Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-pediatrin

Me cka mund të filloj ta ushqej fëmiun?

Pershendetje kam djalin pak para se ti boj 4 muaj edhe 6 dite mbush 4 muaj po spo kom shume qumesht e pom duket se po eshte i uritur. A mund te filloj ta ushqej me diqka, a kishit mujt mem ndimu se qka muj per fillim mi jap.ju pershendes.

Arta Alushi-morina (11 vite më parë)

Dr. Med. Selim Thaqi - pediatër - neonatolog
Pediatri përgjigjet
Dr. Med. Selim Thaqi

Përshëndetje Arta

Preferohet që ushqyerja për foshnjen 4 muajshe të fillohet me drithëra orizi të pasura me hekur gjysëm të lëngshme dhe drithëra të tjera siç janë tërshëra apo elbi.

Filloni me 1 lugë të vogël drithërash të thata të përziera me 4-5 lugë të vogla me qumësht gjiri apo formule. Gradualisht këtë masë rriteni deri në 1 lugë të madhe drithërash të përziera me qumësht gjiri apo formule, dy herë në ditë.

Nëse foshnja juaj nuk dëshiron të hajë drithëra me tentimin e parë, ofrojini përsëri pas ca ditësh.

Gjithë të mirat.

/komuniteti