Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Rreth bronchitis

I nderuar dr. kam nje pyeteje per ju! Djali im 4 muajsh e gjysme ka patur bronchit dhe tash jam e interesuar te di si ta ruaj(ta mbroj) djalin tim qe mos ti perseritet.qfar duhet te bej une qe ta mbroj.mundohem te mos ket kontakt me duhanpires,ta ruaj nga te ftohtit,kam bler nje mjet per ta lageshtuar ajrin ne banes po a ka edhe ndonje gje nga e cila duhet ta mbroj.ju pershendes...

Kl&kl . (12 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Keti,

Nuk është e lehtë që të parandaloni fëmiun tuaj që të zhvillojë bronkitin, pasi që mund të shfaqet pas ftohjes apo infeksioneve të tjera të frymëmarrjes të shkaktuara nga viruse.

Sidoqoftë, nga këto viruse që shpërndahen nga piklat në ajër nga personat e infektuar apo nga kontakti dorë më dorë, larja e shpeshtë e duarve mund të jetë një preventivë efektive që fëmiu juaj të mos infektohet nga virusi.

Ju duhet të mbani fëmiun në shtëpi, larg nga qendrat e kujdesit ditor apo shkolla, nëse ata kanë temperaturë, apo nëse kanë ethe të ftohti, ngase rreziku për ti infektuar fëmijët tjerë është i lartë dhe gjithashtu nuk do të dëshironte që të ishte afër fëmijëve të tjerë. Fëmijët të cilët rriten në shtëpi, ku ka duhanpirës, janë të prirur që të ftohen më shpesh sesa fëmijët në shtëpi pa duhangjinjë. Pra mbani fëmiun tuaj larg tymit të duhanit sa më shumë që mundeni.

Gjithë të mirat.

/komuniteti