Vitaminat mi sollen nga australia po tani do me duhen per heren tjeter :)
Romela Bare (10 vite më parë)
Epo ka mundesi.Ju pershendes vajza. Naten e mire. Jeni shume te mira. Mundohu dhe ti joli te gjesh vitamina se ines sja kam merakun se jeton jashte
Ina ..... (10 vite më parë)
aha po shume mire ndoshta e kane te perfshire edhe acidin folik pra keto vitaminat. edhe une po marr nje lloj vitamine qe e ka edhe acidin folik dhe te perfshira shume vitamina te tjera ne nje kokerr
Jola Jola (10 vite më parë)
Romela mbase ato vitaminat e kane vete acidin folik nje shoqe imja ka marre vetem vitamina qe kishin dhe acid folik
Ina ..... (10 vite më parë)
flm e dashur do zoti nuk e provojme me kete gje se shume e dhimbshme eshte si shpirterisht edhe fizikisht. nuk e di ku jeton ti? une ne amsterdam e kam gjetur me emrin foliumzuur 400mg. ndersa progesteronin me sa di une duhet ta jape mjeku me recete.
Romela Bare (10 vite më parë)
Me vjen keq inushe dhe per ty.po ty nuk te pastruan? po si quhet ketej acidi folik? po progesteron a ka dhe ketej?une pas pastrimit nuk pata asnje shqetesim, prandaj nuk mora antibiotik. un pata dhe shum gjakderdhje. Po pres te marr veten mire te bej dhe burri ate kontrollen pastaj te provoj prap. Sa per te ren shtatzan rash sh shpejt qe me heren e dyte. Ehh nuk eshte i lehte aborti.tamam para nje dite degjuam te rrahurat e zemres.bem dhe nje foto.dhe diten tj abortova.ajo qe iku iku nuk kthehet me.po te pakten mos te na ndodh me. Te prsh inushe.mod u merzit
Ina ..... (10 vite më parë)
romela po tani a te ka dhene ndonje ilac antibiotik meqe ke qene e detyruar te besh dhe pastrim. te kesh kujdes nqs ke temperature ose te fillon ndonje temperature per arsye te ndonje infeksioni te mundshem. shkaku i abortit ne te shumten e rasteve ne 3 mujorin e pare ndodh per keqformime kromozomike qe do te thote nuk ka mjek ne bote qe ta shpetoje ne kete rast. kur ndosh ne 3 mujorin e dyte ose te trete atehere problemi eshte tjeter qe mund te kete nena i femijes etj etj. por gjithashtu femra nuk duhet te kete asnje semundje apo infeksion se mund te beje dem ne shtatzani qe ne fillimin e saj. prandaj behen nje sere analizash para se te fillosh nje shtatzani. dhe acidin folik romela mund ta marresh edhe jashte se vitamine eshte nuk te ben keq eshte e domosdoshme me e fillu qe dy muaj para se me ngel shtatzene
Jola Jola (10 vite më parë)
Flm romela acidi folik eshte i domosdoshem madje duhey filluar 2 ose 3 muaj para shtatzanise.Kesaj here mjekja qe jam konsultuar sot me pret te dielen qe te shofim se cfare analizash duhet te bej.Tani jam e qete te pakten e di cfare do me duhet te bej dhe qe mjekja do me keshilloje jo si heren tjeter.Ishalla na gezon zoti heren tjeter.te perqafoj dhe ishalla po del sa me mire me cdo analize qe do besh.
Romela Bare (10 vite më parë)
Me vjen keq joli qe te ka ndodhur prape.po kesaj radhe sa ishe? dhe une ne javen e 6 Abortova po gjysma e embrionit me kish ngelur brenda prandaj u bera pastrim. si tha dhe ina ketu jashte shtetit asgje ste japin. Kur te shkoj ne shqiperi do pyes per acid folik .mua mjeku po me thot qe para se te filloj shtatzani duhet burri te bej nje kontroll mos e ka ai problemin me spermatozoitet.se ne fakti qe biem shtatzan jemi ne rregull.kshu mendoj dhe per ty .se aborti e ka nje shkak. Me vjen shume keq per ty e dashur.po mos u merzit.para se te fillosh prap bej ca kontrolle bashk me burrin dhe merr ca vitamina te forcohesh. Te perqafoj fort
Ina ..... (10 vite më parë)
ehe te kuptoj normal qe duhet pak me kujdes e nuk duhen bere pune te renda. ishalla do gezohemi te gjitha ne qe kemi pas abort me nje bebe te shendetshme sa me shpejt
Ina ..... (10 vite më parë)
por para se te fillohet nje shtatzani gjithmone duhet te behen nje sere analizash per te pare qe a ka ndonje problem. dhe gjithashtu duhet qe te merret acid folik qe 2 muaj perpara se te ngelesh shtatzene
Jola Jola (10 vite më parë)
Se di po mua nga qe me thane qe sjam shtazane para nje jave i hyra shpise duke e pastruar tapeta e tavolina dhe ecja ne kembe sepse veten e ndjeja mira por ja qe duhet te kisha bo pak kujdea nqs do e dija
Ina ..... (10 vite më parë)
te kuptoj shume mire. me thene te drejten ketej jasht shteti nuk e di po kam vene re qe mjeket nuk te japin asgje pervec vitaminave ne shtatzani sepse thojne qe 3 mujori i pare duhet te ece natyrshem,sepse nqs mundohemi te mbajme me sforcim nje shtatzani ndoshta mund te jete mundesia qe mund te kete nje keqformim ose nje abort mbas 3 muajve. gjithmone kur aborti ndodh ne 3 mujorin e pare o ka ndodhur per arsye keqformim kromozomesh qe ne momentin kur vazhdon shtatzania o per arsye te ndonje infeksioni te femra.
Jola Jola (10 vite më parë)
Ina them ashtu sepse heren e pare me thane qe ska nevoje per analiza heren e dyte sapo e kuptova qe jam shtazane shkova per vizit nga qe kisha pak sekrecione dhe ato me thane qe sjam shtazane ose qe kisha abortuar por nje shoqe imja me kesgilloi nje dok tjeter dhe kir u vizitova dje me tha qe isha shtazane dhe qe skisha pas abort por qe duhet te kisha fillu utrogestanin qe para nje jave. Dhe sot mua me filluan dhimbjet bera betahcg por sot ishte vone per mua duhet te ishin kujdesur para nji jave, si i thashe dhe romeles mos e ler veten mbas dore gjej nji mjek qe te jete i mire dhe bej analizat e nevojshme
Ina ..... (10 vite më parë)
mu njelloj me erdhen pas abortit mundesisht me me pak dhimbje. joli jolim doja te te pyesja per cfare arsye thua neglizhence? arsya pse te ndodhi aborti i dyte.. kam shume frike te me ndodhe perseri nje abort i dyte. une para nje muaji kam abortuar isha 7 javeshe
Jola Jola (10 vite më parë)
Jo une isha e vogel 5 javshe dhe fatkeqesisht sot pas 5 muajsh me ndodhi prap abort dhe kam dhimbje :( ty te uroj sherim te shpejte dhee mundohu te gjesh nje mjek te mire te te keshilloje tamam para shtazanise tjeter sepse une kesaj here e kam pas vetem per neglizhence te mjekve kete qe po me ndodh.
Romela Bare (10 vite më parë)
Rrofsh joli. Me lehtesove e dashur. Jam ber me hije keto kohet e fundit. Dhe ti me pastrim e bere abortin?
Jola Jola (10 vite më parë)
Romela mos u shqeteso edhe une kam pas abort dhe kur me ka ardhur cikli ne vazhdim e kam pas njelloj si me perpara nuk kam pas ndryshim.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?