Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Ushqimi dhe zgjimi gjate nates

E kam beben 6 muajshe, dhe 1 jave para se ti mbush 6 muaj kam filluar me ushqime shtese, si oriz te bluar, keksa, pure patatesh, spinaq, molla te ziera te shtypura, banane, pjeshke...Pyetja ime eshte a eshte me mire ti jap pemet e ziera apo te fresketa po te shtypura dhe a eshte normale qe te zgjohet naten cdo 2 ore per te pire qumesht? Pune te mbare.

Anila (14 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Cfaredo perpunimi termik i ushqimit (si zierja ,...) mund zvogeloje vleren ushqyese te ushqimit, prandaj dhenia e pemeve te caktuara te fresketa i ka perparesite e veta. Disa prej pemeve (si pjeshka, kajsija qe kane levoren me "qime"), megjithate preferohen te ipen si te perpunuara deri ne moshen 10 muajshe per shkak te alergjise qe mund ta shkaktojne! Mendohet se nje racion permbajtesor (kalorik) ne mbremje, ndoshta me cereale ose keks te bluar, do ta mbante foshnjen tuaj me te ngopur dhe sadopak do ta zgjaste episodet e gjumit!

/komuniteti