Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Rreth ushqimit shtesë

Pershendetje, kam nje vajze 4 muaj e gjysem por nuk me shton aq sa duhet rreth 500 gram ne muaj, cfare mund ti filloj shtese ne kete periudhe? Gjate 2 muajve te pare e kam pasur me qumesht gjiri me pas me qumesht formule. Ju faleminderit per kohen e kushtuar. Ju uroj gjithe te mirat.

Matilda Mati (12 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Matilda,

Preferohet që ushqyerja për foshnjen 4 muajshe të fillohet me drithëra orizi të pasura me hekur gjysëm të lëngshme dhe drithëra të tjera siç janë tërshëra apo elbi.

Filloni me 1 lugë të vogël drithërash të thata të përziera me 4-5 lugë të vogla me qumësht gjiri apo formule. Gradualisht këtë masë rriteni deri në 1 lugë të madhe drithërash të përziera me qumësht gjiri apo formule, dy herë në ditë.

Nëse foshnja juaj nuk dëshiron të hajë drithëra me tentimin e parë, ofrojini përsëri pas ca ditësh.

Gjithë të mirat.

Matilda Mati (12 vite më parë)
Ju falenderoj per pergjigjen tuaj.Ju uroj pune te mbare.

/komuniteti