Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Kapsllëku te bebi im

Pershendetje doktoresh, kam djalin 6 jave, ushqehet me gji, por behem merak sepse ka 3 dite qe nuk e ka kry nevojen, po mendoj se eshte kaps apo? por gazrat po ashtu i liron shume mir, dueht te behem merak per kete?? ju faleminderoj shume per kohen tuaj!

Albulena Krasniqi (11 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Albulena

Nëse një foshnje ushqehet mjaftueshëm me gji, shton mirë në peshë, e ka barkun e butë, nuk vjell tej normales, është e qetë, liron gazra, atëherë mungesa e jashtëqitjes edhe deri një javë nuk duhet të jetë shqetësuese.

Në parim nuk preferohet të ndërhyhet në rregullimin e jashtëqitjes për shkak të mundësisë së krijimit le ta quajmë një lloj vartësie nga ndihmesat e mundëshme. Fillimisht ofroni foshnjes suaj çaj maraje (Fennel Tea) ne sasira te vogla dhe pritni efektet.

Ekzistojnë edhe preparate tjera farmaceutike në formë pluhuri të cilat duhet pregaditur me qumësht ose çaj për rregullimin e jashtëqitjes! Ne rast se të gjitha këto nuk ndihmojnë atëherë duhet përdorur me kujdes, sipas udhëzimeve përkatëse, mikroklizma.

Të gjitha veprimet e lartëpërmendura duhet ndërmarrur në konsultim të ngushtë me pediatrin tuaj!

Gjithë të mirat.

Albulena Krasniqi (11 vite më parë)
Faleminderoj shum per ndihmen tuaj

/komuniteti