Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Ju lutem me keshilloni!
Pershendetje!
Kam vajzen 4 muaj e gjysme dhe ne konsulte me pediatrin me rekomandoi te filloj me nje shujte miell orizi pasi qe sipas grameve te fituar ne muajin e fundit e kuptuam qe qumshi i gjirit nuk po i mjafton, por edhe vet po e shof qe nuk po kam mjaftushem gji se vajza nuk po ngopet dhe po qane shpesh. Problemi qendron tek vjerra ime, ajo nuk e respekton mendimin e mjekut dhe i jep vajzes te haj shume gjate dites dhe vajza pastaj e vjell. Une i kam tregu por kot, sma len vajzen te mirem une me te biles edhe me akuzon qe orizi nuk ka shije dhe me mire me fillu me frutolino e ku e di se cfare. Moj nena jam ne hall. Do doja te merja mendimin tuaj, a ndoshta do te ishte me mire te filloja qumesht gjiri+ formule sepse vajza eshte e vogel me ja mundu lukthin keshtu menjeher me kaq shume oriz. Po me dhimbset ne shpirt!
Mira A (7 vite më parë)
Mira A (7 vite më parë)
Ju faleminderit oj nena, jeni te mrekullueshme. Do ti ndjek keshillat e juaja!
(7 vite më parë)
Sa kollaj pediatrat po e rekomandojne ushqimin!Ti prap bej si mendon se eshte me mire,veq une ne vend tendin kisha insistu me qumesht gjiri,sa ma shume qe pin beba aq me shume te vjen,pastaj ushqehu mire e do kesh mjaftueshem.Ushqim ka me hanger gjithe jeten e qumeshtin e gjirit e le me kohe.Provoje 1 jave shtine ne gji me shpesh edhe pi uje me shume ti mos po e veren ndryshimin.Edhe jane do muaj qe shtojne me pak e do me shume.I vogel bre per ushqim,mos me keqkupto por une nuk kisha fillu kaq heret me ushqim.2 femijet kam fillu me i kap ushqim pasi i kane be 6 muaj edhe sjam pishman hiq edhe te voglin e kam gati 4 muajsh edhe njejte kam me vepru Provoje gjirin me shpesh me ia jep se me kete kohe e keto ushqime qe jane ne treg qumeshti eshte me i sigurti,ka kohe boll per me hanger. Nese ke fb hyr te grupi \"lidhja per gjidhenien-perkrahim nenat\", edhe do marresh keshilla shume profesionale
Nena Dije (7 vite më parë)
Mira A su durova edhe un pa shkru blej miell orizi ne kuti te hipp gute nacht dhe ja jep ne mbremje aty ka qumesht pluhur kurse ti e ben me uj te vluar e len mu vok pak eshte shum i mir i shendetshem un 4 fmi i kam ushqyr ashtu ne fillim edhe vazhdo me gji sa me shpesh jepi insh A llah te vjen me shum ..mos i ziej miell orizi me qumsht lope eshte e vogel po ta merr far bakterje
eniijana (7 vite më parë)
Mira A ky osht veq 1 mendim i joni e ti apet ne fund vendos qysh osht mas mirti per fmin tond as un nuk tkisha thon me i dhon qumsht shtes se ndoshta e len gjinin po ma mir ushqim me i jep edhe une djalin me 4 muj kom fillu me ushqy amo jo si do nan ma posht qe kan komentu veq ka 2-3 lug une i kom maru edhe i kom dhon deri sa ska dasht mo deri sa se ka qel gojen ose deri sa e kom pa qe po rrotllohet e po kqyr mos me honger nashta une e kom gabim amo skisha mujt veq 2 lug me ja dhon diqysh sikur spot jap mo rri unt haha ndoshta i ka honger sefte 4-5 lug te nesermen 6-7 te masnesermen 2-3 sa ju ka honger qaq . e zgjata pak e sjom hiq e regjistrume sedi pse nuk po muj amo ju percjell qe 2 vite e me shum e deshta met kallxu une qysh ja kom bo , e sa per punen e vjerres kqyr ushqeje ti fmin tond para se me marr ajo me ushqy e masnej i thu qe i djash une ma heret nese nuk munesh me i thon naj sen ma ndryshe
Fitore S (7 vite më parë)
Mir e ka jeta.aa nuk esht e vogel e maj mend nana jem vllaut 4 mujsh i jepke buk e maz qa na hajshim haha edhe ja.kajke u knaqke normal.ma.mir sipas udhzimit mjekut por prap vepro qysh ty instikti yt i nenes te thot me jet gjst vajzen
Jeta .aa (7 vite më parë)
Mira une me 5 muj kam fillu me ushqy djalin me karrot i jepsha ne mbreamje dy lug (te vogla) diten e pare tani gjdo dite tu ja shtu kapak deri mas nje jave kam fillu me i jep vaktin e plot. Tani masi i ka ba 6 muj kam fillu me i jep edhe mengjesin. Ti munesh me provu edhe pem, edhe karrot, oriz e nese se han veq oriz munesh me ja perzi me banane. Nuk eshte femija i vogel 4 muje me hanger, normal nese ke gji mjaftushem e shtyn deri 6 muj ama nese ske gji ma mire eshte me ushqy se shumica e ushqimev per bebe e kan perdorimin prej 4 muj.
(7 vite më parë)
m fal qe po t them po un mendoj se asnji ushqim nuk e ngop si qumeshti ne kte moshe afer mujit t gjasht kam fillu perimet shum pak ne ate moment i kam dhen edhe nji shishe qumesht pom vjen keq mos fmija esht e uritur mushja nji shishe 150ml dhe shife sa po pin ta dish per sa ka nevoj fmija
Mira A (7 vite më parë)
Ju faleminderit per komentet nena. Epo keshtu kur ke vjerre qe te perzihet ne cdo gje. Po mendojne qe ne gjeneratat e reja nuk po dijme kurgjo! Biles mua me tha \" une dal i blej sende me honger\" ncnc se di qysh do tja bej! @ jeta.aa une po ja jap vajzes orizin nje her ne ora 11 e tjetren her ne ora 7 ne mbramje ne sasi sa dy-tri luge te gjelles. Mos eshte shume?
Nena Sumejes (7 vite më parë)
Mvjen keq qe flas keshtu po as prindin tem se kisha toleru kur e shoh qe diqka i ben dem pse e vjell?! Mos e lejo vjehrren me tu perzi ne ushqyerje ndryshe kur i kekron ti me te ndohmu se per tjera ska nevoj. kryji punet e shpis qka ke edhe ushqeje vajzen, mos i jep teglla te bajata por pregaditja millin e orizit ne shtepi beja te holl disa lige mbas gjirit e mbaje me gogsu. Thuj vjehrres me kon te mira si kish vjell po edhe ato me vite rine te mbyllura. Une veq me marr rruge qe skom kohe me pregadit e ja blej, se kurr svjne ne shprehje. Mos u bo qyqe po hapi syte e ate femij ti e ke bo e ti vetesh per to, sham kunder vjehrrave mirpo diqka qe i ben dem bebes as qe e mendoj dy here. Jepi miell orizi
Jeta .aa (7 vite më parë)
Mendoj qe masi nuk i del qumshti fillo me nje vakt ushqim ma mire eshte me fillu ngapak me i jep me hanger se me ja perzi qumshtin. Une deri ja kam nda djalit gjinin 1 vit e gjys i ka pas as keksat nuk ja kam ba me qumsht po me uje qe mos me ja perzi qumshtin. Mendimi im eshte fillo me karrot, oriz ama ngapak ne fillim e tani vjen tu ja shtu kur ti ban mbi 5 muj fillon 2 vakte.
Eli Shala (7 vite më parë)
Lorna kjo ka lyp mendim nuk do te thot se bon cka i thojna na.Normal qe ka tjeter shije por kur te thot mjeku nuk ka gji mjaftushem duhet mi dhon ma mire mi dhan shtes se mi dhon ushqim. Shumica e bebave rriten ashtu ka bebe qe e len gjiri po ka qe nuk e len mesohet me dyjat. E une se pari i kam dhon pem ja shtypsha ne mikser. Ne fillim banane me pak qumesht,pastaj ja provojsha krejt frutat ngapak p.sh veq ne drek njeher tani edhe ne dark dikur 3 her.Nuk bon menjeher shume beba nuk i ka zorrt tona. Karrota i zisha nganje patate nganjer moll i zosha ngsnjeher ne furr ose dardh.Ma von ja perzisha patatet me kungi te njom e keshtu gjitha ja kam perzi..une ne fillim provova me Hipp ne teglla te gatshme ka asi prej 6 mujsh..Po ka edhe prej 4 mush...po djali jem nuk i ka dasht veq ne mujin e par qe kam fillo mo si ka ngren kurr. MIRA harro me than kamomile i kam dhan gjith.
Lorna Emel (7 vite më parë)
Ana Lina e di ti qe femija me qumesht gjiri nese i jep dhe formule mund te mesohet me formule e mos ta pije me gjirin.. qumshti i gjirit nga ai i formules ndryshon duke filluar qysh nga aroma dhe shija.mund edhe mos ta pranoje fare .Ti ja ke filluar 7 muaj cfare i ke dhen??..sps femija 7 muaj mund te konsumoj shum lloje frutash dhe perimesh..
Eli Shala (7 vite më parë)
Mira as mjeku as vjerren se paske mire..si i ipet bebes 4 muj ushqim..mos i ndegjo asnjerin blei vajzes aptamill edhe jepi 60ml ne mengjes 60ml ne mbremje.. Une djalim 7 muj ja kam filli ngapak mi dhon ushqim te frutav dhe perimev.. Ne ku jetojm kam pas fatin me pas afer Pediatri i djalit tim njihet si ma i miri ne Europ.Saher me ka than nese e ke me gji mos i jep asgje kur ti bon 6 muj fillon shume pak ja provon shijet..Vjerres thuj nuk jemi ne kohen e para 30 vjete..Hiq pa hezitim edhe me fjal te mira thuj nuk bon me ushqy none ajo akom eshte bebe.dhe nuk ja peprunon organizmi e mundoni dhe perate qan..
Tuana&erina&rejan . (7 vite më parë)
Mira mos e lejo vjerren me i dhan vajzes shum se edhe ju rritet lukthi pastaj ki me pas ti problem me ta.
Lorna Emel (7 vite më parë)
Ndiq keshillat e pediatrit gjithmone.. Une te keshilloj kur ti besh viziten vajzes mere me vete dhe vjehrren e tia shpjegoje edhe asaj se nuk e kupton qe cfare demi shkakton duke e mbingopur vajzen..ajo e ka stomakun aq te vogel e dashur sa ushqimi i fillohet pak nga pak..Nese vjehrra nuk kupton ndryshe beje keshtu sic them une..Per mendimim tim mos i fillo formule sps mund te lere gjoksin pastaj.. eshte e veshtire qe nje bebe mund te pije edhe formulen edhe gjirin.. filloi mjellin e orizit si tka thene mjeku pak me vone filloi frutat pure mund te shikosh gjithashtu edhe menu ushqimi ne internet per bebe 4 muajsh.. por asnjeher mos i jep gjera te tepruara dhe ne sasi te medha.. Une vajzes i kam filluar nga pak ushqim kur ishte 5 e gjysem.. po behen 3 muaj qe e ushqej e asnjeher sme ka vjellur..Prandaj bej kujdes per femijen tend vendos ti askush tjeter..
(7 vite më parë)
frutolina hala si jap un si e kam 13 muj ajo gjynah shum e vogel me e ushqy pastaj ajo prap qumshtin e do e ka baz si e ushqeve si jo me mir shtoji formul mendoj un
Fitore S (7 vite më parë)
Nese mjeku veq te.ka rekomandu ateher ndiq hapat e kshillat se gjynah me nejt unt vajza fol.edhe.me burr tregoj qe tka than mjeku po qe vjehrra.pi jep tjeter ushqim nuk e di pse bre perzihen qishtu e po na qesin posht sikur ne nuk.dim.qfar esht e.mira per fmin ton. Sa e ki me pesh.qiken djali jem edhe ni jav i ban 4 muj e neser ka vaksin me marr edhe me.kqyr sa ka shtu se edhe mu qe nga java e kalume po me.duket sikur nuk pi mjafton gjiri
Sh S (7 vite më parë)
Edhe diqka me sa kuptova vjerra po e mundojka shume me ushqim vajzen ndaloja ato ushqime e jepja veq qumshtin e gjirit edhe shujten me oriz thuj vjerres kto i ka per ushqim tjerat jo kshtu e kom prej mjekut edhe qaq se ajo po ja mundojka lukthin nese veq i jep teper e vajza vjell ... mendimi im e e dashur
Sh S (7 vite më parë)
Une e kom djalin 4 muj e gjys dhe veq me gji e ushqej me tjeter kurgjo dhe peshen e ka 8 kg por pediatri me tha se munesh mi dhan kapak pem p.sh molle,dardh,banane qe me ja msu shijet djalit edhe mu msu mu pertyp kapak edhe pse e ka peshen mir,por une diqka jom kunder se po me doket heret edhe tutna qe ma len gjinin masi veq e kom mir djalin me peshe... mjeku qe te ka than ndoshta e ka pa te arsyshme qe me fillu te vajza jote me ni shujt e ai edhe te tregon sa i duhet mi dhon qe mos me mundu beben dhe ne fund prap ti vendos per fmin tend por edhe mendimi i mjekut rreth ushqimit te bebes mos e anashkalo dhe tjeter kush nuk ka qka te perzihet se ose me ta ushqy fmin pa u kshillu me mjek

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?