Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

java 17+2 dhe prolapsi i valvules mitrale ju lutem ndihme

jam 17+2 dit shtatzen me dijagnostifikuan prolaps ne valvulen mitrale kete se kam pas asnjeher se kam ber kontrolla dhe me par, a ka pas dikish nga ju kete rast ose a ka degjuar dua ta di a ben problem per bebin ose mua dhe per lindjen? jam 25 vjec shtatzania e par. ju flm
M T (10 vite më parë)
M T (10 vite më parë)
Liza flm shum per komentin. Un cdovit kam ber per qejf kontrolla dhe kete gje se kam pas asnjeher. tash para 2 jav me zu grip dhe i ftoht dhe ishte e para her qe kur merrja frym me dhemte gjoksi dhe kurrizi pas, kur i bera kontrollet me than se kam prolaps mirpo nuk benka dem dhe mjekime nuk me dhan aman ndonje dhembje nuk kam pas me. vetem se u bera shum merak per bebin, me lehtesove shum, flmm
Elis . (10 vite më parë)
Pershendetje Tuti! Te uroj shendet ty dhe bebes, vajza e tezes teme e ka kete problem tani eshte 16 vjec nuk perdor ilace vetem ben kontroll cdo vit, ne moshe 9 vjecare e kane diagnostifikua pasi ajo kishte nganjehere dhimbje gjoksi. Tuti po ti a ke pas ndonjehere probleme me frymarrjen apo dhimbje gjoksi! Sa I perket bebes tende sbesoj se ka problem, pasi tezja ime ka pyetur nje grua qe e kishte pare te takimet e vajzes qe dhe ajo kishte te njejten gje dhe kishte pasur dy lindje normale dhe femijet I kishte te shendosh, dhe ajo rrin me shprese se gjithca do shkoje mire, pasi mjeku nuk I ka pershkruar ilace vajzes!
M T (10 vite më parë)
ju flm per komentet kam lexuar dhe un vetem se nuk e di a ben problem ne shtatzani dhe u bera merak
Sh-r-g . (10 vite më parë)
Prolapsi mitral ndodh kur valvula e zemres e cila ndodhet midis veshores se majte dhe barkushes se majte nuk mbyllet ne menyre te perpikte. Valvula prolabon lart ne veshore duke rezultuar disa here ne kthimin prapa te gjakut ne veshoren e majte (regurgitimi mitral). Tek shumica e njerezve prolapsi mitral eshte nje gjendje e cila nuk kerkon trajtim dhe nuk kercenon jeten, por tek disa paciente nevojitet kujdesi mjekesor. Simptomat Shumica e njerezve me prolaps mitral nuk kane asnjehere shenja te dukshme, dhe shumica e atyre qe diagnostikohen me kete crregullim jane te befasuar kur mesojne se kane nje gjendje te tille te zemres. Shenjat e ketij crregullimi shfaqen zakonisht kur gjaku kthehet prapa (regurgitimi mitral) dhe perfshijne: Ritmi i zemres i shpejte apo i crregullt (aritmia) Marrje mendsh Veshtiresi ne frymemarrje gjate aktivitetit fizik apo ne pozicionin shtrire Lodhje Dhimbje gjoksi Ky crregullim mund te shfaqet ne cdo moshe por eshte me i shpeshte tek burrat mbi 50 vjec. Prolapsi i valvules mitrale shpesh eshte nje crregullim familjar dhe mund te lidhet edhe me crregullime te tjera si: Sindromi Marfan Sindromi Ehlers-Danlos Polikistoza renale Anomalia Ebstein Skolioza Komplikacionet Regurgitimi mitral. Eshte komplikacioni me i zakonshem qe ka te beje me kthimin e gjakut prapa ne veshoren e majte. Mundesite per kete komplikacion rriten nga hipertensioni arterial dhe mbipesha. Aritmite. Rrahjet e crregullta te zemres mund te jene prezente ne keta paciente. Keto shfaqen nga dhomezat e siperme te zemres (veshoret) dhe zakonisht nuk jane jete-kercenuese por jane bezdisese per pacientin. Endokarditi. Eshte infeksion i cipave te brendshme qe veshin zemren. Valvula mitrale anormale rrit mundesite per shfaqjen e ketij infeksioni te rrezikshem.   Diagnoza Diagnoza dyshohet gjate nje vizite te zakonshme ne degjimin me stetoskop te zhurmave kardiake jonormale dhe vertetohet nga ekzaminimet e meposhtme: Ekokardiograma.  Ultratingujt perdoren per te marre pamjet e zemres dhe funksionin e valvulave te saj duke vleresuar performancen e tyre. Eshte ekzaminimi qe konfirmon diagnozen ne prolapsin mitral. Elektrokardiograma. Ndihmon ne diagnostikimin e aritmive duke regjistruar aktivitetin elektrik te zemres. Koronarografia. Zakonisht rekomandohet ne rastet qe do ti nenshtrohen kirurgjise kardiake. Ne disa raste mjeku mund te rekomandoje kontrolle periodike. Trajtimi medikamentoz Ne rastet e shfaqjes se simptomave mund te pershkruhen disa grupe ilacesh si me poshte: Beta bllokuesit. Keto ilace perdoren per te parandaluar rrahjet e crregullta te zemres duke bere zemren te rrahe me ngadale si edhe me me pak force. Aspirina. Ul rrezikun per insulte cerebrale duke ulur aftesine e koagulimit te gjakut qarkullues. Antikoagulantet (Holluesit e gjakut). Keto ilace si varfarina (Coumadin) perdoren per te parandaluar koagulimin e gjakut. Zakonisht perdoren ne rastet e fibrilacionit atrial. Kirurgjia kardiake Kirurgjia nevojitet ne shume pak prej pacienteve ne rastet kur regurgitimi mitral eshte i rendesishem, me ose pa shenja klinike te dukshme. Regurgitimi mitral i perparuar mund te coje ne pamjaftueshmeri te zemres nese lihet pa u trajtuar. Kirurgjia realizohet me zemer te hapur ne te gjitha rastet me ndihmen e makines zemer-mushkeri artificiale. Dy jane mundesite teknike per korrigjimin e problemit te valvules mitrale: Riparimi i valvules. Eshte trajtimi i preferuar sepse ne kete rast ruhet valvula native e pacientit dhe rezultatet e aferta dhe te largeta te interventit jane me te mira se ne rastin e zevendesimit te valvules. Valvuloplastika ne shumicen e rasteve kerkon vendosjen e nje unaze protezike valvulare, procedure e cila quhet anuloplastike. Zevendesimi i valvules. Kjo procedure realizohet kur eshte i pamundur riparimi i valvules. Valvula e demtuar zevendesohet me nje valvul protezike e cila mund te jete biologjike apo mekanike. Valvulat mekanike mund te punojne me gjate, por ne kete rast pacienti duhet te marre antikoagulante orale per te parandaluar formimin e trombeve, gjate gjithe jetes se tij. Valvulat biologjike nuk kerkojne perdorim afatgjate te antikoagulanteve orale por jane me pak rezistente ne trupin e njeriut dhe mund te kerkojne zevendesim pas nje periudhe 10-15 vjecare. Per kete arsye preferohet te vendosen  ne moshat mbi 65 vjec. A rekomandohen antibiotiket ? Mjeket zakonisht rekomandojne antibiotike gjate procedurave dentale apo medikale ne pacientet me prolaps mitral per te parandaluar endokarditin bakterial. Por rekomandimet e reja te Shoqates Amerikane te Kardiologjise(AHA) thone se antibiotiket nuk jane te nevojshem ne shumicen e rasteve ne pacientet me prolaps/regurgitim mitral.
Majlinda ... (10 vite më parë)
Tuti une nuk kam njohuri me kete bakterie mirpo qe po ta jap nje web site e hyn lexoje vete: http://www.vitrina.edu.al/newweb/index.php?fq=brenda&m=shfaqart&gj=gj1&aid=53425

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?