Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Probleme me jashtëqitje

Kam djalin 5 muajsh dhe dy javet e fundit ka probleme me jashtqitje e pata ne mjek dhe me than me ja ndru qumshtin i dhash humana 9 dhe prolife mir i kaloj per 3-4 dit mbas nje jave tash prap esht njejt po i jap linex po nuk i ndihmon prap ja ndrova qumshtin humana 9 ne mjek nuk e dergova ket her ju lutem me tregoni se qka mund tindihmoj djalit tim

(11 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Fatih

Fëmijës duhet ti jepni sa më shumë lëngje, pemë dhe perime me shumë fibra. Nëse jashtëqitja e foshnjes suaj është e fortë dhe e thatë, mundohuni që për një ditë dy, të mos i jepni ushqime nga orizi. Mundohuni të motivoni foshnjen që të lëviz sa më shumë, sepse kjo mund të ndihmojë në raste të konstipacionit, si dhe masazha e lehtë në barkun e foshnjes.

Mund të përdorni mikroklizmat nëse kanë kaluar më shumë se 3 ditë pa dale jashtë. Mos i përdorni shpesh mikroklizmat. Edhe në këtë rast, mundet që të dalat jashtë të kthehen në një mundim për bebin, prandaj përpara se të përdorni ilaçet për të dalë jashtë, këshillohuni gjithmonë me mjekun tuaj.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti