Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Antitrupat ne shtatzani java e 32
Pershendejte jam ne javen e 32 mirepo qe nje muaj kam antitrupa pozitiv po behna merak per beben tani qe eshte ne zhvillim e siper dhe pasi te lind me shendetin e bebes kjo gje po me shqetson mjekja me tha se do i bejm disa analiza grupin e gjakut e kam A Rhd+ pozitiv ndersa burri O Rh-pozitiv,mirepo desha te ju pyes ju Nëna a keni pas ndonjera antitrupa gjate shtatzanis dhe pasi keni lind si ka qen shendeti i bebes ju falenderoj
Rina . (9 vite më parë)
Lena * (9 vite më parë)
Edhe une ne shtatzani kam me shumë antitrupa me shumë sec duhet mirepo une çdo jave e bej Kontrollen e antitrupave
Rina . (9 vite më parë)
Elsa flm per kohen e dashur edhe une kerkova ne net info keshtu shkruante mirepo po brengosem pras se prap per shendetin e bebes ,nita e dashur po pozitv e kam grupin e gjakut por ja qe ndodh pra kam antitrupa ishalla do Zoti e gjithçka me shko mbare
Nita ^ ^ (9 vite më parë)
Elsa flm me qetesove pak thash sw pse nuk me ka tregu doktorri im hahah, shume flm e zmr .
(9 vite më parë)
Edhe une them qe rina nuk ka pse te shqetesohet.Nëse një grua shtatzënë ka një grup gjaku Rhezus negativ dhe bashkëshorti i saj ka grup gjaku Rhezus pozitiv, kjo grua duhet të kryejë një vaksinë, zakonisht në javën e 28-të të shtatzënisë dhe më tej menjëherë pas lindjes së fëmijës, për të parandaluar rrezikun e imunizimit, duke shmangur në këtë mënyrë problemet për shtatzënitë e ardhshme. Gjithsesi, këto përkujdesje janë të nevojshme vetëm nëse grupi i gjakut te femres është Rhezus negativ.
Nita ^ ^ (9 vite më parë)
Elsa zmr per kete qe eke postu ekam dite ,ama rina rh pozitiv qenka dhe si ka mundesi tw krijohen antitrupa? Une jam 0 pozitiv dhe burrin as qe eka pyet doktorri sepse meqe jam pozitive ska nevoj tha burri ta dij
(9 vite më parë)
Çfarë duhet të dijë një grua në lidhje me Rh faktorin Përcaktimi i grupit të gjakut dhe Rh faktorit në shtatzani është shumë me rëndësi, sepse tek nënat me Rh negativ, foshnja mund të jetë e kërcënuar nëse trashëgon Rh faktorin pozitiv të babait. Çfarë është Rh faktori? Të gjitha grupet e gjakut A, B, AB apo 0 (zero) mund të jenë Rh pozitiv apo Rh negativ. Nëse në rruzat e kuqe të gjakut (eritrocitet) gjendet proteina e quajtur “faktori rezus”, atëherë personi është Rh pozitiv. Një numër i vogël i njerëzve nuk e kanë këtë proteinë, e cila e morri emrin në bazë të llojit të majmunit tek të cilët është zbuluar për herë të parë. Për këtë rreth 15% e njerëzve janë Rh negativ. Nuk ka rrezik nëse foshnja trashëgon nga nëna Rh faktorin negativ, nëse prindërit janë te dy Rh negativ, si dhe nëse janë te dy Rh pozitiv. Mospërshtatja Rh (Rh inkompatibiliteti) Nëse në gjakun Rh negativ të gruas, arrin gjaku Rh pozitiv, ajo krijon antitrupa të cilët e mbrojnë nga ky gjak. Antitrupat e krijuar mbesin në organizmin e gruas deri në fund të jetës, duke mos paraqitur ndonjë rrezik për të. Nëse foshnja është Rh pozitive nga babai, gjatë shtatzanisë egziston mundësi e vogël që gjaku i saj të përzihet me të nënës dhe sfidon krijimin e antitrupave. Për këtë shtatzania e parë nuk është e rrezikshme. Tek përzierja e gjakut të foshnjes dhe nënës zakonisht vien gjatë lindjes. Antitrupat krijohen pas lindjes dhe nuk paraqesin ndonjë rrezik. Problemi mund të paraqitet në shtatzaninë e ardhshme. Nëse në shtatzaninë e parë ka bartur foshnjen me Rh pozitiv dhe nëse ka ndodh krijimi i antitrupave, në shtatzaninë e ardhshme egziston rreziku nëse edhe ajo foshnja është Rh pozitiv. Në këtë rast, antitrupat kalojnë lehtë përmes placentës, arrijnë në qarkullimin e gjakut të foshnjes dhe i shkatërrojnë eritricitet e saj. Shkatërrimi i rruzave të kuqe të gjakut shpie tek pagjaksia, e ndonjëherë dhe ndalimi i shtatzanise. Nëse foshnja e shtatzanisë e parë është Rh negativ nga nëna, nuk formohen antitrupat dhe nuk ka rrezik për shtatzaninë e ardhshme. Ndikimi i faktorit Rh tek foshnja Nëse nëna në gjakun e saj ka antitrupa, ato gjithsesi sulmojnë gjakun e foshnjes. Antitrupat shkatërrojnë rruzat e kuqe të gjakut të foshnjes. Foshnja në mitër vuan nga pagjaksia, prandaj nuk do të ketë oksigjen të mjaftueshëm për zhvillim normal. Kjo gjendje quhet sëmundje hemolitike, Rh sëmundje apo anemi hemolitike. Rëndësia e pagjaksisë, vlerësohet me nivelin e bilirubinës në lëngun amniotik e cila merret me anë të amniocentezës. Nëse niveli i bilirubinës është i vogël, atëherë foshnjes, anemia e lehtë nuk do ti shkaktojë ndonjë dëmtim dhe shtatzania do të ndiqet. Nëse niveli i bilirubinës është i madh, atëherë egziston rreziku që të dëmtohet truri i foshnjes, dhe kjo mund të shkaktojë lindje të parakohshme. Pas lindjes, foshnjes mund ti bëhet transfuzioni, me anë të cilit gjaku zëvendësohet tërësisht me gjakun i cili nuk përmban antitrupa kundër Rh faktorit. Transfuzioni mund të kryhet edhe përderisa foshnja ndodhet në mitër. Megjithatë, kjo është e rrallë, kështu mund të parandalohet krijimi i antitrupave në gjak me titra të lartë tek shtatzëna dhe në këtë mënyrë të parandalohet dëmtimi i frytit dhe vdekja e tij. Parandalimi Krijimi i antitrupave në gjakun e nënës parandalohet me anë të shiringës Rh imunoglobina. Kjo shiringë mbrojtëse tek ne më së shpeshti përdoret me emrin Rhogam. Ajo parandalon krijimin e antitrupave ashtu që pamundëson sistemin imun të nënës të njoh eritrocitet Rh të gjakut të foshnjes. Merret rreth javës së 28-të të shtatzanisë, sepse atëherë egziston rreziku për përzierjen e gjakut dhe pas lindjes në afatin prej 72 orëve. Rh imunoglobulina (Rhogam) merret edhe në situata të tjera kur egziston dyshimi se mos gjaku i gruas ka rrënë në kontakt me gjakun Rh pozitiv. Mbrojtja aplikohet pas abortit (spontan apo të qëllimshëm), shtatzanisë jashtë mitrës, amniocentezës, gjakderdhjet e mëdha gjatë shtatzanisë, si dhe në rastet e transfuzionit të gjakut apo tek lëndimet e gruas. Shtatzanitë e tjera Nëse në shtatzaninë e parë egziston mospërputhja e Rh faktorit të nënës dhe foshnjes (Rh inkompatibiliteti), zakonisht nuk ka rrezik. Mund të paraqitet në shtatzanitë vijuese, nëse foshnja është Rh pozitiv.Secila shtatzani e ardhshme është ngapak më e rrezikshme se ajo paraprake. Për këtë kontrolli është më e theksuar. Mund të bëhet amniocenteza për përcaktimin e bilirubinës në lëngun amniotik, madje edhe merret mostra e lëngut amniotik, bëhet përcaktimi i hemoglobinës si dhe kontrollimi i enëve të gjakut të foshnjes me anë të ultrazërit. Me përdorim të shiringës mbrojtëse Rh imunoglobina rrallë gjendet sëmundja Rh e foshnjeve. Çfarë duhet të dijë një grua dhe çfarë duhet ndërmarrë në lidhje me Rh faktorin • Gruaja duhet të dijë grupin e saj të gjakut dhe Rh faktorin që para fillimit të shtatzanisë. • Nëse nuk e ka vendosur më parë Rh faktorin atëherë duhet ta bëjë këtë menjëherë me të kuptuar për shtatzaninë. • Nëse është Rh pozitive, foshnja e saj nuk mund ta ketë sëmundjen Rh. • Duhet ta dijë Rh faktorin e partnerit. • Nëse gruaja dhe partneri i saj janë Rh negativ, mospërputhje dhe komplikime nuk mund të ketë. • Mbrojtja aplikohet nëse gruaja është Rh negative dhe partneri Rh pozitiv. • Nëse gruaja është Rh negative, shiringën mbrojtëse të imunoglobinës duhet marrë nëse ka patur abort spontan apo të qëllimshëm. • Gruaja Rh negative duhet që pas ndonjë lëndimi të madh, ku mund të ketë patur mundësi të përzierjes së gjakut me gjakun e ndonjë personi tjetër të lënduar, të merr Rhogam. • Shtatzënat Rg negative duhet të marrin imunoglobinën mbrojtëse (Rhogam) rreth javës së 28-të të shtatzanisë, dhe më së largu 72 orë pas lindjes. • Shtatzënat Rh negative duhet të vizitohen më shpesh tek mjeku gjatë shtatzanisë. • Shtatzënat Rh negative duhet ti lajmërohen gjinekologut, pas çfarëdo gjakderdhjeje eventuale të mundshme./
Nita ^ ^ (9 vite më parë)
Zemrushe nuk e pasna dite ,shume flm per infon :*
Nena e Sumejes (9 vite më parë)
Halla jeme rh 0- edhe kurr ska marr ineksion per antitrupa.. tha em djalin me te vogel dmh ai i ka 24v mkan thirr po sja kom bo i eksionin a per kta dy te mdhejt kur skom dit kur skom ni hahab. sdi Zoti e boft mire.. me mire beje ineksionin.
Rina . (9 vite më parë)
Dona flm zemer mua ne shtatzanin e pare gjithnje negativ mka dal e tash pozitiv mirpo edhe dy dite kam termin dhe ta shofim si po me del rezultati
Rina . (9 vite më parë)
Oj zemer nuk eshte mire per beben se mund te jete anemik pa gjakesi dhe ndodh qe duhet te intervenohet per ti jep gjak permes kordonit nese eshte nevoja e mire nuk eshte hiç te kete antitrupa pozitiv ne shtatzani
Dona F. (9 vite më parë)
Rina kunates tem ne dy shtatzaniit ju kan lajmru antitrupat po dy fmin ika te shendosh si molla.mosu merakos vetem boni analizat sipas udhzimit te mjekut
Nita ^ ^ (9 vite më parë)
Rina dmth ti je rh pozitiv edhr burri rh pozitiv e pse duhet mu bo merak zemer?

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?