Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Nje dijet per ju nêna <333
Dieta me luleshtrydhe(dredheza) – humbasni 3 kg për 4 ditë

Shfrytëzoni sezonin e dredhëzave dhe provoni dietë të re. Për vetëm katër ditë duhet të humbni tre kilogramë, kurse për shkak se dieta zgjat shkurt, nuk është i nevojshëm aktivitet fizik. Lejohen tri ushqime kryesore dhe dy “meze”. Pra, “armatosuni” me dredhëza dhe humbni kilogramë pa dhimbje të mëdha.

Dita e parë

Mëngjes: sallatë frutash prej 250 gramë dredhëza të prera, gjysmë molle dhe gjysmë banane. Të gjitha këto përbërje përzieni me një lugë mjaltë dhe 50 gramë jogurt.
Meze: bëni përzierje prej 100 gramë dredhëza dhe 1 decilitër qumësht pa yndyrë. Shtoni gjysmë luge mjaltë dhe 50 mililitra ujë të pagazuar. Gjithë këtë përzieni dhe pini menjëherë.
Dreka: bëni sallatë prej 150 gramë dredhëza, një copë mish pule, 100 gramë trangull (kastravec), 10 gramë majdanoz, 1 lugë lëng limoni, 6 lugë supë perimesh dhe 1 lugë vaj ulliri. Pastroni dredhëzat dhe preni në rreth, preni trangullin, kurse mishin e pulës preni në fije për së gjati. Të gjitha përzieni në një enë. Mbi këtë masë të fituar shtoni lëngun e limonit, supën dhe vajin e ullirit.
Meze: përzieni 100 gramë dredhëza me 1 decilitër jogurt me sasi të vogël yndyre dhe një lugë mjaltë.
Mbrëmje: sallatë prej një patateje të zier, një kokë qepe, 1 decilitër jogurt, 50 gramë djathë (jo të yndyrshëm) dhe fije majdanozi. Sipas dëshirës, mund të shtoni lëng limoni, kripë dhe piper.

Dita e dytë

Mëngjesi: dy copa bukë integrale të lyer me djathë me pak yndyrë.
Mëza: pire e përbërë nga 200 gramë dredhëza të përziera me pemë të ndryshme. Në fund shtoni një lugë mjaltë.
Dreka: sallatë prej 100 gramë dredhëza të prera imët, gjysmë marule, domate, speca, 50 gramë djathë me pak yndyrë, gjysmë decilitër jogurt, lëng prej një limoni, kripë sipas dëshirës dhe tost nga buka integrale.
Meze: bëni koktej prej 1 decilitër lëng prej dredhëzave, 1 decilitër jogurt me pak yndyrë dhe gjysmë decilitër lëng prej ananasit.
Mbrëmja: pallaçinka të përgatitura në mënyrë të zakonshme, të lyera me krem prej dredhëzave të shtrydhura, djathë pa yndyrë dhe një lugë mjaltë.

Dita e tretë

Mëngjesi: bollgur me gjysmë decilitër lëng të mollës, gjysmë banane dhe 100 gramë dredhëza të prera.
Meze: koktej nga 100 gramë dredhëza të përziera dhe 1 decilitër jogurt me pak kalori.
Dreka: 200 gramë dredhëza të freskëta, e pastaj një kokë lulelakër të zier. Pasi të zihet, lyeni me një lugë puter dhe shtoni copëza të imta proshute.
Meze: lëng i përzier me 1 decilitër lëng nga portokalli, 1 decilitër lëng prej dredhëzave dhe një lugë mjaltë.

Mbrëmja: përgatitni pire nga karotat dhe patate të ziera. Shtoni qumësht deri sa nuk fitoni piren. Shtoni edhe pak margarinë dhe pak ujë, kurse masën e fituar vendoseni në një enë, mbi të cilën do të renditni rrethe nga domatet dhe speca. Shtoni pak parmezan, kurse nga mëlmesa shtoni bosilok ose origano. Piqni 15 minuta. Më pas bëni lënga prej një domate dhe 100 gramë dredhëza.

Dita e katërt

Mëngjesi: dy copëza bukë integrale të lyera me djathë pa yndyrë dhe 50 gramë dredhëza.
Meze: përzierje të një portokalli, një molle dhe 100 gramë dredhëza. Gjithë kësaj shtoni edhe një lugë mjaltë dhe përzieni.
Dreka: një peshk (sipas mundësisë të jetë troftë) e mbushur me hudhër, e pjekur me majdanoz dhe pjesë limoni. Pastaj 50 gramë dredhëza të freskëta.
Meze: koktej prej 150 gramë dredhëza, një lugë mjaltë, lëng nga limoni dhe 1 decilitër ujë. Sipas dëshirës, shtoni edhe gjysmë decilitër jogurt me pak yndyrë. Të gjitha këto përmbajtje përzieni në blender dhe konsumoni koktejin e freskët.
Mbrëmja: piqni një patate. Në blender përzieni një karrotë të freskët, 1 spec, fleta nga celeri dhe lëng prej një limoni. Bëni një masë të trashë. Pastaj prej 50 gramë dredhëza, 1 decilitër jogurt dhe pak djathë me pak yndyrë bëjeni edhe një tjetër, por jo aq të trashë. Pataten e pjekur ndajeni në copëza dhe vendoseni në masën e trashë dhe atë më të hollë.

“këshilla:
Pasi që bëhet fjalë për dietë me prodhime të freskëta çdo herë keni kujdes që ti zgjidhni ato. Le të jeni të freskëta, shëndosha dhe të shijshme.
Nëse jeni të punësuar, filloni me dietën që nga e premtja. Ashtu, më lehtë do të organizoheni, sepse gjatë fundjavës do të jeni në shtëpi, dhe do të mund të kënaqeni në gjithë ushqimin e dietës.
Kafeja është e lejuar në këtë dietë por jo më shumë se 2 filxhanë/gota.
Duroni deri në fund dhe përgatituni me kohë për figurën që do ta shëtisni në ndonjërën prej plazheve këtë verë.
Lina Lina (10 vite më parë)
Lina Lina (10 vite më parë)
Dieta me patate dhe jogurt – për 3 ditë humbasni 5 kg Me këtë dietë që është shumë e thjeshtë ju do të humbni 5 kilogram. Gjatë kohës së dietës duhet të hani vetëm patate të ziera dhe jogurt me masë të vogël yndyre. Dieta me patate dhe jogurt Regjimi i të ushqyerit: Dita e parë Mëngjesi: 1 patate e zier pa krip, 1 gotë jogurt Dreka: 2 patate të ziera pa krip, 1 gotë jogurt Darka: 2 gota jogurt Dita e dytë Mëngjesi: 1 gotë jogurt Dreka: 2 patate të ziera pa krip, 1 gotë jogurt Darka: 1 patate të zier pa krip, 1 gotë jogurt Dita e tretë Mëngjesi: 1 patate të zier pa krip Dreka: 1 patate të zier pa krip, 1 gotë jogurt Darka: 1 gotë jogurt. Mbani mend: bëni dallim mes patateve të fërguara dhe te ziera. Disa hulumtime kanë vërtetuar se pikërisht kjo dietë bën të humbni madje 5 kilogramë.
Lina Lina (10 vite më parë)
Hahhahahaha dashuri drejten meta thon edhe mu mu duk shum e lodhshme pregaditja dyqysh!!.. Tash e postoj njo ndoshta te pelqen osht ma e let.
Dashuria Dashuri (10 vite më parë)
Ihhhh lina nket diet po hupshka njeri kg tu pergadit paka pun diqka ma leht bre ahaha se neve shqiptarve rond na duken gjith kto sene ahahahah
Zana * (10 vite më parë)
Flm lina,dietat jane te mireseardhuna.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?