Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Gjate gjumit me mire afer mamit apo ne shtratin e saj?
Nena separi si jeni si po kaloni me te nxehtit e sidomos ju qe jeni nga fundi? Ka mbetur edhe pak e princesha ime po vie,neser do te perfundoj me blerjet pasi qe tani vetem jam ne pritje.Desha t\'ju bej nje pytje a mendo ju se me mire eshte qe vogelushes time ne njerin.nga qoshet e dhomes t\'i vendos shtratin e saj edhe qe nga fillimi ta vendos per gjum aty?Apo shtratin te mos e marrim fare por ta mbaj ngroht afer vetes?Jam n\'dilem sepse mua me duket se me mire eshte ta ndjej ngrohtesin time por degjoj disa qe thon me mire ne shtrat!!! Mfalni se e zgjata ju prsh shume
Miranda Fejza (10 vite më parë)
(10 vite më parë)
Miranda flm.haha lola o pa svjen burri tash korik do vdesim prej vapes :)
Miranda Fejza (10 vite më parë)
Flm shume per ndihmen....gjum tmire e shpresoj ju qe ju ka rrok vapa te mund te flini sonte
Miranda Fejza (10 vite më parë)
Flm shume per ndihmen....gjum tmire e shpresoj ju qe ju ka rrok vapa te mund te flini sonte
(10 vite më parë)
Iza te njejtin problem si timin do ta kesh edhe ti , do jesh mes dy zjarresh o even o burrin hahah
(10 vite më parë)
I nxeti madh po na ben te pendohemi per gatimin qe kemi ber:P me mir ne krevat te vet. Un prej qefit e mesova ne te timin e tash me vapen po plasim te dyja e dot spo ndahemi:)))
Vlora . (10 vite më parë)
Prej qe kam lind djalin gjith e kam len ne shtratin e vet asnjeher ne shtratin tim ,por e kam afer shum shtratin e djalit qe naten e don me pas doren time ngat por eshte i sigurt aty ,,une nuk te proppozoj me pas afer ne shtrat tendin
Miranda Fejza (10 vite më parë)
Ju faleminderit nena shume per kohen me kete historin e fundit mu rrengjeth trupi beso me shtrengoi diqka ne bark aq keq u ndjeva...u sa her qe mendoja thosha se po ta kem larg nuk e degjoj kur qan ndoshta pastja mendoja se mos e ze hunden e gojen me mbules edhe me vdes pastja ajo do te pij por me duket se me mire ta kem me larg.... Sa e veshtir dhe pergjegjsi te jesh nene...
Lora 8 (10 vite më parë)
Miranda une i bera gati krevetin por kur lindi djali e doja me afer, e merrja ne shtrate me mua dhe burrin nganjehere mirepo po te tregoj qe ato net qe e kam marrur me ne, ne kemi bere gjume ne ankth, duke shpresuar qe s\'do levizim, qe\'s\'do i afrohemi afer djalit, flenim me stres dhe ndodhte qe shpeshhere une ose burri te zgjoheshim nga gjumi duke thirrur emrin e djalit me ankth. Lokja e burrit gjate gjithe kohes pyeste a po flene djali me ju apo jo dhe ne nuk i thonim te verteten qe te mos merakosej, aq shpesh na pyeste per kete sa qe filloi te behej e merzitshme per ne, kur nje dite ishim duke folur per gjume qe dikush e ka me te lehte dhe dikush me te rend dhe lokja e burrit filloi te tregonte historine e saj. Ajo ne rinin e saj kishte pasur gjumin shume te rend, gjithmone burri e kishte zgjuar nga gjumi nese kan qajte bebet. Nje dite burri i saj shkon me nejte te dikush dhe kalon naten aty, kjo mbetet vetem ne shtepi dhe e merr djalin ne krevet me vete. Kur zgjohet ne mengjes gjen veten permbi djalin i cili eshte i vdekur. Thoshte kjo eshte arsyeja qe ju pyetsha ju cdo dite, po mire qe ju nuk po e merrni. Qe nga ajo dite djali ka fjete ne krevetin e vet. Te keshilloj dhe ty te njejten.
Jesi Jesi (10 vite më parë)
Une kam dhomen te vogel fare dhe krevatin e kam afer timit. Por jo ta mbash me vete nuk ta keshilloj. Se pari se femija mesohet e te do gjithmone ne krevat, nuk fle pa ty. Se dyti gjumit nuk i kihet bese, nje levizje, nje goditje padashje etj etj. Une isha ne dileme a ti nxirrja me vete vajzat, por nuk e bera dot, e madhja nuk fle pa mua ne dhome, mendo ta kisha mesuar ne krevat timin...
(10 vite më parë)
Miranda kete gabim bera une , sepse e kisha shtratin ne dhome po pak larg , dmth jo ngjitur me shtratin tone , dhe me dukej se e kam lene anash e kam lene vet ,me dhimbsej aty ...edhe bera gabimin e morra afer , nuk e kisha burrin ketu dhe thash te knaqemi se bashku vetem ne te dyja ne shtatin e madh , tash ajo gjithe kohen me kerkon mu ,doren time , eren time ehe pse I ka 7 muj e sme len mu as te leviz, as ne banjo tshkoj ... le kjo , po tash burri me iki nga dhoma hahah po thot sme flihet keshtu 3 veta ne nje shtrat me ka shti me zgjedh o ate o ninen , ne hall jam hahah

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?