Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Epidural
Pershendetje nena,

Une doja te dija nese ndonjera nga ju ka bere lindje me epidural ne tirane??? Une kam akoma kohe per lindjen por ne shba e di nga motra qe shumica e grave perdorin epiduralin (edhe kur nuk kane nevoje).
E kam pak me frike se ne forum kam lexuar qe te le dhimbje koke/shpine,por nese behet nga nje anesteziist i mire,besoj qe ska probleme.
Ju a keni bere lindje ne tirane me epidural dhe si ju ka shkuar?

Ju faleminderit
Erlii Ina (10 vite më parë)
Emma ^-^ (10 vite më parë)
Une qe nga momenti qe kam bere epiduralin nuk kam ndjere me asnje dhimbje.Dhimbjet ikin si me magji dhe ben nje lindje te perkryer.Me epidural nuk je e mpire si ne lindjen me operacion.Mund te levizesh.
Edona Curri (10 vite më parë)
Shume shumeee flm me lirove pak se as asaj nuk isha tu i besu se nuk kisha rast me pyet dikan qe e ka provu ,pasneser e kam terminin te mjeku e e kisha ne mendje me i than qe po du me operacion se kam hjek shume shume lindjen e par :(
Manjola M (10 vite më parë)
Edona un per vete nuk e kam marre Edhe pse kam pas dhimbje te tmerrshme I kam duru,, ama shoqja jeme e ngusht e ka marr ne te dy lindjet dhe ka then qe skam ni asigja dmth ska pas dhimbje fare
Edona Curri (10 vite më parë)
Nena me ket epiduralin a e i keni pas prap dhimbje te forta apo jo kjo me intereson me dit :(...Flm
Ina Sin (10 vite më parë)
Un kam lindur tek koci glozheni ne tiran me epidural. nuk kam patur asnje efekt anesor. u be dhjet muaj qe kam lindur. dhe pse shume ma futen friken, duke me then qe do kesh efekte anesore . arriten deri aty qe me than ekziston 1% mundesi paralize(keta ma tha dhe vet mjekja). gjss fol me mjekun qe do ta bej. (por nese nuk ke nevoj mos e bej)
Manjola M (10 vite më parë)
Bashkohem me mendimin e sarites
Emma ^-^ (10 vite më parë)
Erlii ina une kam bere dy lindje te hygeia me dr ibrime maten.Atje ta bejne vet epiduralin qe pasi je hapur diku 4 cm.Une kam mbetur shuuume e kenaqur dhe skam asnji lloj shqetesimi.As dhimbje koke e as dhimbje mesi nuk kam.Beje epiduralin e dashur dhe mos hezito fare.Te hygeia jane mjeke shume te mire e te zote.Te uroj lindje te lehte e bebe te shendetshme
(10 vite më parë)
Erlii ina per mua do te jet epidurali zgjedhja e fundit qe doja ta merja ... sepse i ka rreziqet e veta u te kisha proferu te marresh diqka tjeter kunder dhimtve e athere nese nuk kishe pas sukses me tjera medikamente e kishe provu epiduralin.. un per vete tri lindje i ka kry pa epidural dhe as qe u ardh ne pytje epidurali.. e sa per amerike atje eshte si ne program tju japesh epidural femrave edhe ti futin ne operacion hia spersin pak.. po flas sipas programah qe i kam pa per lindje .. ty te deshiroj nje lindje te leht dhe nje bebe te shendosh
Eni Eni (10 vite më parë)
nuk e di..nuk kam degjuar ndonje..
Erlii Ina (10 vite më parë)
Nuk e kam vendosur ende por besoj se tek hygeia.Nuk e di a ka ndonje anestezit te mire ne tirane...
Eni Eni (10 vite më parë)
ne ca marteniteti do lindesh?
Eni Eni (10 vite më parë)
flm e dashur..
Erlii Ina (10 vite më parë)
Eni e pac me jete e me shendet bebushin !
Eni Eni (10 vite më parë)
erlii une para tre ditesh kam lindur..por jetoj ne greqi..e bera epiduralin dhe nuk kam asnje shqetesim..jam sh mire..do te keshilloja qe kur te vi momenti mundohu qe kur te besh gjilperen te rish sa me qete mos u shterngo lere trupin te lire..dhe nuk ke per te pasur asnje shqetesim..por ka te bej dhe anestezisti..une pata lindje normale..lindje te lehte e bebe te shendetshme

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?