Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Temperatura e vajzes

Pershendetje e nderuar.Kam vajzen 10 muajshe,dhe prej 2 netesh ka nje temperature pa shkak,qe i shkon deri ne 38.Ska as kolle,as hunde,asgje.Ushqehet e loz shume mire.Cmund te jete valle?Thekoj qe para nje jave beri vaksinen ne te dyja kembet.Ju pershendes.

Anisa Gjapi (11 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Anisa

Nëse temperatura e matur nën sqetull e kalon 38,5 atëherë duhet ordinuar Paracetamoli në dozat përkatëse për peshën gjegjësisht moshën e foshnjes.

Në ndërkohë gjithsesi duhet kontaktuar pediatri, për të vlerësuar gjendjen e bebit tuaj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti