Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

1 ninulle per femijes e juaj nena ♥
Nina-nana, more bir,
Fli, se gjumi të ban mirë,
Të ban mirë, të rehaton,
Shtatin, bir, ty ta pushon.
Nina-nana, gushpëllum,
Kush të don ma shumë se un?
Nina-nana, sheqer n\'letër,
Mu bafsh, bir, ti plak i vjetër,
ç\'po i knon-o djali gjumit,
Si vida çi knon pëllumit,
çpo i knono djali, djepit,
Si bilibili në gem t\'plepit.
(7 vite më parë)
(7 vite më parë)
Oj fitore me ke shti me kajt me kto ninulla mezi spo pres me kap qiken ne dor e me ja knu haahahah o bre sa te mir u gzofshit oj nena
Jana Ana (7 vite më parë)
Nina nina po te perkundi, ty ishalla te merr gjumi... Hajde gjume ku u vonove , a ma merr veq pak kete njome, une ta marr veq dy sahat sa ti behet trupi rahat... Nina nana ne djep te drunit , ti mu befsh plak i katundit.. Nina nana ne djep me ari , ti i gafsh dajes ma te t\'madhit... Nina nana djep me dushk, t\'martoft nena me 100 krushq... Nina nina more djal , lum per zotin qe t\'ka fal ... Nina nana more gezim te ka nana ty djal trim....
Lavdije Reqica Ismaili (7 vite më parë)
Bravooo kam met pa fjal per keto pjes te ninullas..Te lumttt..
(7 vite më parë)
Oooo happy mum sa fjal te embla per me kendu ne djep beben sa shum u emocionova pe paramendoj veten un afer djepit ehhhh :(
Vlora Vlora (7 vite më parë)
Oj fitore te lumt sa mir i ke rendit kto vargje , sa mir te gezon zoti me vajze. U emocionva shum edhe une .. Mpuq
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Nina nena moj esmere,pa shami mes dil prej dere,se kur tshohin bukurin,tutna nanes msysh po te bin.
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Nina nena moi copez hane, ty tka nana pa behane,je nder shoqe me e mira,i le mrapa putli e lira
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Nina nana mori blet te kam xhan e te kam jet, te kam gzim e lumturi,lum po baj per ty moj bi. Nina nana moj kembleht,nenes do tmi besh hyzmet,kafe qaj do ti servosh,buken babes do tia shtrosh.
Arii Arii (7 vite më parë)
O shumm shummm tmira te gjithaaa shum i dua ninullat e fhmive dhe cdo her e kendoj djalin me shum qef! Fitore edhe sepse skam vajz e kendova ninullen tande dhe sdi edhe mua me emocionoj :)
Rina Tina (7 vite më parë)
Ooo happy mum sa e mir kjo ninull,mknaqe.
(7 vite më parë)
Pasni komentu moj nena qenkeni knaq e un veq e kom postu edhe kom fjet me menimin qe msoj ninulla prej juve edhe ndonje dit ja kendoj femijut tim :) Pse spo muj me pa ninullen e fitores ?? Ju pershendes shum e kaloni nje dite te mbare puq nena
(7 vite më parë)
Ojjj fitore mke bo me lot me qat ninull shum e mir me ja knu qikirushes tem . Faleminderit qe e shkruva
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Edhe un kete ninull vet e bona veq tu mendu se mpelqen me u marr me poezi shum.
M N (7 vite më parë)
Nina nana djali jem , djali jem do me pushu se te shkolla don me shku , gjith kur anin me mesu , gjitha suret mI recitu . ( vet qka e kom bo ahah ) .
M N (7 vite më parë)
O fitore qfar ninulle une hala skom vajz veq o a llah shume u emocionova . Eh vajzat lindin der t huj thojn
My Sweeties (7 vite më parë)
Sa e embel ajo ninulle fitore me preku jasht mase faleminderit qe e ndave me ne.
Mami Eneses (7 vite më parë)
Oh moj fitore t lumt goje mke bo me lot kto or t vona .. eh qikaa per der t huj e lumja ti qe pot bohet qika se Pernime ish gzim e pot jepke jeet
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Nina nena oj melaqe ty tka nena manushaqe, manushaqe me shum fleta, fli ne gjum ty tu zgjat jeta. Nina nena faqekuqe ti mu rritsh e tqofsha nuse, me shum krushq e shum tupana, fli ne gjum e lumja nana. Nina nana moi e bekuar me ty zoti mka gezuar, mka dhen jet e mka dhen drit, mka dhen ymer me te rrit. Nina nena mori flutur, ty te kam vajzen me tbukur,mi ke krihet ngjyra ngjyra , sikur diell te shkelqen ftyra( e fshiva pahiri e u desht me shenu prap).
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Aha po sa e mire ajo eshte nima te emocionon.Bash tban me kendu bash me at.
Bebi Bebushi (7 vite më parë)
Amin! Qika jeme e don ato te medes nina nina qik e babes mandej ja kom shtu do strofa mknaq qajo reklam
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Ahhaha Yllza un qysh tash mdhimet e leje ju qe veq keni fillu me jetu me to,i pacim me jet te gjitha se bekim per prinderit jan.
Bebi Bebushi (7 vite më parë)
Ohh fitore sa e bukur un kur sun e knoj kto veq se e lexova u preka ahh qikat per der te huj :(
Bebi Bebushi (7 vite më parë)
... kendoi kendoi kendofsh i bardhe , rrite Zot qe e ke fale! E ke fal don me ma rrite , ma gezofsh emrin qe ta kam ngjite! ... ket ninull diku neper vjersha e kemi mesu sa keq qe sja di melodin se shume shumme e bukur.

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?