Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Pirja e cigares në dhomë ku qëndron bebi

Desha te di qe a ndikon pirja e cigares ne dhome ku qendron bebi a munde te kete ndonje problem pres pergjigjen tuaj ju lutem?

Lule Abazi (11 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Lule

Shqetësimi juaj është shumë me vend. Ne të gjithë e dijmë që duhani pasiv shkakton probleme po aq sa edhe duhani aktiv. Disa ndotës të duhanit do të ju hyjnë në gjak gjatë frymëmarrjes. Sa më shumë që të qëndroni ju dhe bebi juaj me duhanpirës aq më shumë ndotës do të absorboni.

Fëmijët të cilët i ekspozohen tymit të duhanit pasiv (të dorës së dytë) janë të rrezikuar nga alergjitë e ndryshme, pneumonia, bronkiti, por edhe nga më e keqja nga të gjitha SIDS. Poashtu këta fëmijë që rriten në ambient me tym duhani janë të prirur që në moshë madhore ta konsumojnë edhe vet atë.

Mënyra më e mirë për të mbrojtur fëmijën tuaj nga duhani, është që njerëzit e shtëpisë që e konsumojnë atë ta ndërprejnë konsumimin. Nëse kjo nuk ndodh atëherë mundohuni që zonën ku qëndron bebi, vendi ku luan, ku ushqehet, ku fle ta mbani të ajrosur nga tymi i duhanit.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti