Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Jashtëqitja e bebit

Pershendetje doktor, bebin e kam 7 javesh dhe dje gati 5 here e ka kry nevojen si dhe tan naten me ka qajt nga barku, sa here eshte normal ne kete moshe te kryen nevojen per nje dite? jam shume ne merak, e ushqej me gji po edhe ne shishe me pi pin mire.

(12 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Dita,

Normalisht gjatë kësaj periudhe del jashtë pas çdo të pirë, domethënë edhe 6 – 7 herë në ditë. Ndonjëherë mund të dalë jashtë 1 herë në ditë, ose 1 herë në 2 – 3 ditë.

Në lidhje me ngërçet e barkut të kësaj periudhe, mund të informoheni në linkun mëposhtë, mbi mënyrat se si ta qetësoni atë:

http://www.bebaime.com/neonatologjia/keshilla-per-qetesimin-e-ngerceve-tek-foshnjat

Gjithë të mirat.

/komuniteti