Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Si verehet verdheza tek femijet?

Sijeni si poja kaloni ..si vetehet verdheza ( sarilleku )tek femiet dhe si mund te vje ju lutemm me tregoni jam ne hall

Antigona Jashari (10 vite më parë)
Lulzana U. (10 vite më parë)
Edhe une linda para pak kohe, dhe ne spital nuk me thane se vajza ka verdhezen. Pas 3 jave, u takova me nje mjeke te familjes sime. Spec. e Pediatrise dhe ajo me tha se cdo femije lind me verdhez, mirepo tek ndonje nuk verehet e tek ndonje femije verehet me shume. Lere le te sheh driten per cdo dite, po ia merrke drita me shpejt. Vajza ime eshte 6 jave tani, akoma nuk e ka kalu. Mirepo mos ke frike se nuk po e mundojke ne organizem.. Syte i ka ne te verdhe dhe ne fillim i qepen shume, fytyra eshte e zbehte ne te zeze...shendet e dashur.
Antigona Jashari (10 vite më parë)
Po bebo im ka gati tre muaj mirpo u merakosa pershkak ne dhomen time nuk deporton drita asesi per ket arsye ju falemderit shum nena
Louisa ~<3 (10 vite më parë)
Ta gjeta ne int se me spjegu soata kohe! Tek une femija i pare e ka pasur, i dyti jo! Verdhëza ndodh shumë shpesh tek i porsalinduri (në 50% të të porsalindurve). Përndryshe quhet edhe ikteri fiziologjik i fëmijës. Arsyet e saj janë krejt të ndryshme nga ato të të rriturit. Tek fëmija më i madh dhe tek i rrituri, shfaqja e verdhëzës do të thotë sëmundje, kurse tek i porsalinduri nuk është gjithmonë kështu. Tek i porsalinduri, organet ende nuk kanë arritur pjekurinë e tyre të plotë, prandaj dhe nuk funksionojnë me maksimumin e tyre. Në lindje, për shkak të disa cilësive të rruazave të kuqe, ato shkatërrohen me shumicë. Nga shkatërrimi i tyre, prodhohet një lëndë që quhet bilirubinë.Bilirubina e prodhuar në këtë mënyrë nuk arrin të përpunohet tërësisht nga mëlçia e bebit.Grumbullimi i bilirubinës shoqërohet me shfaqjen e verdhëzës tek i porsalinduri. • Ikteri fiziologjik shfaqet nga dita e 2 – 3-të e jetës dhe asnjëherë para orës së 36-të të jetës; për-ndryshe shkaku është një sëmundje. • Verdhëza fiziologjike zhduket nga dita e 3 – 8-të e jetës, ndryshe shkaku është një sëmundje. • Bilirubina që gjejmë me shumicë në këtë rast, është ajo indirekte. Nëse bilirubina kalon disa kufij të caktuar, ajo mund të bëhet e dëmshme për organizmin. Ikteri trajtohet me sukses me anë të një mjekimi që quhet fototerapi (është një llambë speciale që lëshon një dritë vjollcë dhe që e kthen bilirubinën në një produkt të padëmshëm). Në rast se fototerapia është e pasuksesshme, atëherë mund të kryhet një procedurë që quhet (eksanguino- transfuzion) shkëmbim i gjakut. Kini parasysh: • një verdhëz shumë e fortë. • ndryshimi i sjelljes tek një fëmijë që ka verdhëz si përgjumësi, apo ngacmueshmëri e theksuar, humbja e oreksit, dobësimi i të qarit, të dalat jashtë pa ngjyrë etj. • një verdhëz që zgjat mbi 2 javë edhe kur nuk është shumë e theksuar, janë arsye të forta për ta drejtuar fëmijën tek mjeku.
Louisa ~<3 (10 vite më parë)
Antigona zverdhet ne fytyre e trup, i zverdhet edhe e bardha e syrit, duhet me kontrollu gjithsesi, nese i ka vlerat mbi 280 duhet me i be fototerapi!

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?