Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Po vdes nga ankthet
Pershendetje nena.E kam postuar edhe nje here kete pyeje,por tani u perkeqesua cdo gje.Gjithemone kam pasur ankthe ne gjume ,por ka nje muaj ose me shume qe une perjetoj ankthe cdo here qe bie pe te fjetur.I fundit ndothi para nje ore,isha e lodhur dhe rash per te fjetur.Pas pak minutash me kapi ankthi,nena ime me verejti dhe me zgjoi pak me veshtiresi,mendova te flija prap sepse thash ndoshta sme kap me.Ska kalurar as nje minut,trupi mu ngri,spo merrja fryme mire,gjoksi po me shtrengonte...smundtja tia terheqja vemendjen nenes time se kisha ankth,perderisa une fillova te gerrhisja nga zenia e frymes,ajo me shkundte me meshonte te zgjohesha por kot :\'( mendova qe po vdisja ..u desh shummme mund qe mami te me zgjonte.
Oj nena po VDES nga kjo gjenje,ju LUTEM me tregoni a e keni pa dokush kete ndjesi ,nese po me tregoni si ta kaloj :\'(
Une nuk shoh ndonje enderr te keqe,por kur jam duke fjetur,truri im apo shpirti apo vetedija zgjohet,i degjoj te tjeret cfare po flasin,por smund te levizi,ndjehem e paralizuar,dhe pastaj fillon tme zihe fryma.Nese nuk me zgjon ndokush une e di qe do vdes.
Ndjenjen e vdekjes po e perjetoj cdo here ne gjume e spo kam
cfare te bej.Jam e lodhur duke fjetur me alarmin e ores cdo 20
minuta :\'( kjo eshte torture shpirterore
Me tregoni si tia bej ju lutem?!
Mira A (10 vite më parë)
Meri X (10 vite më parë)
Duhet te vizitohesh patjeter ne nje mjek psikiater, te njejten gje kam kaluar une disa vite me pare kam shkuar dhe ne urgjence zere se e ngrire pa frym por pasi bera nje vizite ne nje doktor psikiate me qesoj dhe me dha nje kure e cila vazhdoj pak gjate rreth nje vit por u bera shume mire dhe skam pasur me probleme. Nuk eshte se te ndodh ndonje gje e madhe me teper se aq po ske pse torturohesh duke e duruar kete gjendje per mendimin tim kurohu dhe do jesh shume mire. te shkuara
Sara :d (10 vite më parë)
Mira, para disa viteve kam pasur gati se kesi lloj shqetesimi, kur mendja dhe trupi nuk funksionin bashk, problemi im ka qene anemia e tepert. nuk po them qe e kam pas identik si ti , ama kesi lloj diqka, isha edhe ne gjum edhe zgjuar, sdi as si ta spjegoj , sikur je ne anestezion
Dita Rrustemi (10 vite më parë)
mira te kam shenuar tek pyet nenay rreth shqetsimit tend sdi a e ke pare...
Gerta ....... (10 vite më parë)
Mos u shqeteso. Gjithmone para se te bish te flesh : thuaji duate e gjumit. Mua ankthin ka arritur te ma heqe veten fjalet e shkruara ne kuran. Provo dhe vertetuho vet. Do flesh e qete e gjithashtu edhe pa endrra. Suksese.
Lona 12 (10 vite më parë)
Une e kam perjetuar shume shpesh kete gje,ska me keq...me ka ndodh njehere qe edhe pasi jam zgjuar skam mundur te e kthej frymemarjjes disa sekonda ,e di qe kam qef teper keq.Mu mjeku me ka rekomandu neurologun per kete gjendje qe ne mjekesi quhet apnea.KOheve te fundit mu ka larguar sepse e pata vrejtur qe vetem kur flija me friken se po me ze apnea ajo ndodhke,perndryshe kur flija e qete nuk kisha probleme. Shpresoj qe do e kalosh kete gjendje sepse eshte e tmershme por mosu frigo sepse nga apnea ska vdekur kush.Se pari qetesoje veten e me pastaj kerko ndihme profesionale.Mu me eshte shfaqur me heret keshtu si ti kur ttrupin nuk mund ta levizja e nuk mund te qohme ndersa tani vetme me bllokohet frymemarja edhe qohem shpejt..
Mira A (10 vite më parë)
Oj nena ju falenderoj jashtezakonisht shummme..po ma lehtesoni sadopak kur po e di qe une nuk qenkam e vetmja qe po e perjetoj kete tmerr.. Do te shkoj te bej rukje shpresoj qe te me largohet kjo gjendje te cilen as armikut tim sdo ja kisha deshiru.Ju falenderoj nga zemra qe gjithemone gjeni kohen per te me ndihmuar dhe keshilluar
Sumeja Aliu (10 vite më parë)
Mira mendoj se ke nevoj te shkosh tek ndonje hoxh per te kenduar Kuran dhe besoj qe kjo ka met ndihmu shum.
(10 vite më parë)
Edhe me ka ndodh keshtu nja 2 here I kam degju tw gjithe rreth e rrotull... e une skam mujt me leviz e syt e mbyllur vetem gjemojsha si shenje mi tregu familjarevw mem ndihmu qe mem zgju nga ai ankth, e di kete ndjenje mira shune keq, une ne ate kohe iaha ne stres puna e shtatzaniae , edhe ti parase me fleht mendo mire mos flej me frige ,se di e dashur tjeyer qka me te ndihmu , shpresoj mos te ndodh me
Louisa ~<3 (10 vite më parë)
Mira tezja ime e ka pasur perhere si me qene zgjuar eshte ndje, e ka pare veten tu u ngulfate, po thjesht ska mujt me u shprehe! Ajo ka pas ngarkese psiqike edhe sa e sa here gati ka vdeke! Te them te drejten vitin e pare te studimeve e kam perjetu edhe vet nje here, dhe e di qe eshte e tmerrshme :-( ama une duke u bazu te tezja ime, duke e dite qe mund te behet keq e me keq, jam mundu me qetesu veten, me i largu frigat, edhe fatmiresisht sme eshte perserite me kurre.
(10 vite më parë)
Mira mu me ka ndodh disa her te kem ankth si thu ti e ndiej krejt cka ndodh per reth meje dhe endiej se Po me afrohet dhe me ndalet frima smuj me leviz duhet dikush te me zgjoj por ka raste edhe Kur jam kan vet dhe jam mundu te zgjohet vet, un nuk kam viziti as psicolog as te hoxha sjam kan, un nuk mberzitem shum as nuk frigem se Edi se dot me lshon, por ti thu se psikologu Ska ndihmu at her. Asht mir te shkojsh te Deni hoxh si kendon rukje me Kur an, Zoti te ndihmoft e ta largoft njoh shum njerz qe vuajn nga ankthi mos ki dert se dot largohet vet
Ariana Ari (10 vite më parë)
Mira me vjen shum keq per kit gjendje qe po e perjeton ama un isha shku tek naj hoxh i mir me ta knu ni pjes t Kuranit a diqka e ndoshta tkish ndihmu aj pak masi po thu qe psikologu stka ndihmu as kurgjo Uroj nga zemra te te kaloj
Jesi Jesi (10 vite më parë)
Ti ke nevoje per nje psikolog shume te mire jo dosido. Duhet te kerkosh dhe mos u mjafto vetem me nje apo dy vizita. Mua vetem ne shtatezani te pare kam pasur ankthe shume por qe ne shtatezani kam lexuar se jane normale. Une jam e besimit kristian dhe para gjumit lutesha, me dukej se qetesohesha. Uroj me zemer te permiresohesh!
Mira A (10 vite më parë)
Dije faleminderit shume e nderuar,do e vizitoj kete web faqe menjehere.Zoti te shperbleft
Mira A (10 vite më parë)
Ana e dashur jo nuk shoh enderra te kqija :( thjesht e kam ndjenjen e personave qe jan ne gje dje shoku,te cilet nuk levizin e as nuk flasin por degjojne cdo gje qe ndodhe rreth tyre :(
Nena Dije (10 vite më parë)
[ADMIN] [Komenti është larguar për shkak te përmbajtjes jo adekuate]
Diar Diar (10 vite më parë)
e dashur mira inshalla te kalon sa me shpejt kjo gjendje qe ke e zoti te ndohmon.une skam ndonje rast per kete,tjeter gje sdi cka met thon.gjith te mirat e te kalofte sa me shpejt kjo gjendje e trishtuar qe po e perjeton
Mira A (10 vite më parë)
Genta,e bera analizen e gjendres tiroide me doli normale,probleme tjera shendetsore nuk kam dhe se di shkakun perse po me ndodh keshtu,me besoni eshte ndjesi e tmerrshme :\'( Faleminderit shume per komentin
(10 vite më parë)
Ana hahuahua kjo spo shef endrra , por ka ankthe qe nuk e lejn te zgjohettt nese nuk e zgjon dikush,, kjo ka dallim te madh nga endrrat.
Mira A (10 vite më parë)
Pershendetje Louisa,faleminderit per kohen tende.Te them te drejten une ne jete jam shume e stresuar,si per shkak te provimeve ,pastaj kam nje rast ne familje qe eshte i paralizuar dhe kjo me shkakton shume merzitje.Se di ndoshta ky eshte shkaku...Por perse sot me ndodhi,isha kaq e lumtur qe mbarova nje provim me noten maksimale ,as qe e mendova ankthin...dhe ja,perpak sa nuk vdica :\'( Me fal qe te pyes,por a e ka pas tezja jote ankthin me keso simptomash kaq te tmerrshme,apo ne forme me te lehte? Faleminderit shume e nderuar
(10 vite më parë)
Mira une mesa kam lexu njeher ka shenu qe nese perseritet here pas here, mund te kesh probleme te gjendres tiroide.. por se di sa eshte e vertet
Ana E (10 vite më parë)
Mira edhe un ma hert boll endrra t kqija kom pa kishe beben e linda masnej dikush ma ka marr qkas :/ amo nese je muslimane ka dova mi thon para se me flejt edhe nese sheh mu qu 3her ka ana e majt edhe e djathta me thon diqka spom kujtohet qa ke se n net kom lexu tash elhamdulilah spo shoh :)) ishalla tkom ndihmu ti tregoj qato dova qe i thom gjith para se me flejt :))
Louisa ~<3 (10 vite më parë)
Tezja ime ka pas ankthe, psikologu e ka ndihmu me largu gjithe stresin dhe kurre me sju kane perserite! A ke dicka qe te mundon? Ose dicka qe te frikeson? Apo mdonje deshire te madhe per dicka qe se ke? :-((((
Mira A (10 vite më parë)
Pershendetje nena dhe faleminderit shume per kohen tuaj.Po kam vizituar psikolog e psikiater,e vetmja gje qe me thone eshte te mar barna per gjume.Por problemi eshte se skam problem te fle,por te zgjohem nga gjumi.I kam perdorur barerat qe me kan pershktuar,po pa kurfar ndryshimi ne gjendjen time.Une jame muslimane,falem dhe lutem para se te fle. Se di me cfare te bej apo ku te shkoj,po ndihem e humbur,e pa fuqishme :\'(
Louisa ~<3 (10 vite më parë)
Patjeter qe te nevojitet ndihme psikologjike
(10 vite më parë)
Mira perse nuk shkon te mjeku te pyesesh ate, ndoshta ai te keshillon ndonje gje.. ne mund te tregojm per shume raste por qe nuk e dim ne fakt se perse ndodh kjo gje,, por mundohu sa her te biesh ne gjume te lutesh tek zoti, ndoshta te largohet kjo gje, se me te vertet eshte tmerr
*anika* *2* (10 vite më parë)
Nuk e di qfar te them konsultohu me psikologun

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?