Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Shfaqja e disa puqrrave pas prekjes së fizioterapeutit në spital

Profesor Cen Bytyqi më ka udhëzuar qe te shkoj e t`ja bëj ushtrimet e qafes fëmiut tim në spital. Në diten e pare kur e kam dërguar fëmiun tim, fëmija ka pasur nje reagim të puqrrave të imta pas prekjes me duar të fizoterapeutit, por qe kater dite here i vlojne e here i hjeken. E deshta me dite qka ka mund me ndodh, a ka mujt me qene infeksion prej duarve të fizioterapeutit se ne momentin e prekjes i kishte pas duar të lume me mast kunder qamjes së lekures. Faleminderit për kohen e leximit të pyetjes dhe pres përgjigjen tuaj sa më shpejt që është e mundur, Me respekt Dardan Isa Thaçi, Prishtinë.

Dardan (13 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Pasiqë çfaqjen e puçrrave ju e keni identifikuar pas trajtimeve fizioterapeutike, atëherë nuk përjashtohet mundësia e ndieshmërisë (alergjisë) së fëmiut tuaj ndaj yndyrës së përdorur, ose e iritimit të lëkurës me vet procedurën (masazhën). Inkurajon fakti se ndryshimet e lëkurës ("puqrrat") në periudha të caktuara largohen.

Duhet të diskutoni me fiziatrin për llojin e yndyrës së përdorur dhe procedurën ,në konteksin e asaj se a ka pasur edhe fëmijë të tjerë me reaksione të këtilla. Ekzistojnë preparate të shumta lëkurore të cilat mund të qetësojnë ndryshimet e lëkurës të cilat fizioterapeuti ose pediatri juaj mund tua rekomandojë.

Nuk përjashtohet mundësia që të pauzoni me ushtrime përderisa të qetësohen në tërësi ndryshimet e lëkurës.

 

/komuniteti