Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

A mund ti jap bebit ujë apo çaj?

Pershendetje doktoreshe. Kam nje djale vetem 4 javesh dhe e ushqej me qumesht gjiri. A mund ti jap uje, kamomil apo ndonje lloj caj?

Kloa 1 (12 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Ela,

Qumështi i nënës në gjashtë muajt e parë të jetës përmbush të gjitha nevojat nutritive dhe nevojat për lëngje sepse përmban 88 % ujë dhe i siguron foshnjes energji të mjaftueshme, prandaj në muajt e parë të jetës, foshnja nuk ka nevojë për ujë shtesë, vetëm nëse këtë iu këshillon pediatri.

Prisni gjashtë muaj para se ti jepni foshnjes ujë për të pirë, dhe atëherë filloni me sasinë e kufizuar në disa mililitra në ditë. Ideale do te ishte që foshnja të pijë disa pika ujë pas ushqimit dhe asesi para, që të mos ndihet e mbushur para ushqimit.

Nëse mendoni që foshnja dëshiron të pijë pak ujë edhe gjatë gjashtë muajve të parë të jetës – ajo mund të ndihmojë foshnjen që të mos dehidrojë (sidomos në rastet me temperaturë të ngritur) si dhe freskon kur është nxehtë. Megjithatë, nëse vendosni ti jepni foshnjes ujë gjatë gjashtë muajve të parë, këshillohuni më parë me pediatrin, sepse sasia e madhe mund ti bëjë dëm foshnjes, mund ti shkaktojë diarre apo sëmundje të tjera. Barku i foshnjes është ende i vogël dhe nëse foshnja pi ujë do mbetet pak vend për qumësht i cili është shumë i rëndësishëm për shëndetin e foshnjes.

Përdorimi i çajit të kamomilës të destinuar për foshnje nga prodhuesit e ndryshëm për çështje terapeutike (rregullimi i jashtëqitjes,...), mund të përdoret vetëm në sasira të vogla.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti