Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Problem me jashtëqitje

Pershendetje doktor. Kam foshnjen tash dy muaj, ne fillim e kam ushqyer vetem me qumesht gjiri para dy jave kam filluar ta ushqej me qumesht formule aptamil, por ka filluar te kete probleme me jashteqitje shkon deri ne 4 dite qe nuk kryn jashteqitje, pediatri me ka rekomanduar 6 mikroclismi glicerolo camomilla 3 g, desha te ju pyes mos ka ndikuar perzirja e qumeshtit apo qka eshte problemi?

(12 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Arbnora,

Mund të përdorni mikroklizmat nëse kanë kaluar më shumë se 3 ditë pa dale jashtë. Mos i përdorni shpesh mikroklizmat. Edhe në këtë rast, mundet që të dalat jashtë të kthehen në një mundim për bebin, prandaj përpara se të përdorni ilaçet për të dalë jashtë, këshillohuni gjithmonë me mjekun tuaj.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti