Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Ushqimet gjatë gjidhënies

Pershendetje. Do doja te dije se cfare ushqimesh nuk duhet te konsumoj gjate periudhes se gjidhenies, beba ime ehste 2 javesh. Gjithashtu cfare ushqimesh jane te keshillueshme qe te konsumohen? faleminderit.

Anxhela Sokoli (12 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Anxhela

Në ushqim duhet futur të gjitha llojet e ushqimit, me sasi të mjaftueshme të ushqimit të pasur me proteina, pemë dhe perime. Mundohuni të hani ushqim të shëndetshëm: bukën e bardhë zëvendësoni me të zezën, grickat zëvendësoni me pemë, ushqimin e yndyrshëm zvogëloni apo largojeni, por për këtë hani sa më shumë perime dhe ushqim me strukture fijore.

Në vend të lëngjeve të gazuara dhe artificiale, pini ujë, limonadë të ëmbëlsuar me mjaltë dhe lëngje të freskëta natyrale.

Largoni ushqimin i cili bën gazra (bizelja, pasuli, lakra), zvogëloni konsumimin e kafesë, çokolatës, piperit, specave pikantë dhe mëlmesave të tjera të forta sepse foshnja mund të ketë ngërçe nga këto gjëra ushqimore.

Gjithë të mirat.

/komuniteti