Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Si ta ndaloj diarrene?

Kam djalin 4 muajsh e gjysem, ka disa dite qe del jashte diarre, e ushqej me gji dhe 2 here ne dite me qumesht Aptamil, ju lutem me ndihmoni se cfare duhet ti jap per ti ndaluar barkun?

Albana Dervishanji (12 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Albana

Diarrenë më së shpeshti e shkaktojnë viruset dhe bakteriet, kontraindikacionet në disa ilaçe, por mund ta shkaktojë edhe alergjia në ushqim apo intoleranca në disa artikuj ushqimorë.

Kur ka fëmiu diarre, ai humb shumë lëngje prandaj është shumë e rëndësishme që të konsumojë sa më shumë ujë, çaj apo tretje fiziologjike.

Diarrea shpesh kalon pas një periudhe kohore, por nëse fëmiu ka diarre dhe temperaturë, nëse ka dehidruar dhe lodhur, vizitoni mjekun dhe këshillohuni.

/komuniteti