Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Dalja e dhembit te pare!

E nderuar dok.doja t'ju beja nje pyetje ne lidhje me dhembin e pare te djalit tim.Ne daten 5/02/2013 djali beri plot 4 muaj.ne fakt kishte dite qe nuk bente rehat,grindej dhe tere kohes fuste duart ne goje,plus qe dhe jargavitej shume saqe detyrohesha ta nderroja disa here brenda nje dite.sot teksa po luaja me te pashe qe i kishte dale dhembi i pare poshte.ne fakt u shqetesova pak pasi mendoj se eshte ende heret.eshte realisht keshtu apo eshte normale dhe dalja e dhembit te pare ne kete moshe te jetes??mos eshte shenje qe dicka nuk shkon kjo dalje kaq e shpejte,dhe i pari del dhembi i poshtem apo ai larte??ju flnd per keshillen tuaj se me thene te drejten jam shume ne merak...

E B (11 vite më parë)

Dr. Niketa Koliçi - pediatre - neonatologe
Pediatri përgjigjet
Dr. Niketa Koliçi

Përshëndetje Elona

Tek shumica e foshnjave dhëmbët e parë fillojnë të dalin rreth moshës 4 deri 7 muajsh gjersa disa mund të presin edhe gjer në 1 vit e gjysëm apo më tepër. Nuk ka vend për merak.

Ju uroj çdo të mirë.

/komuniteti