Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Ushqimi dhe anemia

Pershendetje. Vajza ime eshte 13 muajshe, kam probleme me ushqimin nuk ha si duhet ka deshire vetem qumesht te pije, e kam pasur per kontrolle ja kam bere pasqyren e gjakut dhe ka dale shume anemike, perveq terapise si mundem ti ndihmoj me cfare ushqimi, dhe me se shumti qe me nevojitet ndihma e juaj eshte te di se si tja bej qe te ushqehet mire te mos e refuzoj ushqimin. Jam duke i dhene sirup per apetit eshte me hekur nga doktor Theiss qe eshte. Jam e merzitur per vajzen time.

Rina Peci (12 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje,

Anemia është gjendje e shpeshtë që prek shumë fëmijë. Mungesa e hekurit në ushqim është shkaktari më i zakonshëm i anemisë tek foshnjat dhe vogëlushët. Hekuri është i nevojshëm që të krijojë qeliza të kuqe të gjakut, pra me pamjaftueshmëri të hekurit, trupi nuk mund të krijojë mjaft qeliza. Sigurohuni që ushqimi të përmbajë mjaft hekur, siç janë drithërat e fortifikuara me hekur dhe mishi i kuq.

Inkurajoni fëmiun që të konsumojë ushqime që përmbajnë shumë hekur. Burimet e mira të hekurit përfshijnë ushqimet e fortifikuara me hekur, ajka e grurit dhe drithërat tjera, mish i kuq pa dhjamë, fasulet e thata, drithë i padëmtuar, vezët (sidomos të verdhat e vezës), frutat e thata duke përfshirë rrushin e thatë, kajsitë dhe kumbullat.

Nëse fëmiu juaj merr plotësim të hekurit (ilaçet e udhëzuara nga mjeku juaj), është e rëndësishme të mos merren me qumësht, sepse kjo ul absorbimin e hekurit në trup nga zorrët. Në vend të kësaj, plotësimi i hekurit mund të merret me lëng që përmban vitamin C, i cili rrit absorbimin e hekurit. Ilaçet e hekurit mund të ndryshojnë ngjyrën e dhëmbëve tek fëmijët, për këtë lani dhëmbët e fëmiut pas çdo doze. Mos u brengosni – ky ndryshim i ngjyrës nuk është permanent.

Jepini fëmiut plotësim të hekurit për aq kohë sa ju rekomandon mjeku. Qelizat e kuqe të gjakut tek fëmiu juaj duhen të ritestohen pas mbarimit të trajtimit.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti